Bazat E
BIBLËS Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje |
4.6 GjykimiMësimet e Biblës në lidhje me gjykimin është një nga parimet themelore të besimit, i cili duhet të kuptohet qartë përpara pagëzimit (Vep. 24:25; Heb. 6:2). Shkrimet flasin shpesh për "ditën e gjykimit" (p.sh. 2 Pje. 2:9; 3:7; 1 Gjo. 4:17; Jude 6), dita kur ata, të cilëve u është dhënë njohuria e Perëndisë do të marrin shpërblimin e tyre. Të gjithë këta duhet "dalim përpara gjykatës së Krishtit" (Rom. 14:10); ne "dalim përpara gjyqit të Krishtit" (2 Kor. 5:10) për të marrë kompensimin për jetët tona në një trajtë trupore. Parashikimi i Danielit për ardhjen e dytë të Krishtit, përfshiu një nga këto gjyqe në trajtë froni (Dan. 7:9-14). Shëmbëlltyrat ndihmojnë për të qartësuar në njëfarë mënyre hollësirat. Ajo e talenteve i ngjan asaj të kthimit të zotërisë, që thërret shërbyesit e tij dhe shikon si i kanë përdorur paratë që u kishte lënë kur iku. (Mat. 25:14-29). Shëmbëlltyra e peshkatarëve thekson ngjashmërinë e thirrjes së ungjillit me rrjetën e peshkimit, që mbledh të gjithë llojet e njerëzve; atëhere njerëzit u ulën (krah. me uljen e gjykimit) dhe ndanë peshkun e mirë nga i keqi (Mat. 13:47-49). Kuptimi është i qartë: "në mbarimin e botës do të vijnë ëngjëjt dhe do ti ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët ". Nga sa kemi parë deri tani, është me vend të themi që mbas kthimit dhe ringjalljes së Zotit, do të bëhet një mbledhje së bashku me të gjithë ata që janë thirrur në ungjill në një kohë dhe vend të caktuar kur ata do të takohen me Krishtin. Do të jepet llogari prej tyre dhe ai do të tregojë nëse ata janë të pranueshëm për tu shpërblyer me hyrjen në Mbretëri. Vetëm në këtë kohë të drejtët do të marrin shpërblimin e tyre. E gjithë kjo është sjellë prej shëmbëlltyrës së deleve dhe dhive:"Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë ëngjëjt e shenjtë, atëhere do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet (fronin e Davidit në Jeruzalem, Lluka 1:32,33): dhe të gjithë kombet do të mblidhen përpara tij (d.m.th. njerëz nga të gjithë kombet, krah. Mat. 28:19): dhe ai do ta ndajë njerin nga tjetri ashtu si ndan bariu delet nga cjeptë. Dhe delet do ti vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën. Atëhere Mbreti do tu thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij, ejani, të bekuar të Atit tim, merrni në trashëgim Mbretërinë që u bë gati për ju" (Mat. 25:31-34). Trashëgimi i Mbretërisë së Perëndisë, përmbushja e premtimeve ndaj Abrahamit lidhur me të, është shpërblimi i të drejtit. Megjithatë kjo do të ndodhë vetëm pas gjykimit që do të jetë me kthimin e Krishtit. Prandaj është e pamundur të marrësh shpërblimin e premtuar të një trupi të pavdekshëm përpara kthimit të Krishtit; prandaj na duhet të arrijmë në përfundimin se nga vdekja deri në ringjallje besimtari nuk ka fare egzistencë të ndërgjegjshme, duke ditur që është e pamundur të egzistojë ndonjë trajtë pa patur një trup. Është një parim Biblik që kur të kthehet Krishti, atëhere do të jepet shpërblimi - dhe jo më përpara:-
Që Jezusi sjell shpërblimin tonë me vete nënkupton që është pregatitur për ne në parajsë, por do të na sillet në tokë me ardhjen e dytë; "trashëgimia" jonë e tokës së premtuar Abrahamit është në këtë kuptim "ruajtur në qiejt për ju, që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni ruajtur për shpëtimin gati për tu zbuluar në kohët e fundit" të ardhjes së Krishtit (1 Pjetrit 1:4,5). Vlerësimi i kësaj na aftëson të kuptojmë si duhet një pjesë të shumë keqkuptuar tek Gjo. 14:2,3: "Unë (Jezusi) po shkoj tju pregatis një vend. Dhe kur të shkoj e tju pregatis vendin (krah. spërblimi "ruajtur në qiejt"), unë do të kthehem dhe do tju marr pranë meje, që aty ku jam unë të jeni edhe ju ". Jezusi thotë diku tjetër se ai do të kthehet për të na dhënë shpërblimet (Zbu. 22:12), dhe ne e kemi parë që këto do të jepen në gjykimin e tij. Ai do të rrezatojë në fronin e Davidit në Jeruzalem "për gjithmonë" (Lluka 1:32,33). Ai do ta kalojë përjetësinë këtu në tokë dhe atje ku do të jetë ai - në Mbretërinë e Perëndisë në tokë - atje do të jemi edhe ne. Premtimi i tij për "tju marr pranë meje" pra, mund të lexohet si një përshkrim i pranimit tonë prej tij në ditën e gjykimit. Shprehja greke, "tju marr pranë meje", përsëritet edhe tek Mat. 1:20 kur Jozefi "merr pranë vetes" Marinë për grua. Prandaj nuk e ka fjalën doemos për lëvizje fizike drejt Jezusit. Meqë shpërblimi do të jepet vetëm në ditën e gjykimit në kthimin e Krishtit, rrjedhimisht i drejti dhe i ligu shkojnë në të njëjtin vend kur vdesin, d.m.th. varri. Nuk bëhet ndonjë dallim midis tyre në vdekje. Të mëposhtmet më se e vërtetojnë këtë:-
E gjithë kjo është në kundërshtim të mprehtë me pretendimet e Kristianizmit të përhapur. Mësimet e tyre se i drejti shkon në parajsë menjëherë mbas vdekjes shkatërron nevojën për ringjallje dhe gjykim. Megjithatë ne kemi parë se këto janë ngjarje jetike në planin e Perëndisë për shpëtimin dhe, pra, edhe në lajmin e Ungjillit. Idea e mirëpritur sugjeron që një i drejtë vdes dhe shpërblehet duke u shpënë në parajsë, për tu pasuar ditën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër nga të tjerë. Kjo bie në kundërshtim të mprehtë me Mësimin e Biblës që të gjithë të drejtët do të shpërblehen së bashku, në të njëjtën kohë:-
|