Bazat E
BIBLËS Kapitulli 10: Jeta në Krisht Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje |
10.5 Thyerja E BukësSë bashku me lutje dhe lexim Bible, është jetike bindja e rregullt ndaj urdhërimit të Krishtit për të thyer bukën dhe pirë verën në kujtim të sakrificës së tij. "Bëni këtë në përkujtimin tim", urdhëroi Jezusi (Lluka 22:19). Ishte dëshira e tij që ndjekësit e tij ta bënin këtë rregullisht deri në ardhjen e tij të dytë, kur Jezusi do të ndajë bukën dhe verën përsëri me ta (1 Kor. 11:26; Lluka 22:16--18). Buka përfaqson trupin e Krishtit, që u ofrua në kryq dhe vera, gjaku i tij (1Kor. 11:23-27). Besimtarët e hershëm duket se e kanë mbajtur këtë shërbim shpesh (Vep. 2:42,46), ndoshta një herë në javë (Vep. 20:7). Në qoftë se ne vërtetë e duam Krishtin, ne do ti bindemi urdhërimeve të tij (Gjon 15:11-14). Në qoftë se ne kemi një marrdhënie të vërtetë me të, ne do të duam të mbajmë mend sakrificën e tij siç na ka kërkuar duke kurajuar, kështu, vetveten në përkujtimin e atij shpëtimi të madh që ai arriti. Një periudhë e përkujtimit të qetë mbi vuajtjet e tij në kryq do ti bëjë sprovat tona të papërfillshme kur krahasohen me ato të Zotit tonë. Thyerja e bukës është një shërbim thelbësisht përkujtimor; nuk ndodh asgjë magjike si rrjedhim i kryerjes. Është njësoj si festa e Pashkës nën ligjin e Moisiut (Lluka 22:15; 1 Kor. 5:7,8). Kjo ishte një mënyrë për të përkujtuar çlirimin nga Egjypti, që Perëndia e kreu nëpërmjet Moisiut në Detin e Kuq. Shërbimi i thyerjes së bukës na çon deri në shpëtimin prej mëkatit nëpërmjet Krishtit, që u bë i mundur në kryq dhe me të cilin ne u lidhëm duke u pagëzuar. Ruajtja e këtij urdhërimi, pra, duhet të jetë diçka, të cilën ne duam ta bëjmë natyrshëm. Marrja fizikisht e bukës dhe e verës e bën dashurinë e Krishtit për ne dhe, në fakt, të gjitha gjërat lidhur me shpëtimin tonë vijnë kaq të vërteta edhe një herë. Thyerja e bukës rreth një herë në javë është, pra, një shenjë e një gjendjeje shpirtërore të shëndetshme. Në qoftë se dikush nuk mund ta bëjë me bashkë-besimtarët e Së Vërtetës, duhet bërë vetëm. Asnjë pretekst nuk duhet lejuar të na ndalojë të ruajmë këtë urdhërim. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mbajmë me vete një sasi buke dhe vere për shërbimin, megjithëse në rrethana ekstreme edhe mungesa e tyre nuk duhet të jetë pengesë për përkujtimin e Krishtit në mënyrën e treguar sa më mirë që të mundemi. Jezusi përdori "frutin e vreshtit" (Lluka 22:18), dhe prandaj ne duhet të përdorim verë rrushi të kuq. Të marrësh simbolin e vuajtjeve dhe sakrificës së Krishtit është nderi më i madh që mund të ketë një burrë ose grua. Të marrësh pjesë në to pa vëmendjen e duhur se çfarë përfaqsojnë është afër blasfemisë, duke qenë se "sa herë të hani këtë bukë dhe pini këtë kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit...Prandaj ai që ha nga kjo bukë dhe pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit" (1 Kor. 11:26,27). Një shërbim i thyerjes së bukës duhet mbajtur, pra, në një vend dhe kohë, ku nuk do të ketë ngatërrime dhe ndërprerje të rrjedhës së mendimeve të dikujt. Kjo mund të sjellë bërjen e saj herët në mëngjes ose natën vonë në dhomën e gjumit ose vend tjetër të përshtatshëm. Ne na është këshilluar më tej, "Secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu (në atë frymë të përulur të vetë-shqyrtimit) të hajë nga buka e të pijë nga kupa" (1 Kor. 11:28). Prandaj ne duhet të fiksojmë mendjet tona në sakrificën e Krishtit, ndoshta duke u hedhur një sy shënimeve të Ungjillit për kryqëzimin e tij, përpara se të marrim simbolet. Duke bërë ashtu si duhet, ne, gjithashtu, në mënyrë të pashmangshme, do të shqyrtojmë ndërgjegjen tonë ndaj Krishtit. Një rregull i përshtatshëm për shërbimin e thyerjes së bukës është si vijon:- 1. Lutja - kërkimi i bekimeve të Perëndisë mbi mbledhjen; hapjen prej Tij të syve tona ndaj Fjalës së Tij; mbajtjen mend të nevojave të anëtarëve të tjerë; përlëvdimin e Tij për dashurinë e Tij, veçanërisht siç tregohet në Krisht dhe lutja për ndonjë çështje tjetër të caktuar. 2. Bëj leximin ditor të Biblës siç tregohet në "Shoqërimin e Biblës". 3. Medito mbi mësimet që duhen mësuar prej tyre ose lexo një 'këshillë' - një studim Bible mbi ata kapituj, që na çojnë drejt qëllimit të shërbimit tonë - përkujtimin e Krishtit. 4. Lexo 1 Kor. 11:23-29 5. Periudhë vetë-shqyrtimi në qetësi. 6. Lutje për bukën. 7. Thyej bukën dhe ha një pjesë të vogël prej saj. 8. Lutje për verën. 9. Pi një gllënjkë verë. 10. Lutja e mbylljes. I gjithë shërbimi duhet të zgjasë vetëm nja një orë. |