Bazat E BIBLËS
Kapitulli 10: Jeta në Krisht
Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje

Digresion 33: Nje Sherbim Pagezimi per Shembull


Per te dhene nje ide se si mund te kryhet sic duhet nje pagezim, me poshte vijon nje rrefim i nje sherbimi pagezimi kryer nga kristadelfet ne Hartlepool te Anglise nje pasdite te shtune ne nentor 1990. Megjithate, duhet verejtur qe pagezimi eshte ne themel nje zhytje ne uje qe pason nje pendim te vertete dhe besim ne Ungjill. ‘Sherbimi’ eshte nje dicka ekstra opsionale per t’i dhene nje ndjenje te pershtatshme rendesie rastit. Radha e procedurave ishte si me poshte:
- Lutja e hapjes
- Leximi i Romakeve kapitulli 6
- Fjale e shkurter mbi pagezimin (dhene me poshte; emrat e vertete jane ndryshuar)
- Lutja
- Zhytja e personit ne nje pishine
- Lutje
FJALA E PAGEZIMIT
Nuk mund te kete dyshim qe sot eshte dita me e rendesishme ne jeten e Dejvit; pas pak castesh ai do te futet nen uje dhe do te ngrihet plotesisht “ne Krisht,” nje pasardhes i Abrahamit, te cilit i behen premtimet e lavdishme qe perbejne Ungjillin.
Thjeshtesia ekstreme e ketij akti mund te mashtroje, megjithate Dejvi dhe te gjithe ne ketu besojme plotesisht se kjo zhytje ne uje do ta shoqerizoje ate me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, sic kemi lexuar ne Romakeve 6 v. 3-5.
“A nuk e dini cfare do te thote kjo? Pagezimi ne Jezu Krishtin na lidh me vdekjen e tij. Prandaj, kur ne u pagezuam, u varrosem bashke me te. Por, ashtu sic u ringjall ai nga te vdekurit me ane te fuqise se Atit, edhe ne duhet te bejme nje jete te re. ashtu sic ishim te lidhur me vdekjen me ane tij, ashtu dhe duhet te ringjallemi bashke me te.”
Per pak caste le te perpiqemi te imagjinojme skenen kur u ringjall Jezusi, sepse kemi pare qe kur Dejvi te dale nga uji, ai do te shoqerizohet me ngritjen e Jezusit nga vdekja.
Mund te imagjinojme freskine dhe heshtjen e ajrit te nates, dhe ndjenjen e lavdishme te jetes se re brenda Jezusit. Ai do te kishte qene ne gjendje te shihte dritat e Jeruzalemit tek ndriconin tej larg; njerezit atje as qe ia kishin idene asaj gjeje te mrekullueshme qe po ndodhte aq prane tyre – qe nje njeri po ngjallej nga te vdekurit per ne jeten e re.
Dhe keshtu tek Dejvi ngrihet nga uji, bota perreth nesh nuk e vlereson gjene e lavdishme qe po ndodh; gjithcka shohin, nese e vrasin mendjen te shohin, eshte nje grup i vogel burrash e grash qe ecin drejt nje pishine dhe nje njeri qe zhyt nje tjeter. Por sic u gezuan Engjejt ne ringjalljen e Jezusit, po ashtu, pa u pare nga ne, Engjejt gezohen nga nje mekatar qe pendohet.
Kemi lexuar ne Romakeve 6 qe duhet “te ecim ne jeten e re” – gezimi qe do te kete Dejvi tani do te jete me te tek ecen perpara permes jetes. Sic kemi lexuar, ai nuk do te jete me nje skllav i mekatit, por i Perendise, duke bere vullnetin e Tij sic zbulohet ne Bibel. Eshte tunduese te arsyetosh qe do te donim lirine per veten tone, por duke i sherbyer vetes nuk jemi te lire, jemi skllever te mekatit. Dejvi tani po nderron te zotin, per t’i sherbyer Perendise. Hera-heres do te duke sikur kufizimet e dukshme qe na imponon te jetuarit e jetes se re jane teper te medha per t’u perballuar, dhe tundohemi te perpiqemi per te qene te lire prej tyre. Por nese bejme kete, nuk do te jemi te lire, por do t’i sherbejme mekatit perseri.
Pali shpjegon ne 1 Kor. 10:1,2, se kalimi yne neper ujrat e pagezimit eshte si izraelitet qe kalonin mes ujrave te Detit te Kuq. Ata u pagezuan “ne re dhe ne det” – ne te dyja anet kishin uje dhe siper kishin rete. Tek kalonin, “rete leshuan uje” (Ps. 77:17) – ata ndoshta u qullen nga rrebeshi. Nje lloj historie mund te dale prej kesaj, me shume mesime per ne. Izraelitet kishin qene skllever ne Egjipt, duke jetuar nje jete pa kuptim, duke punuar shume ne skllaverine e tyre dhe duke u sherbyer idhujve te Egjiptit. Permes pervojes se tyre te jetes, i thirren Perendise per te gjetur nje rruge shpetimi, megjithese nuk ia kishin idene se si mund t’u pergjigjej Ai.
Ne pergjigje, Perendia dergoi Moisiun qe t’i udhehiqte per te dale nga Egjipti, permes Detit te Kuq dhe neper shkretetire, per te hyre ne Token e Premtuar. Izraelitet ne Egjipt ishin si Dejvi dhe te gjithe qe vijne ne pagezim; tani Dejvi eshte udhehequr, ashtu, ne brigjet e Detit te Kuq. Me te kaluar ujin, ai do te jete menjehere ne Token e Premtuar te Mbreterise, do te bashkohet me ne te tjeret ketu duke ecur permes shkretetires. Perendia i udhehoqi izraelitet permes shkretetires me ane te nje Engjelli, i cili ishte vazhdimisht me ta dite e nate. Po keshtu, secili prej nesh ka nje Engjell perreth, qe na drejton neper jetet drejt shpetimit (Ps. 34:7; Heb. 1:14).
