Bazat E
BIBLËS Kapitulli 10: Jeta në Krisht Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje |
10.3 PredikimiNjë nga tundimet e mëdha që ngrihet nga njohja e Perëndisë së vërtetë është të bëhesh egoist në frymë. Ne mund të jemi kaq të kënaqur në marrdhënien tonë vetjake me Perëndinë, kaq të përpirë në studimin tonë vetjak të Biblës dhe ngritjen në frymë, saqë mund të lëmë pas dore ndarjen e këtyre gjërave me të tjerët - si me bashkëbesimtarët, ashtu edhe me botën rreth nesh. Fjala e Perëndisë dhe Ungjilli i vërtetë që gjendet në të, është si një dritë ose llampë që digjet në errësirë (Ps. 119:105; Fja. 4:18). Jezusi tregoi se askush nga ata që ka një dritë të tillë nuk e ve nën kovë, por e shfaq hapur atë (Mat. 5:15). "Ju jeni drita e botës" sepse jeni pagëzuar në Krishtin, "drita e botës" (Mat. 5:14; Gjon 8:12). "Një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet", vazhdoi Krishti (Mat. 5:14). Në qoftë se ne vërtetë jetojmë një jetë sipas Ungjillit të vërtetë, të cilin kuptojmë, shenjtëria jonë do të jetë e dukshme ndaj atyre me të cilët jetojmë. Ne nuk do të jemi në gjendje të maskojmë faktin që ne jemi të ndarë në shpresën e Mbretërisë dhe, gjithashtu, të ndarë nga udhët e tyre prej bote. Në një mënyrë taktike ne duhet të kërkojmë ndarjen e njohurisë sonë të së Vërtetës me të gjithë ata që vijmë në kontakt: duke i sjellë bisedat rreth gjërave frymërore; duke diskutuar doktrinën me anëtarë të kishave të tjera; duke shpërndarë trakte dhe duke vendosur afishe të vogla në median tonë lokale, janë të gjitha mënyra në të cilat ne mund të ndriçojmë dritën tonë. Ne nuk duhet të mendojmë se mund tia lëmë punën e dëshmisë besimtarëve të tjerë; secili prej nesh ka një përgjegjsi vetjake. Kristadelfianët kanë relativisht pak inisiativa të mëdha të organizuara predikuese në krahasim me grupe të tjera. Secili prej nesh, në mënyrë individuale, bëjmë çtë mundim kryesisht me shpenzimet tona personale. Një nga mënyrat më të suksesshme të predikimit është nëpërmjet shpjegimit të besimeve tona familjeve tona dhe ata me këdo që janë në kontakt të afërt. Ata, partnerët e të cilëve nuk janë në besim, duhet tu shpjegojnë qartë besimet e tyre, megjithatë sapo të jetë bërë kjo është e papërshtatshme të vazhdosh të ngresh çështjet ose të ushtrosh presion mbi ta. Perëndia nuk do kthime me shtytje. Detyra jonë është të dëshmojmë të Vërtetën pa u shqetësuar shumë për sasinë e përgjigjes ndaj saj. Ne kemi një përgjegjësi të madhe të bëjmë këtë dëshmi (Eze. 3:17-21); nëse Krishti vjen gjatë jetës sonë "dy burra do të jenë në fushë; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet" (Lluka 17:36). Do të ishte vërtetë e çuditëshme po të mos kishim folur me familjen ose kolegët e punës për ardhjen e dytë të Zotit tonë kur të ndodhë kjo. |