Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

9.4 Pagëzimi Dhe Shpëtimi

Pagëzimi, duke na shoqëruar me vdekjen e Krishtit, do të thotë që vetëm nëpërmjet pagëzimit ne mund të kemi hyrje për te falja. Ne "varrosemi me (Krishtin) në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të... veprimit të Perëndisë, që e ka ringjallur atë prej së vdekurish. Dhe ju, që kishit vdekur në mëkate...bashkë me të ju dha jetë juve, duke jua falur të gjitha mëkatet" (Kol. 2:12,13). Ne jemi "larë... në emër të Zotit Jezus" (1 Kor. 6:11) - d.m.th pagëzimi në emrin e Jezusit është mënyra me anë të së cilës mëkatet tona janë larë. Kjo ishte bërë tipike tek Num. 19:13, ku ata pa ujin e pastrimit duhej të vdisnin. Ne treguam në kapitullin 10.2 se si pagëzimi është një larje e mëkateve (krah. Vep. 22:16). Përshkrimet e besimtarëve si të larë prej mëkateve të tyre në gjakun e Krishtit, pra, e kanë fjalën që ata e bënin këtë për qëllim pagëzimi (Rev. 1:5; 7:14; Titus 3:5. [N.I.V.] (Varianti i Ri Ndërkombëtar) flet për këtë si "larja e rilindjes", duke kuptuar "lindur prej ujit"në pagëzim [Gjon 3:5]).

Nën dritën e gjithë kësaj, është e kuptueshme që përgjigja e Pjetrit ndaj pyetjes, "çfarë do të bëjmë?" (për t’u shpëtuar) ishte, "Pendohuni dhe pagëzohuni secili nga ju në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve" (Vep. 2:37,38). Pagëzimi në emrin e Krishtit është për faljen e mëkateve; pa të nuk mund të ketë falje mëkatesh dhe prandaj të papagëzuarve duhet t’u jepet pagesa e mëkatit - vdekja (Rom. 6:23). Nuk ka shpëtim përveç se në emër të Jezusit (Vep. 4:12) dhe ne mund të kemi pjesë në atë emër vetëm duke u pagëzuar në të. Ky fakt do të thotë se fetë jo kristiane në asnjë mënyrë nuk mund të udhëheqin në shpëtim. Asnjë besimtar i vërtetë Bible nuk mund ta pranojë që ata udhëheqin në shpëtim; fakti që katoliçizmi dhe lëvizjet e tjera më të gjera në mbarë botën e pranojnë këtë, është një pasqyrim i trishtueshëm mbi sjelljen e tyre ndaj Shkrimit të Shenjtë.

Ringjallja e Krishtit në jetë të përjetshme ishte një shenjë e fitores së tij mbi mëkatin. Me anë të pagëzimit ne shoqërojmë veten me këtë dhe, prandaj, për ne flitet si të jemi ringjallur bashkë me Krishtin, mëkati nuk ka më fuqi mbi ne, siç nuk pati më mbi të. Nëpërmjet pagëzimit ne, pra "u bëmë të lirë prej mëkatit...mëkati nuk do të ketë pushtet mbi ju" pas pagëzimit (Rom. 6:18,14). Megjithatë, pas pagëzimit ne prapë mëkatojmë (1 Gjon 1:8,9); mëkati është prapë i aftë të na skllavërojë nëse largohemi nga Krishti. Prandaj ne tani po ndjamë vdekjen dhe vuajtjet e Krishtit, megjithëse pagëzimi demonstron se si ne jemi gjithashtu të shoqëruar me ringjalljen e Krishtit, që shpresojmë të kemi pjesë në kthimin e tij.

Vetëm në perspektivë jemi të lirë nga mëkati. "Ai që beson dhe është i pagëzuar do të shpëtohet" (Mark 16:16) në ardhjen e dytë të Krishit. Shpëtimi përfundimtar nuk ndodh menjëherë pas pagëzimit, por në ditën e gjykimit (1 Kor. 3:15). Në fakt, nuk ka nevojë për doktrinën e gjykimit, po të marrim shpëtimin në pagëzim, dhe as do të na duhet të vdesim. "Ai që duron deri në fund do të shpëtohet" (Mat. 10:22).

