Digresion 31: Niveli i Dijeve qe kerkohen para Pagezimit 
       
        Shume lexues duhet te jene ballafaquar me ata te kishave ‘Ungjillore’ 
        qe arsyetojne se doktrina nuk ka rendesi per shpetimin dhe se nje pranim 
        i thjeshte gojoj se ‘Une besoj qe Jezu Krishti eshte Biri i Perendise’ 
        eshte parakushti baze per shpetimin. Ne siperfaqe, kjo tingellon e mundshme 
        per shkak te menyres se si jane regjistruar konvertimet ne Veprat, nderkohe 
        qe i bejne thirrje ideve te ‘dashurise’ dhe ‘tolerances’ qe jane fryma 
        e epokes sone. Ky studim ben nje analize me te hollesishme te rendesise 
        se doktrines. 
       
        PSE KAQ SHPEJT? 
        Nuk mund te kete dyshim qe nje lexim i shpejt i Veprat jep pershtypjen 
        qe shume pagezime u kryen vetem me pak udhezime mbi bazat e Ungjillit, 
        dhe vetem me nje pranim te shkurter te besimit ne Krishtin si Biri i Perendise. 
        Thjesht thenia e fjaleve ‘Une besoj ne Krishtin’ eshte e qarte qe nuk 
        ka kuptim si rruge per shpetimin – dhe shumica e ‘Ungjilloreve’ do pranonin 
        qe duhet te kete me shume dijeni apo vleresim ne mendjen e personit qe 
        i thote ato fjale me kusht qe ato te kene kuptim. Ky argument nuk duhet 
        te jete i veshtire per t’u provuar. Eshte e veshtire te argumentosh qe 
        pasazhet qe regjistrojne rrefimin e besimit ne Krisht si Biri i Perendise, 
        provojne qe mjafton vetem qe ato fjale te thuhen. Eshte thuajse logjike 
        e pranuar nga te gjithe qe thjesht thenia e nje fjalie te shkurter, pavaresisht 
        nga ndjenjat dhe besimet e personit, nuk mund ta vendose dike ne rrugen 
        e shpetimin. Pikat e meposhtme mund te jene te dobishme ne shpjegimin 
        e ketyre konvertimeve dukshem te shpejta: 
        ? Shkrimi ne Veprat – si ne pjesen me te madhe te Shkrimit te Shenjte 
        – eshte shume i kondensuar nga nevoja. Do te ishte ushtrim interesant 
        te lexoje me ze te larte disa prej fjalimeve te regjistruara ne Veprat 
        dhe te veresh kohen qe kerkon kjo; eshte mjaft e sigurte qe ne realitet, 
        duhet te kene marre shume me teper kohe, duke perfshire edhe shume qe 
        nuk eshte regjistruar. Ca shembuj:  
        ? Mbrojtja e Palit ne Jeruzalem kerkon kater minuta per t’u lexuar (Veprat 
        22); ajo perpara Feliksit do nje minute; perpara Agripes do kater minuta; 
        Fjalimi i Pjetrit ne Rreshajat kerkon vetem kater minuta; ajo perpara 
        Kornelit kerkon tri minuta; fjalimi i Zotit pasi ushqen 5,000 (Gjn. 6) 
        kerkon gjashte minuta; sherbesa ne mal 18 minuta. Predikimi i Pjetrit 
        ne Veprat 3:12-26 kerkon afro dy minuta per t’u lexuar me ze te larte; 
        por ne realitet, ishte e bollshme qe te dilte lajmi mbi permbajtjen e 
        predikimit te tij, te cohej tek “prifterinjte, kreu i faltores dhe tek 
        saducenjte” dhe qe keta te vinin ne vendngjarje (Veprat 4:1). Permbajtja 
        e predikimit te Palit ne Efes eshte regjistruar shkurt; me vone, njerezit 
        e qytetit u ankuan se mesimi i tij kish qene “qe ata te mos ishin perendi, 
        te cilet behen me duar” (Veprat 19:26); por kjo pjese e mesazhit te tij 
        nuk eshte regjistruar ne permbledhjen e shkurter qe pershkruan predikimin 
        e tij “gjerat ne lidhje me Mbreterine e Perendise…fjala e Zotit Jezus” 
        (Veprat 19:8,10). Por, predikimi i Mbreterise se Perendise dhe lartesia 
        e Zotit Jezus te lartesuar kerkonte qe njerezve t’u mesohej te hiqnin 
        dore nga bestytnite e rreme te njerezve. Prandaj, Deklarata Kristadelfiane 
        e Besimit i permban te dyja propozimet pozitive te doktrines, si dhe doktrinat 
        qe, per pasoje, duhen refuzuar nese keto besohen vertet. 
