Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

9.2 Si Duhet Të Pagëzohemi?

Ka një pikëpamje të përhapur që pagëzimi mund të përmbushet veçanërisht në bebet, duke u spërkatur ujë në ballë (d.m.th 'duke i Krishtëzuar). Kjo është në kontrast të zbathët me kërkesën biblike të pagëzimit.

Fjala greke 'baptizo', e cila është përkthyer 'pagëzoj' në biblën anglisht, nuk do të thotë spërkat; do të thotë të lahesh tërësisht dhe të zhytesh në lëng (shih përkufizimet në përkatëset e Robert Young dhe James Strong). Kjo fjalë është përdorur në klasiken greke lidhur me anijet që mbyteshin dhe 'pagëzoheshin’ (d.m.th fundoseshin) në ujë. Gjithashtu përdoret lidhur me një copë rrobe që ngjyroset duke e 'pagëzuar' ose zhytur në bojë. Për të ndryshuar ngjyrën e copës, është evidente që duhej të zhytej tërësisht nën lëng, në vend që ta spërkatësh me bojë mbi të. Që zhytja është në të vërtetë mënyra e duhur e pagëzimit, mbartet prej këtyre vargjeve:-

- "Edhe Gjoni pagëzonte në Enon afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë: dhe ata vinin dhe pagëzoheshin" (Gjon 3:23). Kjo tregon se kërkohej "shumë ujë" për pagëzimin; po të bëhej duke spërkatur ca pika uji, atëhere vetëm një kovë uji do të kishte mjaftuar për qindra njerëz. Njerëzit erdhën në këtë vend në breg të lumit Jordan për pagëzim, në vend që të shkonte Gjoni tek ata me nganjë shishe uji.

- Edhe Jezusi, u pagëzua nga Gjoni në lumin Jordan: "Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji" (Mat. 3:13-16). Pagëzimi i tij ishte qartësisht me zhytje - ai "doli...nga uji" pas pagëzimit. Një nga arsyet që Jezusi u pagëzua ishte me qëllim që të vendoste shembullin që asnjë të mos mund të pretendonte seriozisht se ndiqte Jezusin, pa ndjekur shembullin e tij të pagëzimit me zhytje.

- Në mënyrë të ngjashme, Filipi dhe eunuku Etiopas "të dy, zbritën ujë ... dhe ai e pagëzoi atë. Kur dolën nga uji..." (Vep. 8:38,39). Mbani mend që eunuku kërkoi të pagëzohej kur pa oazin: "Ja, uji: çfarë më pengon të pagëzohem?" (Vep. 8:36). Është pothuajse e sigurt që njeriu nuk do të kishte ndërmarrë një udhëtim shkretëtire pa të paktën ca ujë me vete, p.sh. në një shishe. Sikur pagëzimi të bëhej me spërkatje, mund të ishte bërë, pra, pa nevojën e oazit.

- Pagëzimi është një varrosje (Kol. 2:12), që nënkupton një mbulim tërësor.

- Pagëzimi është quajtur një 'larje' e mëkateve (Vep. 22:16). Qëllimi i shndrrimit të vërtetë krahasohet me një 'larje' në Rev. 1:5; Titus 3:5; 2 Pjetër 2:22; Heb. 10:22 etj. Kjo gjuhë e larjes ka shumë më tepër lidhje me pagëzimin nëpërmjet zhytjes sesa me spërkatjen.

Ka disa tregime të Dhjatës së Vjetër që afrimi i pranueshëm te Perëndia bëhej nëpërmjet ndonjë lloj larjeje.

Prifti duhej të lahej tërësisht në një vaskë që quhej 'laver' para se t’i afroheshin Perëndisë në shërbim (Lev. 8:6; Eks. 40:32). Izraelitët duhej të laheshin me qëllim që të pastronin veten e tyre nga papastërti të caktuara (p.sh. LiP. 23:11), të cilat ishin përfaqsues të mëkatit.

Një burrë, që quhej Naaman ishte një leproz pagan, që kërkoi të shërohej nga Perëndia e Izraelit. Si i tillë, ai përfaqson njeriun e qëlluar nga mëkati, efektivisht duke përjetuar një vdekje të gjallë në sajë të mëkatit. Kurimi i tij ishte me anë të zhytjes në lumin e Jordanit. Si fillim ai e kishte të vështirë të pranonte këtë akt të thjeshtë, duke menduar se Perëndia do t’i kërkonte të bënte ndonjë akt dramatik, ose të zhyste veten në ndonjë lum të famshëm të madh, p.sh. Abana. Në ngjashmëri, neve mund të na duket e vështirë të besojmë që një akt kaq i thjeshtë mund të sjellë shpëtimin tonë përfundimisht. Është më joshëse të mendosh që veprat tona dhe shoqërimi publik me një kishë të madhe të famshme (krah. lumi Abana) mund të na shpëtojë, sesa ky akt i thjeshtë shoqërimi me shpresën e vërtetë të Izraelit. Pas zhytjes në Jordan, mishi i Naamanit "u bë përsëri si mishi i një fëmije të vogël dhe ai u pastrua" (2 Mbr. 5:9-14).

Tani duhet të ketë shumë pak vend për të dyshuar që 'pagëzimi' e ka fjalën për zhytje të plotë në ujë pas kuptimit së pari të lajmit bazë të ungjillit. Ky përcaktim i bazuar në Bibël i pagëzimit nuk thotë gjë për gjendjen e personit që bën në fakt pagëzimin fizikisht. Pagëzimi, duke qenë një zhytje në ujë pas besimit të ungjillit, është teorikisht e mundshme të pagëzosh veten. Megjithatë, meqenëse pagëzimi është vetëm pagëzim me anë të arsyes së doktrinës së duhur që dikush mban në kohën e zhytjes, është patjetër e këshillueshme të pagëzohesh nga një besimtar tjetër i doktrinave të vërteta, i cili, para së gjithash, mund të vlerësojë shkallën e njohurisë që ka dikush para se ta zhytë atë.

Prandaj egziston një traditë midis Kristadelfianëve të një diskutimi në thellësi me çdo kandidat për pagëzim përpara zhytjes vetë. Një listë pyetjesh si ato në fund të çdo kapitulli në këtë libër mund të përbëjnë bazat për një diskutim të tillë. Kristadelfianët kanë udhëtuar mijëra milje për të ndihmuar vetëm një person të pagëzohet; e tillë është mrekullia e ardhjes së një personi të vetëm në shpresën e vërtetë të jetës së përjetshme, saqë ne nuk jemi të shqetësuar kryesisht për numrin e shndrrimeve. Cilësia para sasisë është çelësi i përpjekjes sonë.