Digresion 13: Me Cfare Natyre jemi Ngritur?
Kemi treguar qe jeta e pertejme dhe ndryshimi ne natyren e Perendise
u dhurohen besnikeve pas gjykimit. Se pari, Krishti do te ringjalle te
pergjegjshmit per gjykimin e tij, dhe pastaj do t’i gjykoje pasi te jene
mbledhur tek ai. Pasi pranojme qe shperblimi i natyres se pavdekshme jepet
ne kohen e gjykimit, rrjedh qe te gjithe ata qe jane ngritur (ringjallur)
kane se pari nje natyre te vdekshme. Nese jane ngritur me trupa te pavdekshem,
atehere nuk ka arsye per nje karrike gjykimi ne te cilen te jepen shperblimet.
Ne Mbreterine e Perendise hyjme menjehere pas karrikes se gjykimit (Mt.
25:34); prandaj, besniket nuk jane ne Mbreterine e Perendise perpara gjykimit.
“Njerezit prej mishi e gjaku nuk mund te hyjne ne Mbreterine e Perendise
(ndaj)…te gjithe ne do te shnderrohemi…Trupi yne i vdekshem qe jepet pas
vdekjes, duhet te shnderrohet ne trupin e pavdekshem” (1 Kor. 15:50,51,53).
Qe ketu rrjedh qe ky ndryshim i natyres, nga e vdekshme ne te pavdekshme,
ndodh ne karriken e gjykimit, dhe ketu eshte vendi ku hyjme ne Mbreteri.
Megjithate, apostulli i frymezuar Pal shpesh flet per “ringjalljen” ne
kuptimin e “ringjalljes se jetes” – ringjallja e te pasterve, qe pas gjykimit
do te marrin jeten e perjetshme. Sigurisht, qe me kete kuptonte “se do
te kete nje ringjallje te te vdekurve, si te te drejteve ashtu dhe te
padrejteve” (Veprat 24:15). Ai do ta kishte ditur qe te pergjegjshmit
“do te dalin (nga varri); ata qe kane vepruar mire, do te marrin ringjalljen
e jetes; dhe ata qe kane vepruar keq, do te marrin ringjalljen e mallkimit”
(Gjn. 5:29).
Ne menyren e vet pozitive, duket se Pali i eshte referuar shpesh kesaj
“ringjalljeje te jetes” kur ai flet per “ringjalljen.” Te drejtet dalin
nga varret e tyre “per ne ringjalljen e jetes” – pasi dalin nga toka ata
do te gjykohen dhe do t’u jepet jeta e perjetshme. I gjithe ky proces
eshte “ringjallja e jetes.” Ka nje dallim midis “daljes” se tyre nga varri
dhe “ringjalljes se jetes.” Pali flet per perpjekjet e tij per te bere
nje jete kristiane, “me bindje te plote se edhe une do te ringjallem nga
te vdekurit” (Fil. 3:11). Edhe pse ishte i pergjegjshem ai, gjithsesi,
do te ngrihej per te dhene llogari ne kohen e gjykimit; prandaj, perpjekjet
per te “fituar ringjalljen” duhet te nenkuptoje qe “ringjallja” ketu i
referohet “ringjalljes se jetes.”
Shembuj te tjere ku “ringjallja” nenkupton “ringjalljen e jetes” (krahaso
Lk. 14:14) perfshijne Lk. 20:35; Gjn. 11:24; 1 Kor. 15:21,42; Heb. 11:35;
Ap. 20:6. Ne Ps. 17:15 Davidi flet per marrjen e shperblimit te tij ne
kohe qe ai “zgjohet.” Ai kishte te njejten pikepamje per ringjalljen,
megjithese ai e dinte qe do te kishte nje gjykim. Perdorimi i kesaj fraze,
“ringjallja,” si ajo ne 1 Kor. 15 ndihmon shpjegimin e 1 Kor. 15:52 -
“te vdekurit do te ngjallen te pakorruptueshem.” Vlen te permendet qe
fraza “te vdekurit” hera-heres (dhe vecanerisht ne 1 Kor. 15) i referohet
te vdekurve te drejte, te cilet do te ngrihen per te marre jeten e perjetshme
ne kohen e gjykimit: 1 Kor. 15:13,21,35,42; 1 Sel. 4:16; Fil. 3:11; Ap.
14:13; 20:5,6.
1 Sel. 4:16,17 radhit ngjarjet qe shoqerojne kthimin e Krishtit.
1. Duket qarte qe Krishti kthehet
2. Ngjallen te vdekurit
3. Te pergjegjshmit qe jane gjalle ne ate kohe do te kapen e do te cohen
ne gjykim.
Dhenia e jetes se perjetshme vjen pas kesaj mbledhjeje sebashku (Mt. 25:31-34;
13:41-43); per rrjedhoje, pavdekesia nuk mund te jepet ne ringjallje,
duke qene se kjo vjen perpara mbledhjes sebashku. Kemi treguar se te gjithe
te drejtet do te shperblehen ne te njejtin moment (Mt. 25:34; Heb 11:39
40). Kjo do te ishte e pamundur nese pavdekesia do te jepej ne kohen e
ringjalljes, meqenese ringjallja vjen perpara mbledhjes se bashku te te
gjalleve te pergjegjshem.
Megjithate, duhet verejtur qe koncepti yne i kohes eshte shume njerezor;
Perendia nuk eshte i lidhur aspak pas saj. Eshte e mundur te shkohet teper
larg ne perpjekjet per te caktuar nje kronologji specifike ngjarjesh qe
do te ndodhin rreth kohes se kthimit te Krishtit. Ringjallja dhe shnderrimi
yne ne pavdekesi ne karriken e gjykimit pershkruhen sikur ndodhin “ne
nje moment, sa hap e mbyll syte” (1 Kor.15:51,52). Eshte nje parim i zakonshem
biblik qe secili prej atyre qe jane te pergjegjshem per gjykimin do te
tregojne jeten e tyre ne karriken e gjykimit. Bibla meson qe jeta e perjetshme
do te jepet ne karriken e gjykimit dhe jo ne kohen e ringjalljes. Per
kete arsye, 1 Sel. 4:17 flet per besniket qe do te thirren nga gjemimi
i nje trumpete, ndersa 1 Kor. 15:52 thote se e njejta trumpete lidhet
me dhenien atyre pavdekesi. Kjo gjithashtu shpjegon pse Pali e mendonte
ringjalljen si identike me pranimin ne karriken e gjykimit (p.sh. Fil.
1:23).
|