        ? Keshtu, fakti qe nuk permenden ‘udhezime’ me te gjata per kandidatet 
        per pagezim nuk perben prove qe ai nuk ndodhi. Nje argument nga heshtja 
        eshte shume i dyshimte ne kete rast. 
        ? Ka arsye per te besuar qe pagezimi ne mase i cifuteve ne Jeruzalem ne 
        fillimin e krishterimit ishte nje rast i vecante. Kur Pjetri u ben thirrje 
        qe te pendohen e te pagezohen, turmat, tha ai, tashme e kishin degjuar 
        predikimin e Jezusit (Veprat 3:20). Ai po u kerkonte te pranonin ne praktike 
        nje mesazh te e kishin degjuar me pare. Nuk ka fakte qe metoda te tilla 
        dhe pagezime ne mase te jene kryer me vone ne shekullin e pare. Nese shnderrimet 
        do te kishin vazhduar ne ate ritem atehere i gjithe Jeruzalemi do te kishte 
        qene kristian brenda pak vjetesh. Fakti qe keta njerez ishin cifute do 
        te nenkuptonte qe ata kishin dije te mjafte per Dhiaten e Vjeter dhe per 
        menyrat e Perendise. Thellesia e Letres Hebrenjve dhe letrat e Pjetrit 
        tregojne qe lexuesit e tyre ishin ne gjendje te kuptonin aludimet e shumta 
        qe bejne ato per Dhiaten e Vjeter. Eshte per t’u habitur qe ne Hebrenjve, 
        Melkicedeku pershkruhet si qumeshti i fjales. Shkruesit i vjen keq qe 
        nuk mund te hynte ne me shume hollesi mbi te per shkak te papjekurise 
        se tyre shpirterore (Heb. 5:11,12). Kjo tregon nivelin e dijes se tyre 
        ne kohen e shnderrimit te tyre, nderkohe qe Pali i akuzon se nuk jane 
        rritur shume qysh nga ajo kohe. Duket se ato letra ishin shkruar se pari 
        per kleriket e Jeruzalemit, shumica e te cileve do te qene pagezuar ne 
        ditet e para te regjistruara ne fillim te Veprat.  
        ? Shpresojme te tregojme qe predikimi i emrit te Krishtit dhe pranimi 
        i tij sic pershkruhet ne Veprat ishte ekuivalent me te kuptuarit e nje 
        mase shume te hollesishme doktrine. 
        ? Nga 1 Kor. 1:17 do te dukej se Pali (dhe apostuj te tjere?) operonin 
        me nje ekip te efektshem udhezuesish dhe pagezuesish, me qellim qe ai 
        te harxhonte nje kohe relativisht te shkurter ne cdo vend ku predikonte. 
        ? 1 Kor. 15:24-28 paraqet informacionin tone te vetem solid mbi ngjarjet 
        ne fund te Mijevjecarit, megjithate per keto fakte Pali flet si te perbenin 
        dije te zakonshme baze midis lexuesve te tij. Nderkohe qe doktrinat baze 
        te besimit jane regjistruar te gjitha ne Bibel, ka gjasa qe te jete dhene 
        me shume mesim per to ne kishen e hershme dhe ne deshmine e tyre para 
        Ungjillit ne krahasim me sa eshte regjistruar. 
        EMRI I JEZUSIT 
        Emri i Perendise perfshin shume mesim per Ate dhe menyrat e Tij – Emrat 
        dhe titujt e Perendise shprehin karakterin dhe qellimin e Tij. Emri i 
        Jezu Krishtit gjithashtu nuk eshte thjesht nje thirrje, por nje pohim 
        me i thelle i doktrines.  
