Bazat E
BIBLËS Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje |
4.8 Përgjegjsia ndaj ZotitPo të kishte njeriu një shpirt të pavdekshëm prej natyre, ai do të detyrohej të kishte një fat të përjetshëm diku - ose në një vend shpërblimi ose ndëshkimi. Kjo sjell që secili është përgjegjës ndaj Zotit. Në dallim me këtë ne kemi treguar se si Bibla na mëson që prej natyre njeriu është si kafshët, pa asnjë trashëgim pavdeksie. Megjithatë, disa njerëzve u është ofruar jetë e ardhshme e përjetshme në Mbretërinë e Perëndisë. Duhet të jetë e dukshme që jo kushdo që ka jetuar do të ringjallet; ashtu si kafshët, njeriu jeton dhe vdes për tu shpërbërë në pluhur. Por meqenëse do të ketë një gjykim, me disa që mallkohen dhe të tjerë që shpërblehen me jetë të përjetshme, ne duhet të nxjerrim përfundimin se do të ketë një kategori të caktuar midis njerëzve që do të ringjallet për tu gjykuar dhe shpërblyer. Ringjallja e dikujt varet nga përgjegjsia e tyre ndaj gjykimit. Baza e gjykimit tonë do të jetë përgjigja ndaj njohurisë sonë mbi fjalën e Perëndisë. Krishti shpjegoi: "Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon: fjala që kam shpallur, do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit" (Gjo. 12:48). Ata që nuk e kanë njohur ose kuptuar fjalën e Krishtit dhe, pra, nuk iu dha mundësia ta pranojnë ose ta kthejnë, nuk do tu quhet në gjykim. "Të gjithë ata që kanë mëkatuar pa (njohur ligjin e Zotit) ligjin, do të humbasin gjithashtu pa ligj: dhe të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin (d.m.th. duke e ditur atë), do të gjykohen sipas ligjit" (Rom. 2:12). Kështu ata që nuk i kanë njohur kërkesat e Zotit do të zhduken si kafshët; ndërsa ata që e thyejnë me vetëdije ligjin e Zotit duhet të gjykohen dhe prandaj ringjallen për tu vënë përballë atij gjyqi. Në sytë e Zotit "mëkati nuk numërohet kur nuk ka ligj"; "mëkati është shkelje e ligjit (të Zotit)"; "me anë të ligjit arrihet njohja e mëkatit" (Rom. 5:13; 1 Gjo. 3:4; Rom. 3:20). Pa njohur ligjet e Zotit siç zbulohen në Fjalën e Tij, "mëkati nuk numërohet" ndaj një personi dhe prandaj ata nuk do të gjykohen ose ringjallen. Ata që nuk e dinë fjalën e Zotit, pra, do të mbeten të vdekur si kafshët dhe bimët, duke qenë se janë në të njëjtën pozitë. "Njeriu që... nuk kupton, është si kafshët që zhduken" (Ps. 49:20). "Shtrihen si delet në varr" (Ps. 49:14). Njohja e rrugëve të Zotit na bën përgjegjës ndaj Tij për veprimet tona dhe prandaj sjell nevojën e ringjalljes dhe paraqitjes sonë në gjykim. Prandaj duhet kuptuar se nuk janë vetëm të drejtët ose të pagëzuarit që do të ringjallen, por të gjithë ata që janë përgjegjës ndaj Zotit për shkak të njohurisë së tyre mbi Të. Kjo është një temë e përsëritur shpesh në Shkrime:-
Të njohurit e Zotit që na bën përgjegjës para gjykimit, sjell që ata pa këtë njohje nuk do të ringjallen, duke qenë se ata nuk kanë nevojë të gjykohen dhe se mungesa e diturisë së tyre i bën ata "si kafshët që zhduken" (Ps. 49:20). Ka tregues të shumtë se jo të gjithë ata që kanë jetuar një herë do të ringjallen:-
Pra, deri tani kemi mësuar që:-1. Njohja e Fjalës së Zotit sjell përgjegjsi ndaj Tij.2. Vetëm përgjegjsi do të ringjallet dhe gjykohet. 