Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

Digresion 11: Purgatori


Kisha katolike romane meson se shpirtrat e njerezve te Perendise mund te shkojne ne nje vend te quajtur ‘purgator’ pas vdekjes, e cila eshte nje shtepi e ndermjetme mes ‘qiellit’ dhe ‘ferrit.’ Ata mesojne se eshte nje vend pastrimi, ne te cilin shpirti do te vuaje per njefare kohe perpara se te jete i denje per te fituar shpetimin ne qiell. Lutjet, djegia e qirinjve dhe dhuratat financiare per kishen nga nje person dhe miqte e tij supozohet ta shkurtojne periudhen e kohes ne te cilen shpirti vuan ne ‘purgator.’ Gafa shume e madhe e ideve te tilla duhet nxjerre nga te meposhtmet.
? Bibla as nuk e permend ekzistencen e nje vendi te tille.
? Kemi treguar qe shpirti i referohet trupit tone, dhe jo ndonje elementi te pavdekshem brenda nesh dhe se ‘ferri’ eshte varri e jo nje vend ndeshkimi.
? Te pasterve kurre nuk u premtohet shpetim ne qiell. Dhenia e shpetimit do te ndodhe ne karriken e gjykimit kur te kthehet Krishti, dhe jo ne ndonje kohe pas vdekjes kur supozohet te largohemi nga ‘purgatori’ (Mt. 25:31 34; Ap. 22:12).
? Te gjithe te pastrit marrin shperblimet e veta ne te njejten kohe, dhe nuk ndodh qe nje person fiton shpetimin ne kohe te ndryshme (Heb. 11:39,40; 2 Tim. 4:8).
? Vdekja pasohet nga mungese e plote e ndergjegjes, dhe jo nga veprimtarite e sugjeruara nga doktrina e purgatorit.
? Nga mekatet tona pastrohemi permes pagezimit ne Krisht dhe permes zhvillimit te besimit ne punen e tij gjate jetes sone te tanishme, e jo gjate ndonje periudhe vuajtjeje pas vdekjes. Na thuhet te “pastrohemi nga tharmi i vjeter” i mekatit ne jetet tona (1 Kor. 5:7); te pastrojme veten nga punerat e mekatit (2 Tim. 2:21; Heb. 9:14). Prandaj, koha jone e pastrimit eshte tani, ne kete jete, e jo ne ndonje vend pastrimi (‘purgator’) ne te cilin hyme pas vdekjes. “Tani eshte dita e shpetimit…tani eshte koha e duhur” (2 Kor. 6:2). Bindja jone ndaj Perendise ne pagezimin dhe zhvillimin e nje karakteri shpirteror ne kete jete, do te coje ne shpetimin tone (Gal. 6:8) – jo kalimi i nje periudhe kohe ne ‘purgator.’
? Perpjekjet e te tjereve per te na shpetuar permes djegies se qirinjve apo dhurimeve te tjera per kishen katolike, nuk do ta ndikojne aspak shpetimin tone. “Ata qe besojne ne pasurite e tyre…askush nuk mund ta cliroje vellane e tij, e as ta shlyeje ne ndonje menyre Perendine per te…njeriu nuk mund te mbetet gjalle per nje kohe te pacaktuar” (Ps. 49:6-9).