        Besimi ne emrin e Jezusit paralelizohet me te qenit i pagezuar (Gjn. 3:5,18,23). 
        Gal. 3:26,27 e ben besimin ne Krisht te lidhur pandashmerisht me pagezimin 
        ne te: “Ju jeni te gjithe femije te Perendise permes besimit ne Krishtin 
        Jezus. SEPSE ju u bashkuat me Krishtin, kur u pagezuat ne emrin e Krishtit.” 
        Shembuj te metejshem te kesaj lidhjeje midis besimit dhe pagezimit gjendet 
        ne Veprat 19:4; 10:42 krah. 48; 2:37,38; Lk. 24:47. Apoloni “e njihte” 
        pagezimin e Gjonit (Veprat 18:25), cka tregon se pagezimi nuk eshte thjesht 
        nje akt, por ka te beje me njohjen e nje mesimi te caktuar. 
        “Filipi…u predikoi Krishtin atyre” (Veprat 8:5) tingellon sikur ai thjesht 
        u tha ‘Besoni ne Jezusin;’ por “Krishti” perkufizohet ne Veprat 8:12: 
        “Kur e besuan Filipin tek u predikonte gjerat ne lidhje me Mbreterine 
        e Perendise dhe emrin e Jezu Krishtit, ata u pagezuan.” Vereni qe “gjerat” 
        eshte ne shumes; jo thjesht nje pohim i shkurter mbi Krishtin; dhe te 
        ‘predikosh Krishtin’ perfshinte edhe doktrinen e pagezimit. Gjn. 6:40 
        na tregon se eshte vullneti i Perendise “qe e shohin (kuptojne) Birin 
        dhe besojne ne te, te kene jeten e perjetshme;” ndersa me pas Jezusi thote 
        qe “Kush eshte gati ta degjoje Perendine, do te njohe doktrinen” (Gjn. 
        7:17). Keshtu, njohja e doktrines eshte e njejte me ‘shikimin’ e Birit. 
        Fjalet e Krishtit “I ndoqet udhezimet e mia, dhe u treguat besnike ndaj 
        emrit tim” (Ap. 3:8) gjithashtu tregojne qe fjala e Krishtit eshte paralel 
        me emrin e tij. Pra, besimi ne Krisht eshte nje proces i te kuptuarit 
        pasuar nga bindja, dhe jo nje pranim i shpejte gojor ‘Une besoj ne Krishtin.’ 
        Kjo mbeshtetet nga Gjn. 6:35: “Kush vjen tek une, nuk do te kete me uri; 
        dhe kush beson ne mua, nuk do te kete me etje”, e cila e barazon besimin 
        ne Krisht me ardhjen tek ai – cka tregon qe besimi eshte nje proces. 
        Prandaj predikimi i “Krishtit” kerkonte nje seri doktrinash. “Krishti” 
        eshte dhene per doktrinen mbi Ate (2 Kor. 11:4; Gal. 1:8; 2 Gjn. 7-12), 
        dhe per gjerat e Mbreterise se Tij (Mk. 10:29 krah. Lk. 18:29 dhe Mt. 
        16:28 krah. Mk. 9:1). Lk. 9:11 pershkruan Krishtin tek predikon Ungjillin 
        e Mbreterise se Perendise (krah. Mt. 4:23), ndersa rrefimi paralel ne 
        Mk. 6:34 i referohet Atij tek u meson atyre “shume gjera.” Ungjilli perfshin 
        “shume gjera” – jo thjesht nje pohim te shkurter mbi Krishtin qe mund 
        te behet brenda nje minute. Keshtu, lexojme fraza si, “Kur ia kishin predikuar 
        ungjillin qytetit, u kishin mesuar shume njerezve” (Veprat 14:21), duke 
        barazuar predikimin dhe mesimin. Nje gjuhe e tille do te ishte e panevojshme, 
        nese Ungjilli ishte vecse pak pohime te thjeshta. Predikimi i Palit ne 
        Berea beri qe njerezit t’i kerkonin Shkrimet e Shenjta cdo dite (kopjet 
        e Dhiates se Vjeter ne sinagoga?) per te kontrolluar ate qe u kishte mesuar 
        Pali (Veprat 17:11). Ungjilli i mesuar nga Pali, per rrjedhoje, bazohej 
        teresisht mbi Dhiaten e Vjeter, dhe njerezit besonin vetem pas procesit 
        te studimit te Bibles pasi degjonin Palin – “Prandaj shume prej tyre besuan” 
        (Veprat 17:12). Kur merremi me njerez qe kane pak dije per Biblen dhe 
        shpesh nuk e shfletojne cdo dite pas nje diskutimi, nuk eshte per t’u 
        cuditur qe koha e udhezimit eshte shume me e gjate se ne shekullin e pare. 