Edhe pas pagëzimit të tij, Pali (dhe gjithë Kristianët) iu desh të përpiqej drejt shpëtimit (Fil. 3:10-13; 1 Kor. 9:27); ai foli për shpresën e jetës së përjetshme (Titus 1:2; 3:7; 1 Thes. 5:8; Rom. 8:24) dhe për të qënurit tonë "trashëgimtarë të shpëtimit" (Heb. 1:14). Në ditën e gjykimit, i drejti do hyjë jetën e përjetshme (Mat. 25:46). Llogjika e mrekullueshme e frymëzuar e Palit shkëlqen përmes Rom. 13:11 - ai arsyeton se pas pagëzimit ne mund të dimë që çdo ditë që jetojmë dhe durojmë është një ditë më afër ardhjes së dytë të Krishtit, që ne ta gëzojmë atë "tani shpëtimi ynë është më afër se kur besuam". Prandaj shpëtimi ynë tani nuk zotërohet. Shpëtimi është i kushtëzuar; ne do të shpëtohemi nëse mbajmë të patundur besimin e vërtetë (Heb. 3:12-14), nëse ne mbajmë mend doktrinën bazë që përbën Ungjillin (1 Tim. 4:16; 1 Kor. 15:1,2), dhe nëse bëjmë ato gjëra që janë në mbajtjen e një shprese kaq të madhe (2 Pjetër 1:10).

Prandaj folja greke e përkthyer "i shpëtuar" përdoret nganjëherë në kohën e tashme, duke treguar se shpëtimi është një proçes në vazhdim që po ndodh brenda nesh nëpërmjet bindjes sonë të vazhdueshme ndaj ungjillit. Kështu, për besimtarët flitet si "të jenë shpëtuar" nga përgjigja e tyre ndaj Ungjillit (1Kor. 1:18 R.S.V.; shembuj të tjerë të kësaj teme të vazhdueshme janë në Vep. 2:47 dhe 2 Kor. 2:15). Kjo fjalë greke për "i shpëtuar" përdoret në kohën e shkuar vetëm lidhur me shpëtimin e madh, që Krishti e bëri të mundur në kryq dhe me të cilin ne mund ta shoqërojmë veten nëpërmjet pagëzimit (2 Tim. 1:9; Titit 3:5).

Kjo e tëra është shëmbëllyer me marrëdhënien e Perëndisë me Izraelin natyral, që formon bazat për marrëdhënien e Tij me Izraelin në frymë, d.m.th besimtarët. Izraeli iku nga Egjypti, duke përfaqsuar botën e mishit dhe fetë e rreme, me të cilat shoqëroheshim ne para pagëzimit. Ata kaluan përmes Detit të Kuq dhe pastaj udhëtuan nëpër shkretëtirën e Sinait për në tokën e premtuar, ku u vendosën krejtësisht si Mbretëria e Perëndisë. Kalimi i Detit të Kuq është tipik i pagëzimit tonë (1Kor. 10:1,2); udhëtimi në shkretëtirë i jetës sonë të tanishme dhe Kanani i Mbretërisë së Perëndisë. Juda v. 5 përshkruan sa prej tyre u shkatërruan gjatë udhëtimit në shkretëtirë: "Zoti, pasi e shpëtoi popullin e tij nga vendi i Egjyptit, pastaj i shkatërroi ata që nuk besuan". Izraeli, pra, "u shpëtua" nga Egjypti siç janë "shpëtuar" prej mëkatit të gjithë ata që janë pagëzuar. Po të ishte pyetur ndonjë nga ata izraelitë, "je i shpëtuar?" përgjigja e tyre mund të kishte qenë, "Po", po kjo nuk do të thoshte që ata do të shpëtoheshin përfundimisht.

Në të njëjtën mënyrë që Izraeli u kthye prapë te Egjypti në zemrat e tyre (Vep. 7:39) dhe iu kthyen një jete të kënaqsive të mishit dhe doktrinave të rreme, ashtu edhe ata që janë "shpëtuar" prej mëkatit me anë të pagëzimit mund të bjenë në të njëjtën mënyrë nga pozita e bekuar ku qendrojnë. Mundësia që ne të bëjmë siç bëri Izraeli natyral në shkretëtirë është theksuar në 1 Kor. 10:1-12, Heb. 4:1,2 dhe Rom. 11:17-21. Ka shembuj të shumtë në Shkrim të atyre që u "shpëtuan" një herë nga mëkati me pagëzim, duke rënë më vonë në një pozitë që do të thoshte që do të dënoheshin në kthimin e Krishtit (p.sh. Heb. 3:12-14; 6:4-6; 10:20-29). Doktrina e ‘po u shpëtove një herë je shpëtuar për gjithnjë’ e predikuesve ‘evangjelistë’ të zellshëm është zbuluar për atë që është nga pjesë të tilla - komplet sofizma mish-kënaqëse.

