Bazat E BIBLËS
Kapitulli 9: Pagëzimi në Jezus
Rëndësia jetësore e pagëzimit | Si duhet të pagëzohemi? | Kuptimi i pagëzimit | Pagëzimi dhe shpëtimi | Shtojcë: Ri-pagëzimi | Pyetje

Digression 28: Kryqezimi


Besohet gjeresisht ne krishterim qe Jezu Krishti u vra ne nje kryq. Megjithate, fjala greqisht ‘stauros’, e cila normalisht perkthehet ‘kryq’ ne biblat anglisht, ne fakt do te thote shtylle. Vertet, simboli i kryqezimit ndoshta ka origjine pagane. Eshte korrekte qe Krishti vdiq me duart e krahet ngritur mbi koke, dhe jo shtrire ne forme kryqezimi, meqenese duart e ngritura jane simbol i konfirmimit te premtimeve te Perendise (Jhz. 20:5,6,15; 36:7; 47:14), si dhe i lutjes se dendur (Vaj. 2:19; 1 Tim. 2:8; 2 An. 6:12,13; Ps. 28:2), ne te cilat Krishti qe perfshire kur ishte mbi kryq (Heb. 5:7). Ai tha se ashtu si neperka e bronxte u ngjit mbi nje shtylle kur izraelitet ishin ne shkretetire, ashtu dhe ai do te ngrihej publikisht ne kohen e vdekjes se tij; keshtu, ai e perqasi ‘kryqin’ me shtyllen (Gjn. 3:14).
Kisha Katolike Romake i ka dhene domethenie te madhe mistike kryqit. Kjo nuk ka asfare mbeshtetje biblike; kjo ka sjelle qe kryqezimi te behet nje hajmali, nje shenje fizike se Perendia eshte me ne. Njerezit kane arritur te ndjejne qe duke mbajtur nje kryq apo duke bere shpesh shenjen e kryqit, Perendia do te jete me ta. Kjo eshte hajmalizem i paster; fuqia e vertete e kryqit eshte permes perqasjes sone me vdekjen e Krishtit permes besimit dhe pagezimit, dhe jo permes duke kujtuar formen fizike te kryqit. Sigurisht, eshte me e lehte te behet kjo e dyta sesa e para.
Nuk mungojne faktet qe kryqi ishte nje simbol pagan i njohur dhe i perdorur shume kohe perpara kohes se Krishtit. Edhe ai eshte nje pjese tjeter e paganizmit, si pemet e krishtlindjeve, te cilat jane perzier me ‘krishterimin’ nga kishat devijuese.