Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

Digresion 12: Fantazmat dhe Ritrupezimi


Besimi se njeriu vazhdon te jetoje ne formen e nje personi tjeter apo nje kafshe te zoteruar nga shpirti i tij, ishte nje prej menyrave me te hershme ne te cilen njeriu perpiqej te bindte veten se vdekja nuk ishte aq perfundimtare sa c’dukej.
Kemi treguar qe shpirti i njeriut i referohet frymes/forces se jetes brenda tij, e cila i kthehet Perendise kur ai vdes (Koh. 12:7). Kjo do te thote qe shpirti i tij nuk sillet verdalle si ‘fantazme,’ e as nuk eshte i lire te zoteroje nje tjeter person apo kafshe ne menyre qe personaliteti i njeriut te vazhdohet permes tyre. Secili prej nesh do te gjykohet per veprat tona (2 Kor. 5:10). Nese veprat dhe karakteristikat tona jane funksion i karakterit te nje njeriu te meparshem, atehere koncepti i gjykimit dhe shperblimit tone nga Perendia sipas veprave tona (Ap. 22:12) shnderrohet ne dica boshe.
Shpirti i kthehet Perendise pas vdekjes, dhe ndergjegja merr fund. Cdo perpjekje per te kontaktuar te vdekurit, per rrjedhoje, tregon nje keqkuptim serioz te mesimeve te bollshme te Bibles ne lidhje me kete (shih Jesh. 8:19,20; Kp. 19:31, 20:6). Bibla eshte mjaft e qarte qe njerezit nuk kthehen ne shtepite apo qytetet e tyre te meparshme ne ndonje menyre pasi te kene vdekur; nuk mund te kete nje gje te tille si nje ‘shpirt’ apo ‘fantazme’ qe ta gjemoje nje vend te tille pasi personi ka vdekur. Pranimi i perulur i kesaj do te na coje ne zhvleresimin e te gjitha pretendimeve se gjoja jane pare ‘fantazma’ (hije) te njerezve te vdekur, qe i vihen pas shtepive te tyre. Pervoja te tilla, ne rastin me te mire, duhet te jene truke te imagjinates.