Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.1 Natyra e Njeriut

Shumica e qenieve njerëzore duket se shpenzojnë pak kohë duke menduar për vdekjen, ose për natyrën e tyre, e cila është shkaku themelor i vdekjes. Mungesa e tillë e vet-shqyrtimit të çon në mungesën e dijes dhe prandaj njerëzit i rrëmben jeta me vendime sipas diktatit të dëshirave të tyre natyrale. Ka një refuzim - edhe pse e maskuar rëndshëm - për të pranuar faktin që jeta është aq e shkurtër sa që shumë shpejt finalja e vdekjes do të jetë mbi ne. "Sepse ç‘është jeta? Është një avull që duket për pak dhe pastaj humbet". "Ne duhet të vdesim dhe jemi si ujët që derdhet mbi tokë që nuk mund të mblidhet". "Si bar që gjelbëron; në mëngjes (rinia jonë) lulëzon dhe gjelbëron; në mbrëmje kositet dhe thahet" (Jak. 4:14; 2 Sam. 14:14; Ps. 90:5,6). Moisiu, një njeri vërtetë i urtë, e dinte këtë dhe iu lut Zotit: "Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë." (Ps. 90:12). Prandaj, nga këndvështrimi i shkurtësisë së jetës, ne duhet të kemi përvetësimin tonë mbi urtësinë e vërtetë si prioritet të parë.

Përgjigja e njeriut ndaj finales së vdekjes është e ndryshme. Disa popuj përpiqen ta bëjnë jetën dhe varrimet pjesë të jetës, për të pakësuar ndjesinë e humbjes dhe përfundimit. Shumica e atyre që mbartin emrin 'Kristian' kanë arritur në përfundimin që njeriu ka një ‘shpirt të pavdekshëm’ ose ndonjë element pavdeksie brenda vetes që e mbijeton vdekjen, duke shkuar në ndonjë vend të shpërblimit ose ndëshkimit paskëtaj. Vdekja, duke qenë problemi dhe tragjedia e përvojës njerëzore, është e pritshme që mendja e njeriut ka qenë shumë e ushtruar për të pakësuar goditjen mendore; prandaj janë ngritur një sërë teorish falso lidhur me vdekjen dhe vetë natyrën e njeriut. Si gjithmonë, këto duhet të ballafaqohen me Biblën për të gjetur të vërtetën ndaj kësaj çështjeje jetike. Duhet mbajtur mend që gënjeshtra më e parë e rregjistruar në Bibël është ajo e gjarprit në kopshtin e Edenit. Në kundërshtim me thënien e qartë të Zotit që njeriu "do të vdesë me siguri" po të mëkatojë (Zan. 2:17), gjarpri pohoi me vetëdije, "Ju s’keni për të vdekur aspak" (Zan. 3:4). Kjo përpjekje për të mospërfillur karakterin përfundues dhe përgjithsues të vdekjes është bërë karakteristikë e gjithë feve të rreme. Është evidente që veçanërisht në këtë çështje një doktrinë e rreme të çon në një tjetër e një tjetër e një tjetër. Nga ana tjetër, një pjesë e vërtete të çon në një tjetër, siç tregohet nga 1 Kor. 15:13-17. Këtu pali hidhet nga një e vërtetë në një tjetër (vini re "nëse...nëse...nëse..."). Për të kuptuar natyrën tonë të vërtetë, ne duhet të shikojmë çfarë thotë Bibla mbi krijimin e njeriut. Rregjistrimi është bërë në gjuhë të hapur, e cila, po të merret fjalë për fjalë, nuk na lë asnjë dyshim se prej çfarë jemi prej natyre (shih Degëzimin (Digression) 18 lidhur me shprehinë e Zanafillës). "Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës...nga ai (dheu) ke dalë (Adami): sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh" (Zan. 2:7; 3:19). Nuk ka absolutisht asnjë lloj dyshimi këtu që njeriu të ketë ndonjë trashëgim pavdekshmërie; nuk ka asnjë pjesë të tij që do të jetojë pas vdekjes.

Ka një theksim të dukshëm Biblik në faktin që njeriu është në themel i përbërë nga pluhur i mirëfilltë: "Ne jemi argjila" (Isa. 64:8); "njeriu është bërë nga dheu, tokësor" (1 Kor. 15:47); "themeli është në pluhur" i njeriut (Job 4:19); "dhe njeriu do të kthehej në pluhur" (Job 34:14,15). Abrahami e pranoi që ai ishte "veçse pluhur dhe hi" (Zan. 18:27). Menjëherë pas mosbindjes ndaj urdhërimit të Zotit në Eden, Zoti "dëboi njeriun...nuk duhet të lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë" (Zan. 3:24,22). Sikur njeriu të kishte ndonjë element pavdeksie brenda tij prej natyre, kjo do të kishte qenë e panevojshme.

Pavdeksi e Kushtëzuar

Lajmi i Ungjillit që përsëritet papushim është që njeriu mund të gjejë një mënyrë për të fituar jetën e përjetshme dhe pavdeksinë nëpërmjet veprës së Krishtit. Kjo, duke qenë e vetmja lloj pavdeksie, për të cilën flet Bibla, sjell që idea e një përjetësie të vuajtjes së ndërgjegjes për keqbërjen është pa asnjë lloj baze Biblike. E vetmja mënyrë për të fituar pavdeksinë është nëpërmjët bindjes ndaj urdhërimeve të Zotit dhe ata që janë kaq të bindur do ta kalojnë pavdeksinë e tyre në një gjendje përkryerje- shpërblimi për drejtësinë.

Pjesët e mëposhtme duhet të jenë provë e mjaftueshme se kjo pavdeksi është e kushtëzuar dhe nuk është diçka që ne e zotërojmë natyrshëm:-

"Krishti...nxori në dritë jetën dhe pavdeksinë me anë të ungjillit" (2 Tim. 1:10; 1 Gjo. 1:2).

- "Po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj (d.m.th. 'e trashëguar në ju'). Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme; dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit " - për t’i dhënë atij këtë "jetë të përjetshme" (Gjo. 6:53,54). Arsyetimi i Krishtit gjatë gjithë Gjo. kap. 6 është se ai është "buka e jetës" dhe se vetëm nëpërmjet përgjigjes së saktë ndaj tij mund të ketë ndonjë shpresë për pavdeksi (Gjo. 6:47,50,51,57,58).

- "Perëndia na dha (besuesve) jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij." (1 Gjo. 5:11). Nuk mund të ketë shpresë pavdeksie për ata jo "në Krisht". Vetëm nëpërmjet Krishtit është bërë e mundshme pavdeksia; Ai është "autori i jetës (së përjetshme)" (Vep. 3:15 A.V. mg.) - "autori i shpëtimit të përjetshëm ndër të gjithë ata që i binden" (Heb. 5:9). Pavdeksia për njerëzit, pra, u fillua nëpërmjet veprës së Krishtit.

- Besimtari i vërtetë e kërkon pavdeksinë dhe do të shpërblehet për këtë me dhuratën e jetës së përjetshme - diçka që ai nuk e zotëron natyrshëm (Rom. 2:7; 6:23; Gjo. 10:28). Trupi ynë i vdekshëm "duhet të veshë Pavdeksinë" me kthimin e Krishtit (1 Kor. 15:53); kështu pavdeksia është diçka e premtuar, jo e zotëruar tashmë (1 Gjo. 2:25).

- Vetëm Zoti ka pavdeksi të trashëguar(1 Tim. 6:16).