Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

9.3 Kuptimi I Pagëzimit

Një nga arsyet për pagëzim me anë të zhytjes është se duke u futur nën ujë simbolizon shkuarjen tonë në varr- duke na shoqëruar me vdekjen e Krishtit dhe duke i treguar ‘vdekjen’ tonë jetës sonë të mëparshme të mëkatit dhe padijes. Dalja nga uji na lidh me ringjalljen e Krishtit dhe me shpresën e ringjalljes në jetë të përjetshme në kthimin e tij, si edhe me përjetimin e një jete të re tani, në frymë fitimtare mbi mëkatin në sajë të fitores së Krishtit arritur nga vdekja dhe ringjallja e tij.

"Kaq shumë prej nesh që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij. Ne pra u varrosëm në të me anë të pagëzimit në vdekje: që, ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim (d.m.th jetojmë dita ditës) në risinë e jetës. Sepse nëse u mbollëm së bashku në ngjashmërinë e vdekjes së tij (me anë të pagëzimit), do të jemi edhe në ngjashmërinë e ringjalljes së tij" (Rom. 6:3-5).

Sepse shpëtimi është bërë i mundshëm nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, është jetike që ne të shoqërojmë veten tonë me këto gjëra, nëse duam të shpëtohemi. Vdekja dhe ringjallja simbolike me Krishtin, që jep pagëzimi, është e vetmja mënyrë për ta bërë këtë. Duhet theksuar se spërkatja nuk e përmbush këtë simbol. Në pagëzim, "njeriu ynë i vjetër (mënyra e jetesës) është kryqëzuar" bashkë me Krishtin në kryq (Rom. 6:6); Perëndia "na dha jetë me Krishtin" në pagëzim (Efe. 2:5). Megjithatë ne akoma kemi natyrë njerëzore pas pagëzimit dhe, prandaj, mënyra mishtore e jetës do të vazhdojë të ngrejë kokë. ‘Kryqëzimi’ i mishit tonë është, pra, një proçes në vazhdim, që vetëm fillon te pagëzimi, ndërsa Jezusi u tha besuesve të marrin çdo ditë kryqin e tij dhe të ndjekin atë, siç u bë në marshimin drejt Kalvarisë (Lluka 9:23;14:27). Ndërsa një jetë e kryqëzimit të vërtetë me Krishtin nuk është e lehtë, ka një ngushëllim dhe gëzim të patregueshëm duke u bashkuar, po ashtu, me ringjalljen e Krishtit

Krishti solli "paqe nëpërmjet gjakut të kryqit të tij" (Kol. 1:20) - "paqen e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie" (Fil. 4:7). Lidhur me këtë, Jezusi premtoi, "unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota (paqen)" (Gjon 14:27). Kjo paqe dhe gëzimi i vërtetë në frymë e tejpeshon dhimbjen dhe vështirësinë e shoqërimit të hapur të vetes sonë me Krishtin e kryqëzuar: "Sepse ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, nëpërmjet Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë" (2 Kor. 1:5).

Ka edhe liri, e cila vjen prej njohjes se vetja jonë natyrore në të vërtetë vdiq dhe, prandaj, Jezusi jeton me ne shumë aktivisht përmes çdo sprove tonën. Apostulli i madh Pal mund të fliste nga përvoja e shumtë me këtë gjatë gjithë viteve plot ngjarje të jetës së tij: "Unë u kryqëzova bshkë me Krishtin, megjithatë unë jetoj; prapë, jo unë, po Krishti jeton në mua: dhe jeta që jetoj tani në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë" (Gal. 2:20).

"Pagëzimi tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit" (1 Pjetër 3:21) sepse shoqërimi ynë me ringjalljen e Krishtit në jetë të përjetshme na jep njësoj hyrjen në kthimin e tij. Vetëm nëpërmjet marrjes pjesë në këtë ringjallje atëhere, ne do të shpëtohemi në fund. Jezusi e tha këtë në terma shumë të thjeshtë:"Sepse unë jetoj, do të jetoni edhe ju" (Gjon 14:19). Pali gjithashtu: "Ne u pajtuam me Perëndinë me anë të vdekjes së Birit të tij...ne do të shpëtohemi nga jeta e tij" (ringjallja; Rom. 5:10).

Përsëri është theksuar se duke shoqëruar veten tonë me vdekjen dhe vuajtjet e Krishtit në pagëzim, dhe mënyrën pasuese të jetesës, ne sigurisht që do të kemi pjesë në ringjalljen e tij të lavdishme:

- "Nëse ne vdiqëm me të (Krishtin), me të edhe do të rrojmë; në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të" (2 Tim. 2:11,12).

- "Kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë...duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit" (2 Kor. 4:10,11,14).

- Pali e ndau "pjesmarrjen në mundimet e tij (Krishtit), duke u bërë (nëpërmjet përvojës së rëndë të jetës së tij) i ngjashëm me të në vdekjen e tij; që në ndonjë mënyrë të mund t’ia arrij ringjalljes në jetë të përjetshme siç u provua nga Krishti" (Fil. 3.10,11 krah. Gal 6:14)