Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.9 Ferri

Koncepti i përhapur i ferrit është si një vend i dënimit për 'shpirtrat e pavdekshëm' të këqinj menjëherë pas vdekjes, ose si vendi i torturës për ata që nuk pranohen në gjykim. Është bindja jonë që Bibla na mëson se ferri është varri, ku të gjithë njerëzit shkojnë pas vdekjes.

Si fjalë, fjala origjinale hebraishte 'sheol', e përkthyer ‘ferr’, do të thotë një ‘vend i mbuluar’. 'ferri' është versioni i anglishtuar i 'sheol'-it; kështu kur ne lexojmë 'ferr' nuk lexojmë një fjalë që është përkthyer tërësisht. Një 'helmet' (‘helmetë’) është fjalë për fjalë një 'ferr-met', që do të thotë mbulesë për kokën. Biblikisht, ky 'vend i mbuluar', ose 'ferr', është varri. Ka shumë shembuj ku fjala 'sheol' nga origjinali është përkthyer 'varr'. Në të vërtetë disa versione moderne të Biblës aty këtu e përdorin fjalën 'ferr', duke e përkthyer më tepër si 'varr'. Pak shembuj se ku kjo fjalë 'sheol' është përkthyer 'varr' do të godiste rëndë konceptin shumë të përhapur të ferrit si një vend të zjarrit dhe torturës për të ligjtë:-

- "të pabesët ...rënçin në heshtje në varr" (sheol [Ps. 31:17]) - ata nuk do të jenë duke ulëritur në ankth.

- "Zoti do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i varrit" (sheol [Ps.49:15]) - d.m.th. shpirti i Davidit ose trupi do të ringjallej nga varri, ose 'ferr'.

Besimi se ferri është një vend i ndëshkimit për të pabesët, të cilit ata nuk mund t’i shpëtojnë, thjesht nuk shkon me këtë; një njeri i drejtë mund të shkojë në ferr (varr) dhe të dali jashtë prapë Ose. 13:14 e konfirmon këtë: "Unë do t’i shpengoj ata (popullin e Perëndisë) nga pushteti i varrit (sheolit); unë do t’i shpëtoj nga vdekja". Kjo citohet në 1 Kor. 15:55 dhe i kushtohet ringjalljes në kthimin e Krishtit. Ashtu si në vizionin e ringjalljes së dytë (shih Kapitullin 5.5), "vdekja dhe ferri dorëzuan të vdekurit që ishin në ta" (Zbu. 20:13). Vini re paralelizmin midis vdekjes, d.m.th. varrit, dhe ferrit (shih gjithashtu Ps. 6:5).

Fjalët e Anës në 1 Sam. 2:6 janë shumë të qarta: "Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh (nëpërmjet ringjalljes): të zbret në varr (sheol), dhe të ngjit që andej".

Duke parë që 'ferr' është varri, duhet të pritet që i drejti të shpëtohet prej tij nëpërmjet ringjalljes në jetën e përjetshme. Kështu është goxha e mundshme të hysh në 'ferr', ose varr dhe më vonë të largohesh prej tij nëpërmjet ringjalljes. Shembulli suprem është ai i Jezusit, i të cilit "shpirt nuk u la në ferr, as mishi i tij nuk pa prishje" (Vep. 2:31) sepse ai u ringjall. Vini re paralelin midis 'shpirtit’ të Krishtit dhe ‘mishit’ të tij ose trupit. Që trupi i tij "nuk u la në ferr" nënkupton që ishte atje për një periudhë, d.m.th. tre ditët në të cilat trupi i tij ishte në varr. Që Krishti shkoi në 'ferr' duhet të jetë provë e mjaftueshme që nuk është vend vetëm ku të ligjtë shkojnë.

Edhe njerëzit e mirë edhe të këqinjtë shkojnë në 'ferr', d.m.th. varr. Kështu Jezusi " kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët" (Is. 53:9). Në linjë me këtë, ka dhe shembuj të tjerë të njerëzve të drejtëqë shkojnë në ferr, d.m.th. varr. Jakobi tha se ai do të "zbres në varr (ferr)...për të mbajtur zi" për birin e tij Jozef (Zan. 37:35).

