Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

9.1 Rëndësia Jetike E Pagëzimit

Disa herë në kapitujt e mëparshëm ne kemi përmendur rëndësinë jetike të pagëzimit; është hapi i parë i bindjes ndaj lajmit të Ungjillit. Heb. 6:2 flet për pagëzimin si një nga doktrinat më bazë. Ne e kemi lënë pa marrë parasysh deri tani, sepse pagëzimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm pas një kuptimi të saktë të të vërtetave bazë, që përbëjnë Ungjillin. Ne tani e kemi përfunduar studimin e këtyre; në qoftë se ti dëshiron bëhesh vërtet i(e) shoqëruar me shpresën e madhe, që ofron bibla nëpërmjet Jezu Krishtit atëhere pagëzimi është një domosdoshmëri absolute.

"Shpëtimi është i Judenjve" (Gjon 4:22) në kuptimin që premtimet lidhur me shpëtimin iu bënë vetëm Abrahamit dhe farës së tij. Ne mund t’i kemi këto premtime të bëra ndaj nesh vetëm në qoftë se bëhemiFarë, duke u pagëzuar Krisht (Gal. 3:22-29).

Prandaj Jezusi i urdhëroi qartë pasuesit e tij:"Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin (që përmbahet në premtimet ndaj Abrahamit - Gal. 3:8) çdo krijese. Ai që beson dhe është pagëzuar do të jetë i shpëtuar" (Mark 16:16). Pasqyrimi mbi këtë fjalën "dhe" zbulon se besimi vetëm në ungjillin nuk mund të na shpëtojë; pagëzimi nuk është thjesht një shtesë fakultative në jetën Kristiane, është një parakërkesë jetike për shpëtimin. Kjo nuk është për të thënë që vetëm veprimi i pagëzimit do të na shpëtojë; duhet të ndiqet nga një bindje jetësore e vazhdueshme ndaj Fjalës së Perëndisë. Jezusi theksoi këtë:"Në të vërtetë, në të vërtetë, po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga fryma, nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë" (Gjon 3:5).

Kjo lindje "e (Greqisht 'nga') ujit" e ka fjalën për një person që del nga ujërat e pagëzimit; pas kësaj, ai duhet të lindë përsëri në frymë. Ky është një proces i vazhdueshëm: "Jeni ringjizur...me anë të Fjalës së Perëndisë" (1 Pjetër 1:23). Pra, është nëpërmjet përgjigjes sonë të vazhdueshme ndaj Fjalës së Frymës, që ne lindemi në frymë (shih Kapitullin 2.2).

Ne jemi "pagëzuar Krisht" (Gal. 3:27), emrin e tij (Vep. 19:5; 8:16; Mat. 28:19). Vini re që ne jemi pagëzuar në Krishtin - jo në Kristadelfianët ose ndonjë organizatë tjetër njerëzish. Pa pagëzimin ne nuk jemi "në Krisht" dhe prandaj, të pashpëtuar nga vepra e tij shpëtuese (Vep. 4:12). Pjetri thur një shëmbëlltyrë të fuqishme rreth këtij fakti: ai vë në ngjashmëri arkën në kohën e Noes me Krishtin, duke treguar se ashtu si arka shpëtoi Noen dhe familjen e tij nga gjykimi që erdhi midis mëkatarëve, ashtu edhe pagëzimi në Krishtin do të shpëtojë besuesit nga vdekja e përjetshme (1 Pjetër 3:21). Noeu duke hyrë në arkë është si ne duke hyrë në Krishtin nëpërmjet pagëzimit. Të gjithë ata jashtë arkës u shkatërruan nga përmbytja; qendrimi pranë arkës ose të qënurit mik i Noeut ishte pa lidhje. E vetmja mënyrë shpëtimi është dhe ishte të jesh brenda Krishtit/arkës. Është evidente që ardhja e dytë, që e tipizon përmbytja (Lluka 17:26,27), është pothuajse mbi ne. Prandaj hyrja në Krishtin/arkën me anë të pagëzimit është një urgjencë sipërore. Fjalët njerëzore vërtetë nuk arrijnë ta bëjnë të qartë këtë ndjesi të urgjencës; lloji Biblik i hyrjes në arkë në kohën e Noeut është më i fuqishëm.

Kristianët e hershëm iu bindën urdhërimit të Krishtit për të udhëtuar në mbarë botën që të përhapnin Ungjillin dhe të pagëzonin; libri i Veprave është dokumenti i kësaj. Një provë e rëndësisë jetike të pagëzimit gjendet në mënyrën se si ky dokumentim thekson sa menjëherë njerëzit u pagëzuan pasi pranuan Ungjillin (p.sh. Vep. 8:12, 36-39; 9:18; 10:47; 16:15). Ky theksim është i kuptueshëm sapo të vlerësohet që pa pagëzim Mësimi ynë i Ungjillit është i kotë; pagëzimi është një fazë jetësisht e nevojshme për t’u kaluar në rrugën për shpëtim. Në disa raste shënimi i frymëzuar duket se thekson se, megjithë shumë arsye njerëzore për të vonuar pagëzimin dhe shumë vështirësi në kryerjen e veprimit, është aq e rëndësishme saqë njerëzit bënë çdo përpjekje për të mposhtur të gjitha këto me ndihmën e Zotit.

