Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.2 Shpirti

Bazuar në sa më sipër duhet të jetë e pakuptueshme që njeriu të ketë ‘shpirt të pavdekshëm’ ose ndonjë element tjetër natyrisht të pavdekshëm brenda tij. Ne tani do të përpiqemi të qartësojmë ngatërresën që rrethon fjalën 'shpirt'.

Fjalët hebraishte dhe greke, të cilat janë përkthyer ‘shpirt’ në Bibël ('Nephesh' dhe 'Psuche' përkatësisht) gjithashtu përkthehen në mënyrat e mëposhtme:-
Trup Frymë
Krijesë Zemër
Mendje Person
Vetvehte

Pra 'shpirti' i referohet personit, trupit ose vetes. E famshmja "Shpëtoni shpirtrat tanë"('Save Our Souls' (S.O.S.)) thjesht do të thotë ’Shpëtonani nga vdekja!’. Pra ‘shpirti’ është ‘ju’, ose përmbledhja e gjithë gjërave që përbëjnë një person. Është e kuptueshme, pra, që shumë variante moderne të Biblës (p.sh. (N.I.V.) Varianti i Ri Ndërkombëtar) rrallë e përdor fjalën 'shpirt', duke e përkthyer atë si 'ju' ose 'personi'. Kafshët që Zoti krijoi janë quajtur "krijesa lëvizëse... çdo krijesë e gjallë" (Zan. 1:20,21). Fjala hebraishte e përkthyer "krijesë" këtu është 'nephesh', e cila gjithashtu është përkthyer 'shpirt'; për shembull në Zan. 2:7: "...dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë". Kështu njeriu është një 'shpirt', ashtu si edhe kafshët janë 'shpirtra'. I vetmi ndryshim midis njeriut dhe kafshëve është që njeriu qëndron mendërisht më lartë se ato; ai është krijuar në imazhin fizik të Zotit (Zan. 1:26; shih Kapitullin 1.2), dhe disa njerëz janë thirrur të njohin Ungjillin, nëpërmjet të cilit u është hapur shpresa e pavdeksisë (2 Tim. 1:10). Sipas natyrës sonë themelore dhe natyrës së vdekjes sonë, nuk ka ndryshim midis ndërmjet njerëzve dhe kafshëve:-

"Të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë (vini re theksimin e dyfishtë): ashtu si vdes njëri, kështu vdes tjetri...njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën...të gjithë (d.m.th. njeriu dhe kafshët) shkojnë në po atë vend (varri); të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur " (Pre. 3:19,20). Shkruesi i frymëzuar i Predikuesve u lut që Zoti ta ndihmonte njeriun që ta çmonte këtë fakt të rëndë, "që (njeriu) vetë të kuptojnë që janë si kafshë" (Pre. 3:18). Prandaj është e pritshme që shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë këtë fakt; në fakt, mund të jetë poshtëruese të kuptosh që prej natyre ne jemi vetëm kafshë, duke jetuar të njëjtat instinkte të vetë-mbrojtjes, mbijetesës së më të zotit dhe të riprodhimit. Përkthimi i N.I.V. për Pre.3:18 thotë që Zoti 'e vë në provë' njeriun duke e bërë të kuptojë që ai është thjesht një kafshë; d.m.th. ata që janë mjaft të përulur për të qenë populli i tij i vërtetë do të kuptojnë të vërtetën e kësaj, por ata që nuk janë nuk do ta kalojnë këtë ‘provë’. Filozofia e humanizmit - idea që qeniet njerëzore janë të një rëndësie dhe vlere kaq supreme - është shpërndarë qetësisht gjithandej nëpër botë gjatë shekullit të njëzetë. Është një detyrë e konsiderueshme të qartësojmë të menduarit tonë nga ndikimi i humanizmit. Fjalët e hapura të Ps. 39:5 janë ndihmë: "Njeriu në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull". "Njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij" (Jer. 10:23).

Një nga gjërat më themelore që dimë ne është se të gjithë trupat njerëzorë - në fakt të gjithë "qeniet e gjalla" - si përfundim vdesin. Prandaj 'shpirti' vdes; është saktësisht e kundërta e diçkaje që është e pavdekshme. Nuk është aspak për t’u çuditur që një e treta e gjithë përdorimeve të fjalëve të përkthyera 'shpirt' në Bibël janë të shoqëruara me vdekjen dhe shkatërrimin e shpirtit. Vetë fakti që fjala 'shpirt' është përdorur në këtë mënyrë tregon se është diçka që nuk mund të jetë e pashkatërrueshme dhe e pavdekshme:-

- "Shpirti që ka mëkatuar, do të vdesë" (Eze. 18:4).

- Zoti mund ta shkatërrojë shpirtin (Mat. 10:28). Referenca të tjera të shpirtrave të shkatërruara janë: Eze. 22:27; Prov. 6:32; Lev. 23:30.

- të gjithë "shpirtrat" që ishin në qytetin e Hazorit u prenë nga shpata (Josh. 11:11; krah. Josh. 10:30-39).

- "...çdo shpirt i gjallë vdiq" (Zbu. 16:3; krah. Ps. 78:50).

- Shpesh Ligji i Moisiut urdhëroi që çdo "shpirt" që nuk iu bind ligjeve të caktuara duhej të vritej (p.sh. Num. 15:27-31).

- Kur flitet për shpirtin të varet ose mbytet ka kuptim vetëm nëse shpirt është i vdekshëm (Prov. 18:7; 22:25; Job 7:15).

- "Asnjëri nuk mund ta mbajë gjallë shpirtin e tij" (Ps. 22:29).

- Krishti "e ka përkushtuar shpirtin e tij deri në vdekje" që "shpirti" ose jeta e tij, të ofrohej flijim për mëkatin (Isa. 53:10,12).

Që 'shpirti' i referohet personit dhe jo ndonjë shkëndie të pavdekshme brenda nesh tregohet nëpërmjet shumicës së vargjeve ku përmendet fjala. Disa shembuj të dukshëm janë:-

- "Gjaku i shpirtrave" (Jer. 2:34).

- "Nëse një shpirt mëkaton dhe dëgjon zërin e betimit...po të jetë se nuk e kallzon...kur një shpirt prek diçka të papastër...nëse një shpirt betohet, duke e folur me buzët e tij" (Lev. 5:1-4).

- "O shpirti im...gjithçka është brenda meje...beko Zotin, o shpirti im...ai të ngop me të mira gojën tënde" (Ps. 103:1,2,5).

- "ai që don të shpëtojë jetën ('shpirtin') e vet do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën ('shpirtin')e vet për hirin tim...do ta shpëtojë" (Mark 8:35).

Kjo është provë e mjaftueshme që shpirti nuk i referohet ndonjë elementi shpirtëror brenda njeriut; këtu, 'shpirt' (në Greqisht 'psuche') thjesht do të thotë jeta fizike e dikujt, e cila është siç është përkthyer këtu.

- Num. 21:4 tregojnë se një grup njerëzish mund të kenë një "shpirt". Prandaj "shpirti" nuk mund t’i referohet një shkëndije të pavdeksisë personale brenda secilit prej nesh.