Është një nga parimet e Zotit që ndëshkimi për mëkatin është vdekja (Rom. 6:23; 8:13; Jak. 1:15). Ne e kemi treguar më parë që vdekja është gjëndje e mungesës së plotë të ndërgjegjes. Mëkati të çon në shkatërrim të plotë, jo toturë të përjetshme (Mat. 21:41; 22:7; Mark 12:9; Jak. 4:12), si njerëzit që u shkatërruan nga përmbytja (Lluka 17:27,29) dhe siç vdiqën Izraelitët në shkretëtirë (1 Kor. 10:10). Në të dy këto raste mëkatarët vdiqën në vend që të torturoheshin përjetsisht. Prandaj është e pamundur që të ligjtë të ndëshkohen me torturë të përjetshme të ndërgjegjes dhe vuajtje.

Ne gjithashtu kemi parë se Zoti nuk e quan mëkatin - ose t’ia shtojë dosjeve tona - nëse ne nuk e njohim fjalën e Tij (Rom. 5:13). Ata në këtë pozicion do të mbeten të vdekur. Ata që i kanë njohur kërkesat e Zotit do të ringjallen dhe gjykohen në kthimin e Krishtit. Nëse janë të këqinj, ndëshkimi i tyre do të jetë vdekje, sepse ky është gjykimi për mëkatin. Prandaj pas ardhjes para gjykimit të Krishtit, ata do të ndëshkohen dhe vdesin prapë për të qendruar të vdekuar përgjithnjë. Kjo do të jetë "vdekja e dytë", për të cilën është folur në Zbu. 2:11; 20:6. Këta njerëz do të kenë vdekur një herë, vdekje e plotë e ndërgjegjes. Ata do të ringjallen dhe gjykohen në kthimin e Krishtit dhe pastaj do të ndëshkohen me një vdekje të dytë, e cila si edhe vdekja e parë, do të jetë mungesë e plotë e ndërgjegjes. Kjo do të zgjasë përgjithmonë.

Ky është kuptimi që ndëshkimi për mëkatin është 'i përjetshëm', në atë vdekja e tyre nuk do të ketë mbarim. Të mbetesh i vdekur përgjithmonë është një ndëshkim i përjetshëm. Një shembull i Biblës që përdor këtë lloj shprehjeje gjendet në LiP. 11:4. Kjo përshkruan shkatërrimin e një-hershëm të ushtrisë së Faraonit nga Zoti në Detin e Kuq si një shkatërrim që zgjat në përjetsi në atë që kjo ushtri nuk e shqetësoi Izraelin kurrë më, "Ai derdhi mbi ta ujrat e Detit të Kuq...dhe si i shkatërroi Zoti përgjithnjë".

Edhe në fillimet e Dhjatës së Vjetër besimtarët e dinin se do të kishte një ringjallje në ditën e fundit, pas së cilës të pabesët përgjegjës do të ktheheshin në varr. Job 21:30,32 është shumë i qartë: "I ligu... do të sillet përpara (d.m.th. ringjallet) në ditën e shkatërrimit... megjithatë do të sillet (pastaj) në varr". Një nga shëmbëlltyrat për kthimin e Krishtit dhe gjykimin flet për të ligun që 'vritet' para tij (Luke 19:27). Kjo mezi bën vend në idenë që i ligu egziston përgjithnjë në një gjendje të ndërgjegjshme, duke u torturuar vazhdimisht. Në çdo rast, ky do të ishte një ndëshkim i paarsyeshëm - torturë e përjetshme për gjërat e 70 vjetëve. Perëndia nuk ndjen kënaqsi në ndëshkimin e të këqijve; prandaj është e pritshme që Ai të mos zbatojë ndëshkim për ta në përjetësi (Eze. 18:23,32; 33:11 krah. 2 Pjeter 3:9).

Braktisësit e Kristianizmit shpesh e shoqërojnë 'ferrin' me idenë zjarrit dhe të torturës. Kjo është në dallim të mprehtë me mësimet e Biblës për ferrin (varrin). "Si delet ata shtrihen në varr (ferr); vdekja do t’i përpijë" (Ps. 49:14) nënkupton që varri është një vend i harresës së paqtë. Pavarësisht se shpirti ose trupi i Krishtit, ishte në ferr për tre ditë, nuk vuajti prishje (Vep. 2:31). Kjo do të kishte qenë e pamundur po të ishte ferri vend zjarri. Eze. 32:26-30 jep një pamje të luftëtarëve të fuqishëm të kombeve rreth e rrotull të shtrirë të qetë në varret e tyre: "Heronjtë e rënë (në betejë)... që kanë zbritur në ferr me armët e tyre të luftës: dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre...ata do të shtrihen...me ata që zbresin në gropë". Kjo e ka fjalën për zakonin e varrosjes së luftëtarëve me gjithë armët e tyre dhe mbështesin kokën e kufomave mbi shpatë. Dhe prapë ky është një përshkrim i "ferrit" - varrit. Këta heronj të shtrirë palëvizur në ferr (d.m.th. varret e tyre), s’para e mbështet idenë që ferri është një vend zjarri. Gjëra fizike (p.sh. shpatat) shkojnë në të njëjtin "ferr" si njerëzit, duke treguar se ferri nuk është një arenë e torturës shpirtërore. Kështu Pjetri i tha një të ligu, "Paratë e tua do të zhduken me ty"(Vep. 8:20).