        “Kush beson qe Jezusi eshte Krishti, eshte femije i Perendise” (1 Gjn. 
        5:1) korrespondon qartas me vargje si “Me vullnetin e Tij te mire, na 
        e dha jeten e re nepermjet fjales te se vertetes” (Jakobi 1:18), “Ju u 
        bete njerez te rilindur…permes fjales se Perendise…fjala qe ju predikohet 
        permes Ungjillit” (1 Pet. 1:23,25). Kjo tregon se per te besuar qe Krishti 
        eshte Biri i Perendise eshte esenca e faktit qe dikush e ka kuptuar Ungjillin 
        qe gjendet ne fjalen e Perendise. 
        MBRETI I MBRETERISE 
        Theksi mbi ‘besimin ne Krisht’ behet me kuptimplote sapo vleresohet qe 
        titulli ‘Krisht’ mund te lexohet si fjale sinonime me Mbreterine e Krishtit 
        ne disa pasazhe. Keshtu, Zoti yne u tha farisejve se nuk kishin pse silleshin 
        rrotull duke kerkuar qe te vinte Krishti, sepse ai tashme qendronte ne 
        mes tyre. Kete e shpreh ne fjalet “…Mbreteria e Perendise eshte (A.V. 
        anefaqe) mes jush” (Lk. 17:21), cka tregon “Mbreterine” te barazohet me 
        mbretin e Mbreterise. Predikimi i Gjonit se Mbreteria e Perendise ishte 
        prane, per rrjedhoje, i referohet sinjalizimit te tij per shfaqjen e Krishtit. 
        Fraza “Mbreteria e qiellit” ne Mt. 3:2 jepet nga Diaglott” “Madheria mbreterore 
        e qiejve,” d.m.th. Krishti. Po keshtu, ne Lk. 17:21 “Mbreteria e Perendise” 
        eshte “Madheshtia Mbreterore e Perendise” ne personin e Jezu Krishtit. 
        Guri qe goditi imazhin e Nebukadnecarit perfaqeson Mbreterine e Perendise 
        (Dan. 2:44); eshte guri/Mbreteria ajo qe “do te beje copa dhe do shkaterroje 
        te gjitha keto mbreteri (te tjera,” duke treguar qe guri eshte Mbreteria 
        kur e copeton imazhin, por edhe pas shkaterrimit. Ne te njejten linje, 
        historia e Jehezkelit per vreshtin pershkruan nje bisk “te bute” nga maja 
        qe keputet dhe mbillet, qe te behet nje peme e madhe, “dhe ne te do te 
        banojne gjithfare zogjsh” (Jhz. 17:22,23). Kjo duhet t’i referohet Krishtit, 
        “bima e bute” e Jesh. 53:2; megjithate, ka lidhje te dukshme me historine 
        e Tij per faren e mustardes, ne te cilen Mbreteria e perendise perqaset 
        me nje fare te vogel qe u rrit e u be nje peme e madhe, nen te cilen erdhen 
        te jetonin te gjitha llojet e zogjve. Kjo lidhje midis fjales se Mbreterise 
        dhe Vete Jezusit personalisht tregon se Ai e shihte Veten si fjalen e 
        gjalle te Mbreterise. Ne driten e kesaj, eshte e kuptueshme qe ‘te besuarit 
        ne Krisht’ dhe te besuarit ne Ungjillin e plote te Mbreterise se Perendise 
        jane identike. 
        CFARE ESHTE UNGJILLI? 