Si me gjithçka, nevojitet një ndjesi e saktë drejtpeshimi në kërkimin për të zbuluar deri në çfarë pike jemi "shpëtuar" me pagëzimin. Akti nuk duhet parë sikur na jep shansin e shpëtimit - një mundësi më mirë e tij sesa pa pagëzimin. Duke u bërë "në Krishtin" me pagëzim, ne jemi shpëtuar në perspektivë; ne vërtetë kemi një shpresë të sigurtë të të qënit në Mbretërinë e Perëndisë, nëse vazhdojmë të mbahemi në Krishtin siç jemi kur ngrihemi nga ujërat e pagëzimit. Në çdo kohë pas pagëzimit tonë ne duhet të jemi në gjendje të kemi besim të përulur që ne me siguri do të pranohemi në Mbretërinë me kthimin e Krishtit. Ne nuk mund të jemi përfundimisht të sigurtë, sepse ne mund të rrëzohemi ditën tjetër; ne nuk e dimë të ardhmen tonë në frymë në këtë jetë.

Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur ndërgjegjen e mirë, të cilën e kemi me Perëndinë në pagëzim. Pagëzimi është "premtimi i një ndërgjegjeje të mirë" (1 Pje. 3:21, greqisht); kandidati i pagëzimit jep fjalën (premton) të mbajë atë ndërgjegje të pastër me Perëndinë.

Ndërsa pagëzimi është i një rëndësie jetike për të na dhënë hyrje për në shpëtimin e madh, i cili është i mundshëm në Krisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos japim përshtypjen që nga një veprim ose "vepër" e vetme e pagëzimit, ne do të shpëtohemi. Ne kemi treguar më parë se sa e nevojshme është një jetë e shoqërimit të vazhdueshëm me kryqëzimin e Krishtit: "Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë" (Gjon 3:5). Një krahasim i kësaj me 1 Pjetër 1:23 tregon se lindja në Frymë, që ndodh pas pagëzimit, duhet ta ketë fjalën për rigjenerimin tonë gradual me anë të Frymës/Fjalës. Shpëtimi nuk është vetëm në sajë të pagëzimit: është rezultat i mëshirës (Efe. 2:8), besimit (Rom. 1:5) dhe shpresës (Rom. 8:24), ndërmjet gjërave të tjera. Nganjëherë dëgjohet bindja se shpëtimi është vetëm me besim dhe, prandaj, një "vepër" si pagëzimi s’ka lidhje. Megjithatë, Jakobi 2:17-24 e bën të qartë që arsyetim i tillë bën një dallim të rremë ndërmjet besimit dhe veprave; besimi i vërtetë, p.sh. në Ungjillin, është demonstruar të jetë besim i mirëfilltë me anë të veprave, të cilat rezultojnë në, p.sh. pagëzimin. "Njeriu shfajsohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi" (Jakob 2:24). Në disa raste të pagëzimit, besimtari pyeti çfarë duhej të "bënte" që të shpëtohej; përgjigja gjithmonë përfshinte pagëzimin (Vep. 2:37; 9:6; 10:6; 16:30). 'Bërja' e 'veprës' së pagëzimit është, pra, një tregim i nevojshëm i besimit tonë të Ungjillit të shpëtimit. Vepra e shpëtimit tonë ka qenë bërë përfundimisht nga Perëndia dhe Krishti, por ne duhet të bëjmë "vepra të denja pendimi" dhe besimi të kësaj (Vep.26:20 krah. Mark 16:15,16).

Ne kemi treguar më parë se gjuha e të larit të mëkateve e ka fjalën për faljen e Perëndisë në sajë të pagëzimit tonë në Krishtin. Në disa pjesë për neve flitet se i lajmë mëkatet tona nëpërmjet besimit dhe pendimit (Vep. 22:16; Zbu. 7:14; Jer. 4:14; Is. 1:16); në të tjera, Perëndia shihet si ai që lan mëkatet tona (Eze. 16:9; Ps. 51:2,7; 1 Kor. 6:11). Kjo shumë mirë tregon se, nëse ne bëjmë pjesën tonë me pagëzim, Perëndia, atëhere do të lajë mëkatet tona. Kështu ‘vepra’ ose akti i pagëzimit është një hap jetik në mbajtjen e Ungjillit të Perëndisë së hirit ('favor i pamerituar’), që na është ofruar në Fjalën e Tij.