Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.3 Fryma e Njeriut

Fatkeqsisht egziston një ngatërresë në shumë mendjet e njerëzve midis shpirtit dhe frymës. Kjo keqësohet edhe më nga fakti që në disa gjuhë dhe përkthime të Biblës fjala anglishte 'soul' dhe 'spirit' kanë vetëm një përkatëse. 'Shpirti'(‘soul’) që në themel i referohet të gjitha përbërëseve të një personi nganjëherë mund t’i referohen edhe frymës (spirit). Megjithatë, normalisht ka një dallim në kuptim midis 'shpirtit' dhe 'frymës' siç përdoren në Bibël; shpirti dhe fryma mund të 'ndahen veçmas' (Heb. 4:12).

Fjalët hebraishte dhe greke për 'frymën' (përkatësisht 'Ruach' dhe 'Pneuma') gjithashtu përkthehen në mënyrat e mëposhtme:-
Jetë Frymë
Mendje Erë

Ne e kemi studiuar idenë e ‘frymës’ në kpitullin 2.1. Zoti e përdor frymën e Tij për të ruajtur krijimin natyror, përfshirë njeriun. Fryma e Zotit që është brenda njeriut është, pra, forca e jetës brenda tij. "Trupi pa frymën është i vdekur" (Jak. 2:26). "Zoti i fryu (në vrimat e hundës së adamit) një frymë jete (spirit); dhe njeriu u bë një shpirt (qenie) i gjallë [Zan. 2:7]". Jobi flet për "frymën e Zotit" si me qenë "në vrymat e hundës sime" (Job 27:3 krah. Isa. 2:22). Fryma e jetës brenda nesh na është dhënë, pra, në lindje dhe mbetet për sa kohë trupi ynë është gjallë. Kur fryma e Zotit tërhiqet nga çdo gjë, menjëherë prishet - fryma është forca jetësore. Sikur Zoti "të tërhiqte mbi vete Frymën e Tij dhe frymën e Tij; çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht dhe njeriu do të kthehej në pluhur. Në qoftë se ke mend dëgjoje këtë" (Job 34:14-16). Prapë fjalia e fundit të lë të kuptosh që njeriu e ka shumë të vështirë ta pranojë këtë zbulim të natyrës së tij të vërtetë.

Kur Zoti merr prej nesh në vdekje frymën e Tij, jo vetëm që shpirti ynë vdes, por e gjithë ndërgjegja jonë shkëputet. Vlerësimi i kësaj prej Davidit e bëri atë që të besojë në Zotin në vend të qenieve të dobëta si njerëzit. Psalmet 146:3-5 është një kundërshtim i vështirë ndaj teorisë së humanizmit: "Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu që nuk mund të shpëtojë. Kur fryma (spirit) e tij ikën ai kthehet përsëri në tokë (pluhuri prej së cilit jemi bërë); dhe po atë ditë mendimet e tij zhduken. Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë".

Me vdekjen, "pluhuri (do të) kthehet në tokë siç ishte; dhe fryma do t’i kthehet Zotit që e dha" (Pre. 12:7). Ne treguam qëparë se Zoti është i pranishëm kudo nëpërmjet frymës së Tij. Në këtë kuadër "Zoti është Fryma" (Gjo. 4:24). Kur ne vdesim ne 'marrim frymën e fundit' në kuptimin që fryma e Zotit brenda nesh shkëputet nga ne. Ajo frymë thithet në frymën e Zotit që është rreth e rrotull nesh; kështu në vdekje "fryma do të kthehet te Perëndia".

Meqenëse fryma e Zotit mban gjallë gjithë krijimin, i njëjti proçes vdekjeje u ndodh kafshëve. Njerëzit dhe kafshët kanë të njëjtën frymë, ose forcë jete brenda tyre. "Ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë: ashtu si vdes njeri kështu vdes edhe tjetri; po të gjithë kanë po atë (d.m.th. të njëjtën) frymë (spirit); dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën" (Pre. 3:19). Shkruesi vazhdon të thotë që nuk ka dallim të perceptueshëm se ku shkon fryma e njeriut dhe ku ajo e kafshës (Pre. 3:21). Ky përshkrim i njerëzve dhe kafshëve që kanë të njëjtën frymë dhe vdekje, duket se aludon prapë te përshkrimi se si edhe njerëzit edhe kafshët, që patën frymën e jetës nga Perëndia, (Zan. 2:7; 7:15), u shkatërruan me të njëjtën vdekje gjatë përmbytjes: "U shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë, zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit: vdiq...çdo gjë që kishte frymë (spirit) jete në vrimat e hundës ...të gjitha gjallesat u shfarosën" (Zan. 7:21-23). Vini re në vazhdim se si Ps. 90:5 krahason vdekjen me përmbytjen. Shkrimi në Zanafillën 7 tregon qartë se në terma themelorë, njeriu është në të njëjtën kategori "të gjithë llojet e mishit... çdo gjallesë". Kjo është për shkak se ai ka brenda tij të njëjtën frymë që kanë edhe ato.