Rojtari i burgut në Filipi ngeci papritur në krizën e jetës së tij nga një tërmet masiv, që shpërtheu tërësisht burgun e tij të një sigurie të lartë. Të burgosurit patën rast me bollëk të arratiseshin - diçka që do t’i kishte kushtuar jetën. Besimi i tij në Ungjillin atëhere u bë i vërtetë, kaq shumë saqë "në të njëjtën orë të natës (ai) u pagëzua...menjëherë" (Vep. 16:33). Në kishte njeri me arsye për të vonuar pagëzimin, ai ishte. Tërmeti më i keq në Greqi në 3,000 vjet, një turmë të burgosurish të eksituar në prag të shënimit në histori të arratisjes më dramatike nga burgu, dhe kërcënimi i egzekutimit për neglizhencë të detyrës së tij qw i rrinin mbi kokw, megjithatë ai pa qartësisht cili ishte i vetmi veprim më i rëndësishëm për t’u përmbushur në tërë jetën e tij dhe paracaktimin e përjetshëm. Kështu ai mbikaloi problemet e atypëratyshme të botës së tij rrethuese (d.m.th tërmetin), presionet e punësimit të tij ditor dhe tronditjen intensive në të cilën ndodhej - për t’u pagëzuar. Shumë prej kandidatëve hezitues për pagëzimin mund të marrin frymëzim të vërtetë nga ky burrë. Që ai mundi të bënte një veprim besimi të tillë është provë e mjaftueshme që ai tashmë kishte një dituri të hollësishme të ungjillit, duke qenë se besim i tillë i vërtetë vjen vetëm nga dëgjimi i Fjalës së Perëndisë (Rom. 10:17 krah. Vep. 17:11).

Vep. 8:26-40 shënon se si një zyrtar Etiopas po studionte Biblën e tij ndërsa udhëtonte në karrocë përmes shkretëtirës. Ai takoi Filipin, që ia shpjegoi Ungjillin gjerësisht, duke përfshirë kërkesën e pagëzimit. Po të flisnim prej njeriu, duhet të jetë dukur e pamundur t’i bindesh urdhërimit për t’u pagëzuar në atë shkretëtirë pa ujë. Megjithatë Perëndia nuk do të jepte urdhërime që e dinte se disa njerëz nuk mund t’u binden. "Ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë", d.m.th një oaz, ku pagëzimi ishte i mundshëm (Vep. 8:36). Kjo ngjarje i përgjigjet sugjerimit pa baza që pagëzimi me zhytje ishte caktuar të bëhej vetëm në zona ku uji ishte me bollëk dhe lehtësisht i arritshëm. Perëndia gjithmonë do të japë një mundësi të vërtetë në të cilën t’u bindemi urdhërimeve të Tij

Apostullit Pal iu dha një pamje dramatike nga Krishti, e cila aq shumë ia çpoi ndërgjegjen saqë sapo u bë e mundur ai "menjëherë...u ngrit dhe u pagëzua" (Vep. 9:18). Përsëri duhet të ketë qenë tunduese për të të vononte pagëzimin e tij, duke menduar pozitën e tij shoqërore në ngritje dhe karrierën e lartë të caktuar për të në Judizëm. Por ky yll në ngritje i botës së Judenjve mori vendimin e drejtë dhe të menjëhershëm për t’u pagëzuar dhe dha dorëheqje të hapur nga mënyrëa e tij e mëparshme e të jetuarit. Më vonë ai komentoi në lidhje me vendimin e tij për t’u pagëzuar: "Gjërat që më ishin fitim, i konsiderova humbje për shkak të Krishtit...i humba të gjitha këto (d.m.th gjërat që njëherë i pa si "fitim"), dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin...duke harruar ato që kam lënë pas ("gjërat" e jetës së tij të mëparshme prej Jude), dhe duke u prirur drejt gjërave që janë përpara, po rend drejt shenjës për çmimin" (Fil. 3:7,8,13,14).

Kjo është gjuha e një atleti duke u tërhequr përpara për të arritur shiritin e fundit. Përqendrim i tillë i stërmundimit fizik dhe mendor duhet të karakterizojë jetët tona pas pagëzimit. Duhet të kuptohet që pagëzimi është fillimi i një gare drejt Mbretërisë së Perëndisë; nuk është thjesht një simbol i ndryshimit të kishës ose besimit, as një hyrje pasive në një jetë të rehatshme të përkushtimit të lehtë ndaj disa parimeve Kristiane të thënë turbull. Pagëzimi na shoqëron në një ndjesi të vazhdueshme me kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezusit (Rom. 6:3-5) - raste plot dinamizëm vendimtar në çdo mënyrë.

Si një plak i lodhur triumfues në frymë, Pali mundi të kujtonte:"unë nuk isha i pabindur ndaj vegimit qiellor" (Vep. 26:19). Siç ishte e vërtetë për Palin po ashtu është për të gjithë që janë pagëzuar si duhet: pagëzimi është një vendim për të cilin nuk bëhesh kurrë pishman. Gjithë jetën tonë ne do ta dimë që morëm vendimin e duhur. Ka vetëm pak vendime njerëzore për të cilat ne mund tw jemi kaq të sigurtë. I duhet përgjigjur seriozisht pyetjes: 'Pse të mos pagëzohem?’