        Tani vijme te diskutojme me me hollesi se cfare quhej doktrine esenciale 
        mes besimtareve te shekullit te pare. Duhet pranuar qe ne kohet e Dhiates 
        se Re ekzistonte nje trup doktrine qe ishte pak a shume ekuivalent me 
        “Deklaraten e Besimit” tonen. Nje tjeter faktor i rendesishem per t’u 
        mbajtur mend ishte ekzistenca e vellezerve me dhuntine e profecise – ‘para-tregimit’ 
        te zbuleses se drejtperdrejte nga Perendia nen frymezimin. Ka arsye per 
        te besuar qe me kalimin e kohes disa prej ketyre deklarimeve te frymezuara 
        iu shtuan ketij trupi doktrine. 
        NJE TRUP DOKTRINE 
        Pali mund te thoshte qe ata ne kleriket e Romes te pakten “degjuan nga 
        zemra ate forme doktrine qe iu mesua” (Rom. 6:17) perpara pagezimit te 
        tyre. Fjala greqisht per “forme” eshte e njejta e perkthyer si “shembull” 
        dhe “model” – si t’i referohej nje trupi mesimesh qe ishte kopjuar tjeterkund. 
        Referimi nga Pali ndaj kesaj tregon rendesine te kuptuarit te nje trupi 
        te percaktuar mesimesh perpara pagezimit, dhe gjithashtu se nuk ishin 
        thjesht ca pohime te shkurtra qe permendeshin perpara pagezimit. Disa 
        brenda tyre do te kishin “nje forme pershpirtshmerie, por do ta mohonin 
        fuqine e saj” (2 Tim. 3:5), ndoshta duke sugjeruar qe ata mund te zbatonin 
        doktrinat baze te besimit, por nuk do te njihnin fuqine reale te se Vertetes 
        ne jetet e tyre te perditshme. Pali mund t’u kujtonte Galatasve se “Jezu 
        Krishti u ishte paraqitur fare qarte, ishte kryqezuar mes jush” (Gal. 
        3:1). Fjala greqisht per “paraqitur” do te thote fjaleperfjale ‘pershkruar 
        ne fjale te shkruara,’ sikur udhezimi fillestar i Galatasve ishte bere 
        permes ndonje forme te shkruar apo udhezuesi.  
        Kur perkufizonte doktrinen e ringjalljes, Pali mund te thoshte: “Une ju 
        kam percjelle…ate qe kam marre edhe vete, si vdiq Krishti…” (1 Kor. 15:3), 
        duke treguar se i qe bere nje zbulese mbi keto gjera, dhe ua kishte percjelle 
        atyre si doktrine qe duhej pranuar si themelore. 2 Pjt. 2:21,22 pershtatet 
        mjaft mire ketu: “Per ta do te kishte qene me mire qe te mos e kishin 
        njohur udhen e drejte sesa…t’i kthenin shpinen mesimit te shenjte qe u 
        qe percjelle. Por…derri qe u la (ne pagezim) (i eshte kthyer) zhgerryhet 
        perseri.” Ketu “udha” dhe “mesimi i shenjte” qe iu “percollen” atyre shoqerohen 
        me larjen e pagezimit, sikur udha dhe mesimi te njiheshin perpara pagezimit. 
        Kemi treguar qe perpara pagezimit nuk ishte vetem nje mesim qe duhej kuptuar; 
        prandaj “mesimi” ne njejes mund te sugjeroje se ekzistonte nje trup mesimesh 
        te percaktuara shume qarte qe duhej kuptuar perpara pagezimit. Ka disa 
        pasazhe qe flasin mbi ‘marrjen’ e mesimit mbi doktrinen dhe “Ungjillin.”: 
        Gal. 1:9,12; Fil. 4:9; Kol. 2:6; 1 Sel. 1:6; 2:13; 4:1. Kjo konfirmon 
        qe ‘ungjilli’ perbehej nga nje trup specifik mesimesh qe ishin ‘marre’ 
        fillimisht nga apostujt dhe pastaj nga ata qe mesonin.  
        “BESIMI/FEJA” 
        Juda flet gjithashtu per “besimin e transmetuar nje here (e mire) popullit 
        te Perendise” (Juda 3). Keshtu, “Besimi” eshte paralel me “formen e doktrines” 
        qe iu percoll perpara pagezimit dhe do te kishte qene nje tjeter fraze 
        ne fjalorin e shekullit te pare qe i referohej ketij trupi doktrine. Keshilla 
        e Palit per te “qendruar ne shpresen qe besuam” (Heb. 10:23) mund t’i 
        aludoje punes se tyre ne publik per besimin ne “fene” perpara pagezimit. 