Historia e përvojës së Jonas, gjithashtu bie në kundërshtim me të. Duke qenë i gëlltitur për së gjalli nga një peshk i madh gjigant, "Jona iu lut Zotit Perëndi që nga barku i peshkut dhe tha, unë i thirra ...Zotit...që nga barku i ferrit i thirra unë" (Jonah 2:1,2). Kjo paralelizon "barkun e ferrit" me atë të një balene. Barku i balenës ishte vërtetë një ‘vend i mbuluar’, që është kuptimi themel i fjalës 'sheol', e përkthyer 'ferr'. Duket qartë që nuk është vend zjarri dhe Jona doli jashtë nga "barku i ferrit" kur balena e volli përjashta. Kjo tregoi rrugën për te ringjallja e Krishtit nga 'ferri' (varr) - shih Mat. 12:40.

Zjarri i Figurshëm

Megjithatë, Bibla e përdor shpesh imazhin e zjarrit të përjetshëm me qëllim që të përfaqsojë zemërimin e Perëndisë me mëkatin, që do të rezultojë në shkatërrim total të mëkatarit në varr. Sodoma u ndëshkua me "zjarr të përjetshëm" (Jude v. 7), d.m.th. u shkatërrua komplet për shkak të ligësisë së banorëve. Sot ai qytet është gërmadhë, nën ujërat e Detit të Vdekur; në asnjë mënyrë nuk është tani në zjarr, gjë që është e nevojshme nëse duam ta kuptojmë ‘zjarr i përjetshëm’ fjalë për fjalë. Po ashtu edhe Jeruzalemi u kërcënua me zjarrin e përjetshëm të zemërimit të Zotit, për shkak të mëkateve të Izraelit: "atëhere unë do të ndez një zjarr në portat e tij dhe do të përpijë pallatet e Jeruzalemit dhe nuk do të shuhet" (Jer. 17:27). Jeruzalemi, duke qenë kryeqyteti i parashikuar për Mbretërinë e ardhshme (Is. 2:2-4; Ps. 48:2), Zoti nuk e pati fjalën që ne ta lexojmë këtë tekstualisht kështu. Shtëpitë e mëdha të Jeruzalemit u dogjën me zjarr (2 Kings 25:9), por ai zjarr nuk vazhdoi përjetësisht.

Në ngjashmëri, Perëndia ndëshkoi tokën e Idumesë me zjarr që nuk do të "shuhej as ditën as natën; tymi i tij do të ngjitet përpjetë përgjithnjë: do të mbetet e shkretë brez pas brezi... do të banojnë aty kukuvajka dhe korbi... në pallatet e tij do të rriten gjemba" (Is. 34:9-15). Duke qenë se kafshët dhe bimët do të egzistonin në tokën e Idumesë, gjuha e zjarrit të përjetshëm duhet ta ketë fjalën për zemërimin e Perëndisë dhe shkatërrimit të plotë të vendit prej Tij, se sa të merret tekstualisht.

Frazat hebraishte dhe greke, të cilat përkthehen "përgjithnjë" do të thonë tamam, "për kohën". Nganjëherë kjo nënkupton vërtet pafundësi, për shembull koha e mbretërisë, por jo gjithmonë. Ez. 32:14,15 është një shembull: "Fortesat dhe kullat do të jenë shkatërruar përgjithnjë... derisa fryma të derdhet mbi ne". Kjo është një mënyrë e të kuptuarit të ‘përjetësisë’ së ‘zjarrit të përjetshëm’. Herë pas here zemërimi i Perëndisë me mëkatin e Jeruzalemit dhe Izraelit është vënë në ngjashmëri me zjarrin: "zemërimi im dhe tërbimi im do të bjerë mbi këtë vend (Jeruzalemin)...do të djegë pa u shuar" (Jer. 7:20; shembuj të tjerë përfshijnë Lam. 4:11 dhe 2 Mbretërit 22:17).

