Bazat E BIBLËS
Kapitulli 10: Jeta në Krisht
Studimi i Biblës | Lutja | Predikimi | Jeta në Kishë | Thyerja e bukës | Martesa | Miqësia | Pyetje

Digresion 32: Hajduti mbi Kryq


Hajduti i tha Jezusit:
“Zot, kujtome mua kur te vish ne Mbreterine tende. Dhe Jezusi i tha, Une po te them, Sot do te jesh me mua ne parajse” (Lk. 23:42,43).


Keto vargje kuptohen sikur pagezimi nuk eshte thelbesor per shpetimin dhe se pas vdekjes shkojme menjehere ne qiell. Pervec te gjitha fakteve te tjera qe provojne te kunderten, nje lexim me nga afer i pasazhit zbulon si me poshte:
1. Udhezimi per t’u pagezuar ne vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit u dha pas ringjalljes se Krishtit (Mk. 16:15,16). Hajduti vazhdonte te jetonte sipas Ligjit te Moisiut kur Krishti i foli.
2. Pagezimi i vertete eshte ne vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Duke pare qe kur Jezusi i foli hajdutit, asnje nga ato te dyja nuk kishte ngjare, pagezimi ne Krisht nuk ishte i mundur.
3. Pagezimi simbolizon vdekjen tone me Krishtin (Rom. 6:3-5). Hajduti ishte i vetmi person qe e beri kete ne kuptimin e vertete te fjales.
4. Eshte shume e mundur qe hajduti te ishte nje prej atyre qe qene pagezuar nga Gjon Pagezori. Shume prej te shnderruarve te tij kishin qene me pare personazhe te pandershem (Mt. 21:32). Te thuash qe hajduti nuk ishte pagezuar do te thote te argumentosh duke perdorur ate qe nuk thuhet; dhe kjo si zor te jete parim i shendoshe me te cilin te shfajesojme veten per moszbatimin e udhezimit per t’u pagezuar. Po keshtu, pasazhi nuk flet mbi fjalet ‘shpirt’ dhe ‘qiell.’
5. Hajduti i kerkoi Jezusit ta kujtonte per mire, kur Jezusi te kthehej “ne” Mbreterine e tij (R.S.V.). Prandaj, hajduti ishte ne dijeni te Ungjillit te Mbreterise se Perendise qe Jezusi kishte predikuar (Mt. 4:23). Ai e dinte qe do te kishte nje dite gjykimi kur te vendosej ajo Mbreteri dhe prandaj i kerkoi Jezusit, te cilin e dinte se do ngrihej nga te vdekurit per te qene ne fund gjykates ne ate dite, qe ta kujtonte per mire. Sigurisht hajduti nuk ishte i paditur; ai pranoi qe shpetimi ne diten e ringjalljes dhe gjykimit do te shpallej nga goja e Krishtit.
6. Jezusi u pergjigj qe hajduti do te ishte me te ne “Parajse.” Kjo fjale greqisht i referohet gjithmone nje situate ideale mbi toke. Perdoret ne lidhje me Kopshtin e Edenit, te rivendosur, qe do te shihet ne Mbreterine e ardhshme te Perendise mbi toke (Ap. 2:7). Gjate Mbreterise se Perendise, bota do t’i kthehet kushteve te ngjashme me te parajses te Kopshtit te Edenit (Jesh. 51:3; Jhz. 36:35), per shkak te largimit te mallkimit (Ap. 22:3). Dhiata e Vjeter greqisht (Septuaginti) perdor te njejten fjale greqisht per “parajse” ne lidhje me nje situate idilike mbi toke ne Koh. 2:5; Neh. 2:8; Kk 4:13; Zan. 13:10. ‘Parajsa’ eshte shoqerizuar me qiellin permes perdorimit ne letersi si p.sh. ‘Parajsa e Humbur’ e Miltonit. Premtimi i Jezusit per nje vend per hajdutin ne parajse ishte ne pergjigje te deshires se tij per te qene ne Mbreterine e Krishtit. Ne Studimin 5 kemi treguar se Mbreteria do te jete ne toke; prandaj, edhe ‘parajsa’ do te jete aty.
7. Menyra se si vargu 43 perkthehet normalisht e ben te duket sikur Krishti dhe hajduti do te ishin sebashku pikerisht ate dite ne ‘parajse.’ Por, eshte e qarte, qe Mbreteria nuk ishte vendosur ende mbi toke. Ata nuk shkuan ne Mbreterine ate dite. Jezusi shkoi ne varr (Veprat 2:32); sic kishte profetizuar, ai ishte “tri dite e tri nete ne zemer te tokes” (Mt. 12:40 krah. 16:21) pas vdekjes se tij mbi kryq. Edhe pas ringjalljes ai tha: “Mos me prek; sepse ende nuk jam ngjitur tek Ati im” (Gjn. 20:17). Keshtu, Jezusi nuk shkoi ne qiell diten qe vdiq.
Megjithate, Jezusi duke se i premton hajdutit “Sot do te jesh me mua ne parajse.” Pergjigja per kete kontradikte te dukshme duhet gjetur ne faktin qe ne tekstet origjinale hebraisht dhe greqisht te Bibles, nuk ka shenja pikesimi apo germa te medha. Eshte e mundur te rivihen shenjat e pikesimit qe te lexojme: “Jezusi i tha atij, une te them ty sot, ti do te jesh me mua ne parajse” (Lk. 23:43). Ne fakt, Perkthimi i Rotherham e vendos presjen pas “sot.” Kjo perputhet per mrekulli me kontekstin. Hajduti po i kerkonte Jezusit ta mbante mend per mire diten e gjykimit; ai ishte i ndergjegjshem qe ishte i pergjegjshem dhe do te ishte atje. Por Jezusi i dha sigurine e mrekullueshme – ‘Mund te ta them pikerisht tani! Nuk ke pse pret deri atehere per te zbuluar vendimin tim mbi ty – ti do te jesh me mua ne Mbreterine!’.
8. Nga pikat e verejtura me lart, eshte e mundur te radhiten doktrinat qe hajduti ishte e qarte se i kuptonte:
- Mbreteria e Perendise
- Ardhja e dyte e Krishtit
- Ringjallja dhe gjykimi
- Pergjegjshmeria
- Shpetimi permes besimit ne Krisht
- Ringjallja e Krishtit
- Persosmeria e Krishtit (“ky njeri s’ka bere asgje gabim”)
- Nevoja per te ndjekur Krishtin (e quajti “Zot”)
- Mekatshmeria e njeriut (“Po vuajme ate qe meritojme”)
Prandaj eshte pa vend qe ky person te perdoret si shfajesim per te menduar qe kushdo mund te shpetohet nese tregon sadopak interes ne kristianizem; duhet te kete nje lloje baze doktrinore qe ai e kishte. Pa kete, ai nuk do te kishte qene ne gjendje te ngrihej ne ate nivel besimi sic beri. Krishti nuk i beri ndonje oferte shpetimi hajdutit tjeter, qendrimi i te cilit ishte, “Nese ti je Krishti, shpeto veten dhe neve.” Ky ishte njeriu qe thote, ‘Nese ky muhabeti i Jezusit ka gje brenda, nuk e kuptoj pse une s’duhet te fitoj dicka.’ Ngaqe i mungonte te kuptuarit doktrinor ai nuk ishte ne gjendje te gjente shpetimin e vertete ne fund te diteve te tij, pavaresisht nga interesi i tij kalimtar ne Krishtin.