        Ruajtja e “fjales besnike” (Tit. 1:9) do t’i referohej se pari mbeshtetjes 
        se kesaj “Deklarate besimi” qe u ishte mesuar ne fillim. “Besimi i perbashket” 
        (Tit. 1:4) tregon se si ky trup doktrine ndahej nga te gjithe besimtaret; 
        kishte vetem “nje fe” (Ef. 4:5). “Feja” dhe emri i Krishtit lidhen ne 
        Veprat 3:16. Kemi pare qe emri i Krishtit eshte nje tjeter emer per te 
        njejtin mesim qe permbahet ne “fene.” Si nga ana praktike (1 Tim. 6:10) 
        ashtu dhe nga doktrina (1 Tim. 4:1) Pali paralajmeronte se disa do “te 
        largoheshin nga feja.” Faza e pare ne ate largim do te ishte thenia se 
        “feja” ishte e pamundur te perkufizohej. 
        CESHTJE TE PRAKTIKES 
        Ceshtjet e praktikes ishin gjithashtu pjese e ketij trupi doktrine. “Besimi 
        ne Krisht” perfshinte arsyetimin mbi “pafajesine, vetepermbajtjen dhe 
        gjykimin e ardhshem” (Veprat 24:24,25). Pali flet ne udhezimet mbi thyerjen 
        e bukes sic ben per mesimin ne lidhje me Paul ringjalljen: “Kam marre 
        nga Zoti ate qe ju percjell edhe juve” (1 Cor. 11:23). Duket se ka pasur 
        nje grup i ketyre gjerave praktike, te cilat Pali me pas i zgjeroi per 
        te perfshire mesimin mbi vendin e motrave ne bashkesi: “Ju…u bindeni udhezimeve 
        qe ju percolla. Por duhet t’ju them qe…kreu i gruas eshte burri…” (1 Kor. 
        11:2,3). Kjo tregon qe shpjegimi i ketyre gjerave duhet te ndodhe perpara 
        pagezimit, dhe se ishin pjese e trupit te doktrines mbi te cilin kembengulej 
        ne shekullin e pare. Fjala greqisht per “udhezime” perkthehet edhe “tradite” 
        ne 2 Sel. 3:6 dhe 2:15: “Shmanguni…nga cdo bashkebesimtar qe jeton…jo 
        sipas udhezimit qe mori nga ne…rrini te patundur, dhe mbeshtetuni tek 
        traditat qe ju jane mesuar, qofte me fjale (te frymezuar, profetike), 
        qofte me leter.” Keto tregojne rendesine jetesore te qendrimit pas ketij 
        trupi mesimesh, dhe nevojes per t’u ndare nga ata qe nuk i binden atij: 
        “Duke ruajtur fjalen besnike (nje tjeter pershkrim i po ketij korpusi 
        doktrine) sic i eshte dhene, qe te jete ne gjendje edhe te shtyje e te 
        binde kundershtaret” (Tit. 1:9).  
        E dime qe kishte “profete false” ne bashkesite e hershme, qe pretendonin 
        te kishin zbulesa nga Perendia mbi doktrinen qe u duhej shtuar trupit 
        te pranuar te mesimeve. Keshtu Pali thekson se cfare jane “fjalet besnike” 
        te zbuleses se frymezuar te doktrines (Tit. 1:9; 3:8; 2 Tim. 2:11; 1 Tim. 
        4:9), te cilat “jane te denja per t’u pranuar plotesisht” (1 Tim. 1:15; 
        4:9) – d.m.th. ne trupin e doktrines qe permban “fene.” Prandaj Gjoni 
        paralajmeronte qe te mos “Besojne…cdo shpirt” qe pretendonte frymezim 
        (1 Gjn. 4:1).  
