Digresion 14: ‘Ngazellimi’
Mes kishave ‘evangjeliste’ eshte perhapur nje besim se te drejtet do te
rrembehen ne qiell ne kohen e kthimit te Krishtit (ngazellimi). Ky besim
shpesh shoqerohet me idene se toka atehere do te shkaterrohet. Ne ? Digression
9 shohim qe kjo eshte e pamundur. Gjithashtu, ne Studimin 4.7 kemi treguar
qe vendi i shperblimit eshte toka, jo qielli. Keto besime te gabuara bazohen
ne nje interpretim te gabuar te 1 Sel. 4:16,17: “Vete Zoti do te zbrese
nga qielli…dhe ata qe vdiqen besnike te Krishtit do te ringjallen te paret;
pastaj ne qe mbetemi gjalle do te rrembehemi bashke me ta ne takim me
Zotin qe vjen ne re; keshtu do te jemi pergjithmone me Zotin.”
Pervec rrezikut te dukshem te mbeshtetjes se nje besimi kaq madhor ne
vecse nje pasazh te Shkrimit te Shenjte, duhet verejtur qe ketu nuk permenden
askund te drejtet qe rrembehen ne Qiell. Krishti zbret nga qielli para
se ta takojne ate besimtaret. Krishti do te mbreteroje pergjithmone ne
fronin e Davidit ne Jeruzalem dhe ne do te jemi me te, ketu ne toke. Per
rrjedhoje, eshte e pamundur qe te kalojme perjetesine me te te varur ne
ajer. ‘Ajri’ qe shtrihet pak kilometra mbi siperfaqen e tokes do te thote
se nuk mund t’i referohet Qiellit, vendit ku qendron Perendia.
Fraza greqisht e perkthyer “rrembyer” ne fakt do te thote te marre tutje;
nuk bart idene e ndonje drejtimi specifik. Ajo shfaqet ne Koh. 6:4 dhe
Br. 28:31 ne Dhiaten e Vjeter Greqisht (Septuagint) per te pershkruar
‘marrjen tutje’ te te mirave ne roberi. Shfaqet gjithashtu ne Veprat 8:39:
“Shpirti i Zotit e rrembeu Filipin, dhe etiopasi nuk e pa me…Por Filipi
u gjend ne Ashdod.” Ketu regjistrohet se si Filipi u transportua nga nje
vend i tokes ne nje tjeter mrekullisht.
Kur te vije Krishti, te pergjegjshmit do te mblidhen sebashku ne vendin
e gjykimit; ata nuk do te lihen te shkojne vete atje. Eshte e mundur qe
mjetet tona te transportit per ne ate vend do te jene vertet permes ajrit.
Jezusi tha se “ne diten kur Bri i njeriut te vije…dy veta do te jene ne
are; njeri do te merret e tjetri do te lihet” (Lk. 17:30,36). Edhe kjo
jep te njejten pamje te nje rrembimi te befte. Dishepujt pysenin seriozisht,
“Ku, O Zot? Dhe Ai u tha, Korbat mblidhen atje ku ka kerme” (Lk. 17:37).
Ashtu si korbat fluturojne instiktivisht neper ajer dhe pastaj ulen ne
toke aty ku jane trupat, ashtu dhe te pergjegjshmit do te sillen ne vendin
ku do te takojne Zotin e tyre ne gjykim.
Duhet te theksojme perseri rendesine e doktrines se karrikes se gjykimit
te Krishtit; te pergjegjshmit duhet te shfaqen aty te paret, para se te
drejtet mes tyre te shperblehen. Nje lexim siperfaqesor i 1 Sel. 4:16,17
mund te na coje ne perfundimin se te gjithe te pergjegjshmit do te rrembehen
lart ne ajer dhe do te mbeten atje pergjithmone me Krishtin. Ne fakt,
e dime qe te pergjegjshmit do te mblidhen ne vendin e gjykimit, ndoshta
duke u transportuar nga ajri, dhe pasketaj te marrin shp
|