Bazat E
BIBLËS Kapitulli 10: Jeta në Krisht Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje |
JETA PRAKTIKE KRISTIANE10.1 Studimi i BiblësPas pagëzimit, ne duhet të nxjerrim "frute në shenjtëri", duke jetuar një jetë të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë në vend të mishit (Rom. 6:22; 8:1; Gal. 5:16,25). Është nëpërmjet Fjalës së Perëndisë që qendron në ne, që ne sjellim frute në frymë (Gjon 15:7,8). Ne kemi parë që udhëhiqemi nga Fryma në kuptimin që Fryma e Perëndisë është në Fjalën e Tij. Gjatë jetëve tona ne duhet të qendrojmë pranë kësaj fjale nëpërmjet leximit dhe studimit rregullisht të Biblës. Një studim i vëmendshëm i Fjalës sjell që personi të kuptojë nevojën për pagëzim dhe, pra, kryerjen e aktit. Ky proçes i lejimit të Fjalës të ndikojë në veprimet tona dhe të drejtojë jetët tona duhet të vazhdojë; pagëzimi është vetëm hapi i parë në një bindje jetësore ndaj Fjalës së Perëndisë. Ka një rrezik shumë të vërtetë të njohjes së Biblës dhe doktrinave bazë të Ungjillit, që na udhëheq në një pozicion prej ku Fjala nuk na ndikon më: ne mund të lexojmë fjalët dhe ato praktikisht nuk kanë ndikim mbi ne (shih Shtojcën 2). Për këtë arsye është me mend të thuash një lutje të shkurtër përpara çdo leximi të Shkrimit: "Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd" (Ps. 119:18). Fjala e Perëndisë duhet të jetë ushqimi ynë i përditshëm - në të vërtetë, varësia jonë mbi të dhe dëshira e natyrshme për të duhet të jetë edhe më e madhe se oreksi ynë prej instinkti për ushqim fizik: "përfitova prej fjalëve të gojës së tij më tepër se nga racioni im i ushqimit" ishte ndjesia e Jobit (Job 23:12). Edhe Jeremia: "Me të gjetur fjalët e tua i përpiva: dhe fjala jote ishte në mua gëzim dhe gazi i zemrës sime" (Jer. 15:16). Të gjesh kohën çdo ditë për lexim të Biblës rregullisht është, pra, një gjë jetike për të brumosur në trajtën e jetës sonë të përditshme. Një studim i Biblës i pandërprerë për 30 minuta që në mëngjes është siguria që ne ta fillojmë çdo ditë në marshin e duhur shpirtëror. Zakone të tilla besim-formuese do të vlejnë si flori në ditën e gjykimit. Për të shmangur tendencën e natyrshme të leximit të atyre pjesëve të Shkrimit që na drejtohen neve natyrshëm, Kristadelfianët kanë hartuar një program leximi të quajtur "Shoqërimi i Biblës" (jepet nga botuesit e këtij libri). Ky jep një numër kapitujsh për tu lexuar çdo ditë që rezulton në leximin e Dhjatës s Re dy herë dhe Dhjatën e Vjetër një herë brenda një viti. Me leximin e kapitujve ditë për ditë, ne mund të marrim kurajo nga mendimi që mijëra besimtarë të tjerë po lexojnë të njëjtët kapituj. Prandaj kurdo që të takohemi ne kemi një lidhje të menjëhershme; kapitujt që kemi lexuar kohët e fundit duhet të formojnë bazat e bisedave tona. |