        HOLLESI SPECIFIKE 
        Te meposhtmet jane shembuj te qarte ku mesoheshin doktrina pervec ‘besimit 
        ne Krisht’ si pjese e Ungjillit qe duhej kuptuar perpara pagezimit: 
        ? “Perendia do t’i gjykoje sekretet e njerezve permes Jezu Krishtit sipas 
        Ungjillit tim” (d.m.th. atij qe predikoi Pali; Rom. 2:16). Doktrina e 
        karrikes se gjykimit dhe pergjegjesise konsiderohet te jete nje ‘parim 
        i pare’ – shih edhe Veprat 24:25; Heb. 6:1,2. 
        ? Ideja qe rrethprerja ishte e nevojshme per shpetim u pershkrua nga Pali 
        si “nje tjeter Ungjill” (Gal. 1:6). Pra, dijenia se nuk duhet ta zbatojme 
        Ligjin e Moisiut, p.sh. Shabatin, eshte pjese e te kuptuarit te Ungjillit 
        te Vertete. 
        ? “Ungjilli i Mbreterise” nuk eshte vetem mbi Krishtin por edhe mbi Mbreterine 
        e tij te ardhshme; Jesh. 52:7 (krah. Rom. 10:15) pershkruan predikuesin 
        e Ungjillit qe flet per kohen kur Cionit mund t’i thuhet “Perendia yt 
        mbreteron” – d.m.th. ne Mbreterine. 
        ? Te kuptuarit e duhur te ‘pikave me te holla’ te natyres se Krishtit 
        ishte nje ceshtje shoqerimi (2 Gjn. 7-10); per shkak te kesaj Ungjilli 
        perfshinte “gjerat,” shumes, mbi Krishtin (Veprat 8:12). Edhe nje here, 
        thjesht te thenit se besojme ne Krisht nuk mjafton. 
        ? Rendesia e premtimeve mbi Mbreterine eshte pjese jetesore e Ungjillit; 
        permes premtimeve Ungjilli iu predikua Abrahamit (Gal. 3:8) dhe Izraeliteve 
        (Heb. 4:2). Keshtu, Pali fliste mbi predikimin e tij mbi premtimet qe 
        iu bene Davidit si “fjala e ketij shpetimi” (Veprat 13:23,26). Prandaj, 
        ato ishin pjese jetesore e mesazhit te shpetimit. Keshtu, ai thote: “Ne 
        ju deklarojme (e njejta fjale e perkthyer ‘predikojme’ tjeterkund) juve 
        lajmin e mire (Ungjillin) te premtimit qe iu be edhe te pareve” (Veprat 
        13:32 V.R.). Ne menyre te ngjashme, Rom. 1:1-4: “Ungjilli i Perendise…ne 
        lidhje me Birin e Tij Jezu Krisht, i cili eshte pasardhes i Davidit”. 
        Per te kuptuar premtimet kerkohet nje dije e caktuar mbi historine e Izraelit. 
        Nje studim i predikimit te Palit ne Antioki ne Veprat 13 e tregon ate 
        tek pervijon historine e Izraelit duke vene theks te vecante mbi premtimet, 
        duke theksuar se si u permbushen ne Jezusin. Keshtu, predikimi i tij bazohej 
        mbi historine e Izraelit, dhe ishte ajo qe mund te quanim ‘shpjegues,’ 
        duke u mbyllur me nje paralajmerim te pasojave ne kohen e gjykimit per 
        mospergjigjen ndaj fjales qe ai predikonte (Veprat 13:40,41). Edhe permbajtja 
        e predikimit tone duhet te jete e ngjashme. 
        PERFUNDIME 
        Sado ta theksojme rendesine e kesaj, prape nuk eshte teper. “Kujdes per 
        jeten tende dhe per mesimin (doktrinen); kontrolloji vazhdimisht: sepse 
        duke bere kete ke shpetuar veten, por edhe ata qe te degjojne ty” (1 Tim. 