Zjarri shoqërohet gjithashtu me gjykimin e Zotit ndaj mëkatit, veçanërisht me kthimin e Krishtit: "sepse, ja, dita po vjen e zjarrtë si një furrë;dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të jenë si kallamishtet: dhe dita që po vjen do t’i djegë" (Mal. 4:1). Kur digjet kashta ose edhe trupi i njeriut, kthehet në pluhur. Është e pamundur që çdo lloj substance, sidomos mishi i njeriut, të digjet përgjithmonë. Prandaj gjuha e ‘zjarrit të përjetshëm’ nuk mund ta ketë fjalën për torturë të përjetshme. Një zjarr nuk mund të zgjatë përgjithnjë në qoftë se nuk ka asgjë për të djegur. Duhet të vihet re që"ferri" është "flakur në liqenin e zjarrit" (Zbu. 20:14). Kjo tregon që ferr nuk është njësoj si "liqeni i zjarrit"; kjo përfaqson shkatërrim të plotë. Në kuptimin simbolik të librit të Zbulesës, ne na është thënë që varri do të shkatërrohet krejtësisht, sepse në fund të mijëvjeçarit nuk do të ketë më vdekje.

Gehena

Në Dhjatën e Re ka dy fjalë greke të përkthyera ‘ferr’. 'Hades' është i barabarti i ‘sheol' në hebraisht, të cilën e kemi diskutuar më parë. 'Gehenna' emri i një maje plehrash që ishte jashtë Jeruzalemit, ku digjeshin plehrat e qytetit. Maja të tilla janë tipike në shumë qytete në zhvillim sot (p.sh. 'Mali i Tymosur' jashtë Manilës në Filipine.) si emër i duhur - d.m.th. emri i një vendi prej vërteti - duhej të ishte lënë i papërkthyer si 'Gehenna' se sa përkthyer si 'ferr. ‘Gehenna' është aramishtja e së njëjtës fjalë në hebraisht 'Ge-ben-Hinnon'. Kjo ndodhej pranë Jeruzalemit (Josh. 15:8) dhe në kohën e Krishtit ishte vendi i plehërave të qytetit. Kufomat e kriminelëve hidheshin në zjarret që digjeshin gjithmonë atje, kështu Gehena u bë simboli i shkatërrimit dhe i mohimit të plotë.

Pra, duhet bërë e qartë idea që çfarë u hodh në ato zjarre nuk mbeti atje përgjithmonë - trupat u shpërbënë në pluhur. "Perëndia ynë (do të jetë) një zjarr që konsumon" (Heb. 12:29) në ditën e gjykimit; zjarri i zemërimit të tij ndaj mëkatit do të konsumojë mëkatarët deri në shkatërrim se sa t’i lëjë ata në një gjendje të të qënit zhuritur prejt tij dhe prapë të mbijetojnë. Në kohët e gjykimit të mëparshëm nga Perëndia të popullit të Tij, Izrael, në duart e Babilonasve, Gehena ishte e mbushur me kufoma të mëkatarëve mes popullit të Zotit (Jer. 7:32,33).

Zoti Jezus i mblodhi bashkë të gjitha këto ide të Dhjatës së Vjetër në përdorimin e fjalës 'Gehenna', sipas mënyrës së tij prej mësuesi. Ai tha shpesh se ata që do të mohohen në ditën e gjykimit me kthimin e Tij do të shkonin "në Gehenë (d.m.th."ferr"), në zjarrin që nuk do të shuhet kurrë; ku krimbi nuk vdes" (Mark 9:43,44). Gehena do të sillte në mendjet e Izraelitëve idetë e mohimit dhe të shkatërrimit të trupit dhe ne e kemi parë që zjarri i përjetshëm është një shprehje e figurshme që përfaqson zemërimin e Zotit kundër mëkatit dhe shkatërrimin e mëkatarëve nëpërmjet vdekjes.

Në lidhje me "ku krimbi i tyre nuk vdes", është dukshëm pjesë e së njëjtës shprehje për shkatërrim të plotë - është e pakonceptueshme që vërtet mund të ketë krimba që nuk do të ngordhin kurrë. Fakti që Gehena ishte vendodhja e ndëshkimeve të mëparshme për të pabesët ndërmjet popullit të Zotit, tregon më tej përdorimin me vend nga Krishti të figurës së Gehenës.