Bazat E
BIBLËS Kapitulli 10: Jeta në Krisht Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje |
10.6 MartesaNe do ta fillojmë këtë pjesë duke marrë parasysh pozitën e atyre që janë beqarë në momentin e pagëzimit. Ka disa fragmente, të çiftëzuara me shembullin e Jezusit, Palit dhe të tjerëve, që inkurajojnë ata që janë beqarë të paktën të marrin parasysh opsionin e të mbeturit beqarë që kështu tia përkushtojnë veten tërësisht veprës së Zotit (1 Kor. 7:7-9, 32-38 krah. 2 Tim. 2:4; Mat. 19:11,12,29; Pre. 9:9). "Por edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton" (1 Kor. 7:28). Shumë prej apostujve ishin të martuar (1 Kor. 9:5), dhe martesa, siç e ka caktuar Perëndia është bërë që të sjellë shumë përfitime fizike dhe shpirtërore. "Martesa të nderohet nga të gjithë dhe (përdorimi i) shtrati martesor i papërlyer" (Heb. 13:4). "Nuk është mirë që...njeriu të jetë vetëm", përveç kur ai drejton një nivel të lartë përkushtimi në gjërat në frymë dhe prandaj Perëndia krijoi martesën (Zan. 2:18-24). Prandaj, "Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti...një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti" (Fja. 18:22; 19:14) Implikimi i këtyre vargjeve është që lejimi i dëshirave gjinore jashtë martese është kurvëri. Paralajmërimet kundër kurvërisë (marrdhënie gjinore ndërmjet njerëzish të pamartuar), shkeljes së kurorës (marrdhënie gjinore ku një ose të dyja palët janë të martuar me partnerë të tjerë) dhe çdo lloj imoraliteti janë të shpeshta gjatë gjithë Dhjatës së Re; pothuajse çdo letër i përmban ato. Të mëposhtmet janë vetëm disa prej tyre: Vep. 15:20; Rom. 1:29; 1 Kor. 6:9-18; 10:8; 2 Kor. 12:21; Gal. 5:19; Efe. 5:3; Kol. 3:5; 1 Thes. 4:3; Juda 7; 1 Pjetër 4:3; Zbu. 2:21. Parimi bazë i Zan. 2:24 zbulon mëkatin e homoseksualitetit; është qëllimi i Perëndisë që burri dhe gruaja duhet të martohen dhe bashkohen me njeri-tjetrin. Perëndia e krijoi gruan të jetë ndihmë për Adamin dhe jo një burrë tjetër. Marrëdhëniet gjinore ndërmjet burrave janë mallkuar në mënyrë të përsëritur në Bibël. Ky ishte një nga mëkatet, për të cilin Sodoma u shkatërrua (Zan. Kap.18,19); apostulli Pal e bën shumë të qartë se këmbëngulja në praktika të tilla do të shkaktojë zemërim të Perëndisë dhe përjashtim nga Mbretëria e Tij (Rom.1:18-32; 1 Kor.6:9,10). Fakti që kemi qenë një herë të përfshirë në gjëra të tilla nuk duhet të na bëjë të ndjehemi sikur jemi përtej ndihmës së Perëndisë. Ka falje me Perëndinë, që Atij ti jepet nderim me dashuri nga ata që provuan faljen e Tij (Ps. 130:4). Eklesia në Korinth pati pjesën e saj të të shthururve të penduar:"Të tillë ishin disa nga ju: por u latë (në pagëzim), por u shenjtëruat, por u shfajsuat (duke u pagëzuar) në emër të Zotit Jezus" (1 Kor. 6:9-11). |