Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.4 Vdekja është pa ndjenja

Nga ç’ka kemi mësuar deri tani për shpirtin dhe frymën, i bie që, ndërsa i vdekur, një person është tërësisht pa ndjenja. Ndërkohë veprimet e atyre që janë të përgjegjshëm ndaj Zotit do të mbahen mend prej Tij (Mal. 3:16; Zbu. 20:12; Heb. 6:10), nuk ka asgjë në Bibël që sugjeron se ne kemi ndonjë ndërgjegje gjatë gjendjes së vdekjes. Është e vështirë t’i kundërshtosh thëniet e qarta të mëposhtme lidhur me këtë:-

- "Fryma (e njeriut) ikën, ai kthehet në tokën e tij; në po atë ditë (çast) mendimet e tij shkatërrohen" (Ps. 146:4).

- "Të vdekurit nuk dinë asgjë...dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe smira e tyre janë zhdukur tashmë" (Pre. 9:5,6). Nuk ka "zgjuarsi në varr" (Pre. 9:10) - as të menduar dhe, pra, as ndërgjegje.

- Jobi thotë se në vdekje, ai do të ishte "si të mos kisha egzistuar kurrë" (Job. 10:18); ai e pa vdekjen si braktisje, pandërgjegjsi dhe mungesë totale të egzistencës, të cilën e patëm para se të kishim lindur.

- Njeriu vdes si kafsha (Pre. 3:18); sikur njeriu të mbijetonte në ndërgjegje, po ashtu edhe kafshët, megjithatë edhe Shkrimet edhe shkenca janë të heshtur për këtë.

- Zoti "nuk harron që ne jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari: ai lulëzon si lulja e fushës...nuk është më; dhe vendi i tij nuk njihet më" (Ps. 103:14-16).

Që vdekja është vërtetë pa ndjenja, edhe për të drejtin, tregohet nga lutjet e përsëritura të shërbyesve të Zotit që t’i zgjasë jetët e tyre, sepse ata e dinin që pas vdekjes ata nuk do të ishin në gjendje të lavdëronin dhe falenderonin Zotin duke parë që vdekja është një gjendje e pandërgjegjshme. Hezekiah (Isa. 38:17-19) dhe Davidi (Ps. 6:4,5; 30:9; 39:13; 115:17) janë shembuj të mirë të kësaj. Për vdekjen flitet herë pas here si për gjumin ose pushimin, si për të drejtin ashtu edhe për të ligun (Job 3:11,13,17; Dan. 12:13).

Tani për ne është prodhuar evidencë e mjaftueshme për ta thënë copë që nocioni i përhapur për të drejtin që shkon në një gjendje ngazëllimi dhe shpërblimi drejt e në parajsë pas vdekjes, thjesht nuk gjendet në Bibël. Teoria e vërtetë e vdekjes dhe e natyrës së njeriut jep një ndjesi të madhe paqeje. Pas gjithë tronditjeve dhe dhimbjeve të jetës së njeriut, varri është një vend i harresës së përgjithshme. Për ata që nuk i kanë njohur kërkesat e Zotit, kjo harresë do të zgjatë përgjithmonë. Pikët e vjetra të kësaj jete natyrore tragjike dhe të papërmbushur nuk do të ngrihen kurrë më; shpresat dhe frika e kotë e mendjes natyrore njerëzore nuk do të realizohen dhe kërcënohen.

Në studimin e Biblës ka një sistem të vërtetash për t’u zbuluar; megjithatë, fatkeqsisht është edhe një sistem gabimesh në të menduarit fetar të njeriut, për shkak të mosvëmendjes ndaj Biblës. Përpjekjet e dëshpëruara të njeriut për të zbutur përfundimin e vdekjes e kanë bërë atë të besojë se ai ka një ‘shpirt të pavdekshëm’. Sapo pranohet që egziston një element i tillë i pavdekshëm brenda njeriut, vjen domosdoshmëria e të menduarit që duhet të shkojë diku pas vdekjes. Kjo ka çuar në mendimin që në vdekje duhet të ketë ndonjë ndryshim midis fatit të të drejtit dhe të ligut. Për të strehuar këtë, është arritur në përfundimin që duhet të jetë një vend ku shkojnë ‘shpirtrat e mirë të pavdekshëm’, i quajtur Parajsë, dhe një vend tjetër, ku shkojnë ‘shpirtrat e këqinj të pavdekshëm’, i quajtur ferr. Ne kemi treguar më parë që një ‘shpirt i pavdekshëm’ është një pamundësi biblike. Tani do të analizohen idetë e tjera të rreme të përmbajtura në arsyetimin e përhapur:-

  1. Që shpërblimi për jetët tona jepet në vdekje në trajtën e 'shpirtit tonë të pavdekshëm' që i caktohet një vendi të caktuar.

  2. Që ndarja e të drejtëve nga të ligjtë ndodh në vdekje.

  3. Që shpërblimi për të drejtin është të shkojë në parajsë.

  4. Që nëse të gjithë kanë një 'shpirt të pavdekshëm', atëhere të gjithë duhet të shkojnë ose në parajsë ose në ferr.

  5. Që 'shpirtrat' e këqinj do të shkojnë në një vend ndëshkimi të quajtur ferr.

Qëllimi i analizës sonë nuk është vetëm negativ; me shqyrtimin e këtyre pikave me hollësi, ne besojmë që do të shprehim shumë elemente të së vërtetës së Biblës, të cilat janë pjesë jetike të panoramës së vërtetë të natyrës së njeriut.