Bazat E
BIBLËS Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje |
4.5 RingjalljaBibla thekson se shpërblimi i të drejtit do të jetë në ringjalljen, në ardhjen e Krishtit (1 Thes. 4:16). Ringjallja e të vdekurit të përgjegjshëm (kapitulli 4.8) do të jetë gjëja e parë që do të bëjë Krishti; kjo do të pasohet nga gjykimi. Sikur 'shpirti të shkonte në parajsë pas vdekjes nuk do të kishte nevojë për ringjallje. Pali tha që po të mos ketë nevojë për ringjallje, atëhere gjithë përpjekja për të qenë të bindur ndaj Zotit është e kotë (1 Kor. 15:32). Sigurisht ai nuk do të kishte arsyetuar kështu në qoftë se edhe ai besonte që do të shpërblehej me shpurjen e 'shpirtit' të tij në parajsë pas vdekjes? Vështirësia është se ai besoi ringjalljen e trupit si të vetmen trajtë të shpërblimit. Krishti na dha shtysë me pritjen që shpërblimi për jetesë besnike tani do të jetë tek "ringjallja" (Lluka 14:14). Përsëri duhet të bëhet e qartë që Bibla nuk na mëson ndonjë trajtë egzistence veçmas nga trajta trupore - kjo ka vend si për Zotin ashtu edhe për Krishtin, ëngjëjt dhe njerëzit. Kur të kthehet Krishti "do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm" (Fil. 3:20,21). Siç ka ai tani një trajtë trupore, të fuqizar nga Fryma e pastër dhe jo nga gjaku, edhe ne do të kemi pjesë në të njëjtin shpërblim. Me ardhjen gjykimit ne do të shpërblehemi për mënyrën se si e kemi jetuar këtë jetë në trajtën trupore (2 Kor. 5:10). Ata që kanë jetuar një jetë sipas mishit do të lihen me trupin e tyre të vdekshëm të tanishëm, që pastaj do të kalbet papë në pluhur; ndërsa ata që janë përpjekur të ngrihen mbi mendjen e mishit me atë të frymës "do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme" (Gal. 6:8) në trajtën e një trupi të mbushur me frymë. Ka fakte të tjera të shumta se shpërblimi i të drejtit do të jetë në trajtën trupore. Kur pranohet kjo, del në pah rëndësia jetike e ringjalljes. Është e qartë se trupi ynë i tanishëm pushon së qëni pas vdekjes; në qoftë se ne provojmë jetën e përjetshme dhe pavdeksinë vetëm në një trajtë trupore, atëhere vdekja duhet të jetë gjendje e pandërgjegjshme, derisa të vijë koha kur trupi ynë të riformohet dhe ti jepet natyra e Zotit. E gjithë 1 Korintasve 15 flet në hollësi mbi ringjalljen; ka gjithmonë vend për lexim të kujdesshëm. 1 Kor.15:35-44 shpjegon se ashtu si fara mbillet dhe del nga toka për tiu dhënë trupi nga Perëndia, ashtu edhe i vdekuri do të ringjallet, për tu shpërblyer me një trup. Ashtu si Krishti u ngrit nga varri dhe ndryshoi trupin e tij nga i vdekshëm në trup të pavdekshëm, edhe besuesi i vërtetë do të ketë pjesë në shpërblimin e tij (Fil. 3:21). Nëpërmjet pagëzimit ne e shoqërojmë veten tonë me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, duke treguar besimin tonë se edhe ne do të marrim shpërblimin që mori ai nëpërmjet ringjalljes (Rom.6:3-5). Nëpërmjet ndarjes së vuajtjeve me të tani, po ashtu do të ndajmë edhe shpërblimin e tij:"kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë" (2 Kor. 4:10). "ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do tu japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij" (Rom. 8:11). Me këtë shpresë, ne, pra, presim për "shpengimin e trupit tonë" (Rom. 8:23), përmes bërjes së këtij trupi të pavdekshëm. Kjo shpresë e shpërblimit tamam trupor ka qenë kuptuar nga njerëzit e Perëndisë që në kohërat e lashta. Abrahamit iu premtua se ai vetë do të trashëgonte tokën e Kanaanit për gjithmonë, siç ishte e sigurtë që po i binte vendit rreth e qark (Zan. 13:17; shih Kapitullin 3.4). Besimi i tij në këto premtime nevojitte që ai të besonte që trupi i tij, në një ditë të ardhme do të ringjallej disi dhe bëhej i pavdekshëm që të mundësohej kjo. Jobi e shprehu qartë se si e kuptonte që, edhe pse trupi i tij i ngrënë nga krimbat në varr, ai, në një trajtë trupore, do të shpërblehej: "Shpëtimtari im jeton dhe...në fund do të ngrihet mbi tokë: dhe mbasi krimbat e lëkurës sime shkatërrojnë këtë trup ("mbas shkatërrimit të lëkurës sime", R.A.V.), në mishin tim (ose në trajtë trupore) do të shoh Perëndinë: do ta shoh unë vetë dhe sytë e mi do ta sodisin dhe jo një tjetër: megjithse të përbrendshmet po më shkrihen brenda meje" (Job 19:25-27). Shpresa e Isaias ishte identike: "Trupi im i vdekur do të...ngrihet" (Isa. 26:19). Fjalë shumë të ngjashme janë gjetur me rastin e vdekjes së Llazarit, një shok i ngushtë i Jezusit. Në vend që të ngushëllonte motrën e tij duke i thënë që shpirti i tij shkoi në parajsë, Zoti Jezus foli për ditën e ringjalljes: "Vëllai jot do të ngrihet përsëri". Përgjigja e menjëhershme e motrës së Llazarit, Marta, tregon sa shumë çmohej kjo nga Kristianët e hershëm: "Marta i tha, E di se do të ringjallet, në ringjallje ditën e fundit" (Gjo. 11:23,24). Si edhe Jobi, ajo nuk e kuptoi vdekjen si rrugën për te një jetë plot ngazëllim në parajsë, por, në vend të saj, shpresonte për një ringjallje "në ditën e fundit" (krah. me "në fund" të Jobit). Zoti premton: "Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati...unë do ta ringjall atë në ditën e fundit" (Gjo. 6:44,45). |