Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

Degëzim: Ri-pagëzimi

Disa njerëz ndjehen shumë të heshtur për t’u pagëzuar pasi e kanë patur njëherë atë që menduan se ishte 'pagëzim' i ndonjë lloji, ose duke u spërkatur si bebe, ose me zhytje të plotë në një kishë tjetër. Megjithatë, përpara pagëzimit duhet të ketë pendesë dhe besim të duhur të ungjillit të vërtetë (Vep. 2:38; Mark 16:15,16). Pagëzimi është vetëm pagëzim në qoftë se këto gjëra janë në rregull përpara zhytjes në ujë. Mt. 28:19,20 shoqëron pagëzimin me dëgjimin e mësimeve të Krishtit të shpjeguara së pari. Një fëmijë i vogël është i paaftë për pendim ose kuptim të Ungjillit; gjithsesi, spërkatja nuk është pagëzim. Një notar që hidhet në një pishinë noti mund të fundoset në ujë, por ky nuk është pagëzim, sepse personi nuk po i përgjigjet me vetëdije ungjillit të vërtetë. Njësoj është e vërtetë për ata që zhyten kur besojnë doktrina të rreme; ata janë zhytur por jo pagëzuar.

Ka vetëm "një besim", d.m.th një komplet doktrinash që përbëjnë Ungjillin e vërtetë dhe, prandaj, vetëm "një pagëzim"- pagëzimi që ndodh pas besimit të këtij "një besimi". "Është një trup i vetëm (d.m.th një kishë e vërtetë)...sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj. Një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm, një Perëndi i vetëm" (Efe. 4:4-6). Nuk ka dy shpresa, siç besohet nga ata që thonë se nuk ka rëndësi nëse ne besojmë se shpërblimi ynë do të jetë në qiejt ose në tokë. Ka vetëm "një Perëndi" - Jezusi pra, nuk është Perëndi. Rrjedhimisht, në qoftë se, kur u pagëzuam, ne nuk arritëm të kuptojmë doktrinat bazë si Mbretëria e Perëndisë, natyra e Perëndisë dhe e Jezusit, etj., atëhere ‘pagëzimi’ ynë i parë nuk ishte i vlefshëm.

Gjon pagëzori i zhyti njerëzit, duke i thirrur të pendohen dhe duke u mësuar gjëra të caktuara rreth Jezusit (Mark 1:4; Lluka 1:77). Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme. Vep. 19:1-5 shënojnë se disa prej atyre që kishte pagëzuar Gjoni iu desh të pagëzoheshin përsëri për shkak të kuptimit të paplotë të doktrinave të caktuara. Si ata që pagëzoi Gjoni, ne mund ta ndjejmë që në zhytjen tonë të parë ne bëmë një pendim të mirëfilltë dhe një fillim të ri. Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk heq nevojën për të marrë "një pagëzim (të vërtetë)", i cili mund të ndodhë vetëm pas kuptimit të të gjithë elementëve të "një besimi".