3. Ata që nuk e njohin Zotin e vërtetë do të mbeten, pra, të vdekur si kafshët. Implikimet e këtyre përfundimeve i japin një goditje të fortë krenarisë njerëzore dhe asaj që do të donim të besonim natyrshëm: miliona njerëz, si tani ashtu edhe gjatë historisë që nuk e kanë ditur Ungjillin e vërtetë; të sëmurët rëndë mendor, që nuk janë të aftë ta kuptojnë mesazhin e Biblës; bebet dhe fëmijët e vegjël që kanë vdekur përpara se të ishin në moshë për të vlerësuar Ungjillin; të gjitha këto grupe bien në kategorinë e atyre që nuk kanë pasur njohuri të vërtetë ndaj Zotit dhe prandaj nuk janë përgjegjës ndaj Tij. Kjo do të thotë që ata nuk do të ringjallen, pavarësisht nga gjendja shpirtërore e prindërve të tyre. Kjo bie krejt në kundërshtim me humanizmin dhe gjithë ndjenjat dhe dëshirat tona prej natyre; megjithatë një përulje e vërtetë para Fjalës së Zotit mbi të vërtetën vendimtare, e shoqëruar me një opinion të përulur të natyrës sonë, do të na udhëheqë të pranojmë të vërtetën e kësaj. Një shqyrtim i hapur i fakteve të përvojës njerëzore, edhe pa udhëheqjen e Shkrimeve, gjithashtu do të udhëheqë në përfundimin se nuk mund të ketë shpresë të jetës së ardhshme për grupet e përmendura më sipër. Të vësh në pikëpyetje udhët e Perëndisë është gabim i madh:"Po kush je ti, o njeri që i kundërpërgjigjesh Perëndisë?" (Rom. 9:20 A.V. mg.). Ne mund të pranojmë që nuk e kuptojmë, por kurrë nuk duhet të akuzojmë Zotin për padrejtësi. Implikimi që Zoti mund të mos jetë i dashur ose në gabim në ndonjë mënyrë i hap rrugë mundësisë së frikshme të një Krijuesi, Ati dhe Perëndie të gjithfuqishëm që i trajton krijesat në një mënyrë të paarsyeshme dhe të padrejtë. Historia e humbjes së foshnjës së mbretit David është shembull ndihmë; 2 Sam. 12:15-24 tregon se si Davidi u lut shumë për fëmijën kur ishte akoma gjallë, por ai me vërtetësi pranoi përfundimin me vdekje të tij: "Kur fëmija ishte akoma i gjallë, unë agjëronja dhe qaja: sepse thoja, Kushedi Zotit mund ti vijë keq për mua dhe e lë fëmijën të jetojë? Por tani ai ka vdekur. Pse duhet të agjëroj? A kam mundësi ta kthej?...ai nuk do të kthehet te unë". Atëhere Davidi ngushëlloi gruan e vet dhe pati një fëmijë tjetër sa më shpejt që të mundte. Si përfundim duhet thënë se shumë njerëz, në kapjen e këtij parimi përgjegjsie ndaj Zotit, mendojnë që nuk dëshirojnë ta njohin Atë më tepër se mos bëhen përgjegjës ndaj Tij dhe gjykimit. Megjithatë ka të ngjarë që njerëz të tillë janë tashmë përgjegjës në një farë mase ndaj Zotit, duke qenë se njohja e Fjalës së Zotit u ka bërë të ditur që Zoti është duke punuar në jetët e tyre, duke u ofruar një marrëdhënie të vërtetë me Të. Duhet mbajtur mend përjetë që "Zoti ËSHTË dashuri", Ai "nuk do që ndonjë të humbasë" dhe "dha birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (1 Gjo. 4:8; 2 Peter 3:9; Gjo. 3:16). Zoti na do në Mbretërinë e Tij. Një nder dhe privilegj i tillë sjell në mënyrë të paevitueshme përgjegjsi. Por prapë ato nuk janë bërë që të jenë shumë të rënda ose shqetësuese për ne; nëse ne vërtet e duam Zotin, ne do ta çmojmë që oferta e tij e shpëtimit nuk është një shpërblim vetvetiu për vepra të caktuara, por një dëshirë e dashur nga ana e Tij për të bërë çështë e mundur për fëmijët e Tij, për tu dhënë jetën e përjetshme të lumturisë, me anë të vlerësimit prej tyre të karakterit të mrekullueshëm të Tij. Siç vijmë të adhurojmë dhe dëgjojmë thirrjen e Perëndisë për ne me anë të fjalës së Tij, ne do të kuptojmë se duke ecur nëpër turma, Zoti është duke na vështruar me një intensitet të veçantë, duke pritur me padurim për shenja të përgjigjes sonë ndaj dashurisë së Tij, se sa të presi kur ne të dështojmë në përmbushjen e përgjegjësive tona. Kurrë nuk hiqet prej nesh ai sy me dashuri; kurrë nuk mund të harrojmë ose të çbëjmë njohurinë tonë për Të me qëllim që ti jepemi mishit, pa përgjegjsi ndaj Perëndisë. Përkundrazi, ne mund dhe duhet të gëzojmë afërsinë e veçantë që kemi me Perëndinë dhe kështu të besojmë në madhështinë e dashurisë së Tij, që të kërkojmë gjithnjë e më tepër ta njohim Atë. Dashuria jonë për udhët e Perëndisë dhe dëshira për ti njohur ato, që ta kopjojmë me më shumë saktësi, duhet ta mbipeshojë frikën tonë të natyrshme ndaj shenjtërisë së Tij supreme. |