Bazat E
BIBLËS Kapitulli 10: Jeta në Krisht Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje |
10.7 MiqësiaFjalët greke të përkthyera miqësi dhe 'bashkësi' thjesht përshkruajnë gjendjen e të pasurit diçka të përbashkët: bashkë-njësi. 'Bashkësi' është e lidhur me fjalën bashkëbisedoj. Për shkak të njohjes dhe ushtrimit të udhëve të Perëndisë, ne kemi miqësi me Të dhe me gjithë të tjerët që bëjnë njësoj duke qënë "në Krisht". Është e lehtë të lësh pas dore përgjegjësitë që kemi për tu miqësuar me të tjerët: "mos harroni bamirësinë dhe të komunikoni (d.m.th. miqësohuni) me njëri-tjetrin" (Heb. 13:16). Fil. 1:5 flet për "miqësinë tonë në Ungjill"; bazat e miqësisë sonë, pra, janë doktrinat që përbëjnë Ungjillin e vërtetë. Për këtë arsye miqësia e gëzuar nga besimtarët e vërtetë është shumë më e madhe se çdo organizatë tjetër ose kishë. Për shkak të kësaj miqësie ata udhëtojnë largësi të mëdha për të qenë me njëri-tjetrin dhe për tu bërë vizitë besimtarëve të izoluar dhe duhet të përdorin sa më shumë kontaktet postale dhe telefonike ku është e mundur. Pali flet për "miqësinë e Frymës" (Fil. 2:1), d.m.th. miqësi që është bazuar në ndjekjen tonë të përbashkët të Frymës/mendjes së Perëndisë, siç është zbuluar në Frymën/Fjalën e Tij. Një nga shprehjet më të mëdha të miqësisë sonë është nëpërmjet mbajtjes së shërbimit të thyerjes së bukës së bashku. Besimtarët e hershëm "vazhduan me këmbëngulje në doktrinën dhe miqësinë e apostujve (në) thyerjen e bukës dhe në lutje...duke thyer bukën...me gëzim dhe thjeshtësi zemre" (Vep. 2:42,46). Simbolet që përfaqsojnë shtyllën qendrore të shpresës sonë, ndarja e tyre së bashku duhet të na lidhë së bashku në "thjeshtësinë e zemrës". "Kupa e bekimeve që ne bekojmë, a nuk është pjesmarrje (ndarja) në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është pjesmarrje në trupin e Krishtit? Sepse ne të shumtit jemi një bukë dhe një trup: sepse ne jemi të gjithë pjesmarrës të së vetmes bukë", d.m.th. Krishtin (1 Kor. 10:16,17). Prandaj ne e kemi për detyrë të ndajmë simbolet e sakrificës së Krishtit me të gjithë ata që përfitojnë nga vepra e tij, që janë "pjesëmarrës të së vetmes bukë". Vetëm ata që janë pagëzuar si duhet në Krisht, pas njohjes së të vërtetës, janë në këtë pozitë dhe është tallje e simboleve ti ndash me çdo njeri tjetër veç tyre. Miqësia jonë me Perëndinë dhe Krishtin dhe besimtarët e tjerë nuk varet vetëm në pwrputhjen e mendimeve tona të përbashkëta ndaj të vërtetave doktrinale që përbëjnë "të vetmin besim". Mënyra jonë e jetesës duhet të jetë në përputhje me parimet e shprehura në to. " Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire. Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe të ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vemë në praktikë të vërtetën: por në qoftë se ne ecim në dritë, sikurse Ai është në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezu Krishtit Birit të Tij na pastron nga gjithë mëkatet" (1 Gjon 1:5-7). Nga kjo duhet të jetë e qartë që bashkësia përfundon kur një besimtar fillon të mbajë doktrina ose jeton jetën në mënyra që janë hapur kundër mësimeve të Biblës: "mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër ti qortoni" (Efe. 5:11). Duhet të bëhet çdo përpjekje për ti rifituar si bariu i mirë që kërkon delen e humbur (Lluka 15:1-7). Një nga pjesët më të qarta lidhur me miqwësinë gjendet në 2 Kor. 6:14-18: "Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët: sepse çlidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin...prandaj dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti... dhe unë do tju pranoj dhe do të jem Atë për juve dhe ju do të jeni bijtë dhe bijat e mia, thotë Zoti i Plotfuqishëm". Ne kemi treguar se si Fjala e Perëndisë është dritë. Këto vargje shpjegojnë pse nuk duhet të bashkohemi me kishat që mësojnë doktrina të rreme; pse nuk duhet të martohemi me ata që nuk dinë të Vërtetën dhe duhet tu shmangemi udhëve të botës. Në sajë të ndarjes sonë nga bota ne kemi nderin magjepsës të bërjes së bijve dhe bijave të vetë Perëndisë, pjesë e një familjeje mbarëbotërore të të tjerëve që kanë të njëjtën marrdhënie- vëllezërit dhe motrat tona. Është vetëm "një trup", d.m.th. një kishë e vërtetë (Efe. 1:23), që bazohet në ata që mbajnë një shpresë- një Perëndi, një pagëzim dhe "një besim", d.m.th. të vetmin komplet doktrinash që përbëjnë të vetmin besim (Efe. 4:4-6). Nuk është e mundur të jesh pjesë e këtij "një trupi" dhe gjithashtu të bashkohesh me organizata të tjera fetare që nuk mbajnë besimin e vërtetë. Duke parë që drita nuk ka lidhje me errësirën, ne e shpallim veten të jemi në errësirë po të zgjedhim bashkësinë me errësirën. Po ti keni ndjekur këto kapituj me kujdes, tashmë duhet të jetë e qartë që nuk mund të ketë pozitë gjysmake në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Ne ose jemi në Krisht nëpërmjet pagëzimit në të, ose jashtë tij. Jemi ose në dritë në sajë të kapjes së doktrinës së vërtetë dhe bindjes praktike ndaj saj, ose në errësirë. Nuk mund të kesh një këmbë në dy kampe. Njohuria jonë për këto gjëra na jep një farë shkalle përgjegjësie drejt Perëndisë. Ne tani nuk ecim nëpër rrugë ose kalojmë jetët tona ditore si njeriu i zakonshëm në botë. Perëndia është vazhdimisht në pritje të përgjigjes sonë. Si Ai, ashtu edhe Zoti Jezus dhe gjithë besimtarët pothuajse mund të të bëjnë që të marrësh vendimin e duhur. Edhe pse Perëndia, Krishti dhe ne do të bëjmë çtë mundim të të ndihmojmë ty-dhe në rastin e Perëndisë deri në pikën që dha Birin e Tij të vetëm të vdesë për ne-përfundimisht shpëtimi jot varet në vendimin tënd të lirë për të mbajtur fort Shpresën e madhe që tashmë të është ofruar. Pra, të lutem vendos të pagëzohesh dhe të ndjekësh këtë rrugë. Në qoftë se na shkruan te adresa në fillim të këtij libri, ne do ta rregullojmë këtë me kënaqsi. |