Izraelitet u ushqyen cdo dite me mena, te cilen Jezusi e interpreton ne Gjoni 6 edhe si Veten, edhe si Fjalen e Perendise. Nese ata nuk do ta kishin ngrene, do kishin vdekur shpejt ne shkretetire – nuk kishte ushqim tjeter per te ngrene atje. Per kete arsye, nuk gjejme dot fjalet per te te drejtuar tek tabelat e leximit te “Mikut te Bibles”, ku lexoni Biblen cdo dite, duke marre gjithe kontekstin e pasazheve tek i lexoni, dhe sidomos, duke u ushqyer me Krishtin, te cilin do ta gjeni “ne te gjitha shkrimet.” Eshte jetesore qe ne rutinen tone te perditshme te bejme vend, mundesisht ne te njejten kohe cdo dite, per te lexuar ato kapituj e per te reflektuar mbi ta.
Kalimthi, izraeliteve iu tha te mos perpiqeshin te mblidhnin mena per disa dite brenda nje dite, por te benin perpjekje per te dale e per ta mbledhur cdo dite. Ushqimi yne nga Fjala duhet te jete i perditshem. Ashtu sic nuk do te harronim te hanim ushqimin tone te natyrshem, po ashtu, instinktivisht duhet te bejme perpjekjen e perditshme pre t’u ushqyer me Fjalen e Perendise; vertet, Ijovi mund te thoshte qe vleresonte fjalet e Perendise “me shume sesa ushqimi imi nevojshem.” Izraelitet pine nga kroi qe rridhte prej shkembit te goditur; 1 Kor. 10 na tregon se kjo perfaqeson “Krishtin.”
Keshtu, duhet te hame e te pijme sipas shembullit te Jezusit, cka mund ta bejme permes sherbimit memorial cdo jave. Me qe ra fjala per takimet, duhet te jete deshira jone e natyrshme qe te takohemi me te tjeret qe ndajne Shpresen tone. Nje udhetar ne nje shkretetire te vertete do te hidhej perpjete per te takuar nje udhetar tjeter per te diskutuar problemet e mundshme perpara, per te ndare pervoja. Keshtu, ne ne shkretetiren e jetes ne kete bote te lige duhet te bejme cdo perpjekje per te mbajtur lidhje me njeri-tjetrin. Shpesh, takime te tilla nuk jane te mundura fizikisht aq sa do te donim, por duhet te shfrytezojme shansin per te mbajtur lidhje duke shkruar letra, duke lexuar revista, etj.
Kemi folur mbi pergjegjesite e jetes se re, por do te ishte e gabuar te jepnim pershtypjen se nese bejme disa gjera te caktuara, si per shembull leximi i perditshem i Bibles, atehere Perendia duhet te na shperbleje. Eshte kenaqesia e mire e Perendise, vullneti i Tij, qe te na jape neve Mbreterine si dhurate, jo si shpagim per veprat tona (Rom. 6:23). Do te ishte e gabuar qe ne te ndjenim se pagezimi eshte nje ide e emire sepse tani kemi nje shans te madh per te hyre ne Mbreterine. E Verteta dhe dashuria per Perendine, fitorja e Krishtit, e bejne te gjithen shume me pozitive se aq. Perendia vertet e do Dejvin dhe te gjithe ne ketu qe te jemi ne Mbreterine. Ky fakt eshte aq i lavdishem sa duhet t’i kujtojme vetes here pas here qe eshte vertet i vertete dhe se ne driten e tij duhet te bejme nje lloj pergjigjeje per dashurine e Perendise.
Kur izraelitet dolen nga Deti i Kuq, gezimi ishte i pamate; Moisiu kendoi kengen e tij dhe te gjithe u gezuan. Psalmi 105:35-41 e shpreh mire kete, duke treguar se si Perendia ofroi cdo gje qe ishte e nevojshme per udhetimin e tyre:-
“Dhe (Zoti) nukla ne kembe asnje fije bari ne token e tyre (Egjipt), dhe shkretoi fushat anekend. Ne fund beri te vdisnin te parelindurit, goditi krenarine e familjeve egjiptiane. Pastaj beri te tijet (izraelitet) te dilnin nga vendi, te ngarkuar me pasuri prej ari dhe argjendi; ne fiset e tyre askush nuk mbeti prapa. Mbare Egjipti u gezua per nisjen e tyre; kaq e madhe ishte frika prej izraeliteve. Me nje re, Zoti mbrojti popullin e tij dhe zjarri ia ndriti naten. Kur iu luten, Zoti u dergoi shkurte; me buke prej qiellit i ngopi. Hapi shkembin dhe buroi uje; si nje lume rrodhi neper shkretetire.”
Ai gezim eshte gezimi yne, vellezerve e motrave tuaja te ardhshme, qe jane ketu per te deshmuar pagezimin tend. Eshte gezimi i Perendise, i Jezusit dhe i Engjejve qe po na veshtrojne fort ne kete kohe. E ruajtshim kete Shprese dhe kete gezim “te palekundur deri ne fund,” qe te mund te ecim sebashku ne Mbreterine.
Tani do te ecim per ne dhomat e zhveshjes, dhe pastaj ne pishine…