Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

Digression 29: A u lind Jezusi me 25 Dhjetor?


Nje tjeter gabim madhor i krishterimit eshte ai ne lidhje me ditelindjen e Jezusit. Barinjte po flinin ne fushe me batetite ne kohen e lindjes se Krishtit (Lk. 2:8); ata nuk do ta kishin bere kete ne kohen e krishtlindjeve, gjate dimrit. The Jerusalem Post dhe gazeta te tjera izraelite shpesh kane kryetituj ne dhjetor qe tregojne se si debora ka paralizuar Jeruzalemin.
25 dhjetori ne origjine ishte data e festes pagane ne Europen para-kristiane. Veprat e Apostujve regjistrojne se si kristianet e vertete u persekutuan keq nga paganet per hir te besimeve te tyre. Here pas here apostujt paralajmeronin se per shkak te kesaj, kristianet do te adoptonin besime pagane, per t’u dhene atyre mundesi qe ta benin fene e tyre me te pranueshme per paganet rreth tyre (p.sh. Veprat 20:30; 1 Gjn. 2:18; 2 Sel. 2:3; 2 Pjt. 2:1-3). Adoptimi i 25 dhjetorit si nje feste kristiane eshte nje shembull paresor i kesaj. Pemet e krishtlindjeve, veshtullat, etj. mund te datojne te gjitha tek ritet pagane te praktikuara me 25 dhjetor.
Nga kjo rrjedh qe kristianet e vertete nuk duhet te festojne ditelindjen e Krishtit me 25 dhjetor. Ne praktike, besimtaret e vertete, do te perdorin festat me publike, p.sh. krishtlindjet, per te ndare miqesine sebashku kudo te jete e mundur.