        4:13-16). Eshte e qarte qe listat e doktrinave te rendesishme si ato te 
        dhena ne Shtojcen 1 te ketij libri nuk jane te frymezuara, por sipas mendimit 
        te autorit, duket nje permbledhje e ndershme e shume ceshtjeve specifike 
        te permendura ne pasazhet e Bibles qe flasin per gjera qe jane pjese e 
        “besimit,” “traditave,” etj. Shpresojme qe ky studim te kete treguar qe 
        ka nevoje patjeter per trup doktrine qe te gjithe e pranojme dhe nuk hezitojme 
        te afirmojme besnikerine tone ndaj tij. Permbajtja e ketij trupi doktrine 
        duhet te permbaje udhezimet tona per kandidatet per pagezim, dhe do te 
        ishte e ndershme para tyre qe te kontrollohej permes diskutimit perpara 
        zhytjes se tyre nese e kuptojne plotesisht ate qe u eshte mesuar. Shpesh 
        besimtaret nxiteshin te mbaheshin pas “besimit” (fese) ne kohe problemesh. 
        “Themeli i Perendise eshte i sigurte.” Familjariteti yne me parimet e 
        para, me menyren se si qellimi i plote i Perendise qendron, duhet te jete 
        nje nxitje ne vetvete per ne. Vetem me ane te predikimit apo ristudimit 
        te rregullt te ketyre gjerave, ky perfitim dhe ndjenje e thelle sigurie 
        do te jene tonat, ne menyre qe ashtu si Pali ne oren e tij te erresires 
        dhe vetmise, te mund te themi: “Pershkova gjithe largesine, qendrova besnik 
        deri ne fund…E di kujt i besova, dhe jam i bindur se ate qe me besoi (jeten 
        tone, gjithcka tonen) deri ne ate dite” (2 Tim. 4:7; 1:12). 
        PRANIMI I ZOTIT JEZUS 
        “Nese ti pranon me goje Zotin Jezus, dhe beson ne zemren tende se Perendia 
        e ka ringjallur nga te vdekurit, atehere do te shpetohesh” (Rom. 10:9). 
        Duhen vene ne dukje sa me poshte: 
        ? Per te kuptuar ringjalljen e Krishtit duhet njohuri per mesimet e Bibles 
        mbi ferrin dhe natyren e njeriut. 
        ? Rom. 10:8,9 duken se jane paralel me v.13: “Kushdo qe do ta therrase 
        (mbi vete, greqisht) emrin e Zotit do te shpetohet.” Pali pershkruhet 
        si ne pagezim dhe therret mbi vete emrin e Zotit (Veprat 22:16); vetem 
        pagezimi na jep hyrjen ne emrin e Zotit (Mt. 28:19). 
        ? Pasi eshte theksuar rendesia e pagezimit disa kapituj me pare ne Romakeve 
        6, eshte e pamundur qe Pali tani te predikonte se ishte i panevojshem 
        per shpetimin ne kapitullin 10. 
        ? Rom. 10:9 ka perpara v.6-8: “Nuk ka nevoje te pyesesh, Kush do ngjitet 
        ne qiell…Kush do te zbrese ne boten e te vdekurve?…por cfare thote? Fjala 
        eshte prane teje, ne gojen tende, ne zemren tende: eshte fjala per lajmin 
        e besimit qe ne predikojme”. Prandaj “Fjala e besimit” ishte ajo qe duhej 
        pranuar, dhe eshte paralel me “Zotin Jezus” ne v.9. Kemi pare se “besimi” 
        pershkruan te gjithe trupin e doktrines qe perbente Ungjillin. Pali citon 
        nga Br. 30:11-14: “Ligji qe po ju jap sot…nuk eshte ne qiell, as ne skaj 
        te botes (‘ne thellesi’)…por fjala eshte shume prane jush.” Ai duket se 
        e interpreton “fjala…ky ligj” si t’i referohet Krishtit. Ne te njejten 
        menyre qe nese izraelitet e mbanin fjalen do te bekoheshin (Br. 30:16), 
        ndaj nese izraelitet e rinj e besonin fjalen mbi Krishtin, edhe ata do 
        te shpetoheshin. Pranimi i Krishtit me goje, per rrjedhoje, i korrespondon 
        qenies dakort me kete mesim mbi Krishtin. “Nese e degjoni zerin e Zotit” 
        (Br. 30:10) perputhet me Rom. 10:9: “Nese pranon me gojen tende Zotin 
        Jezus.” Perseri, kjo paralele tregon qe “Zoti Jezus” eshte nje titull 
        qe permbledh mesimin baze te fjales se Perendise. 
      
  |