Bazat E
BIBLËS Kapitulli 8: Natyra e Jezusit Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje |
8.5 Marrëdhënia e Perëndisë me JezusinDuke marrë parasysh se si Perëndia e ringjalli Jezusin, na bën të mendojmë mbi marrëdhënien ndërmjet Perëndisë dhe Jezusit. Në qoftë se ata janë "të bashkë-barabartë...të bashkë-përjetshëm", siç thotë doktrina e trinitetit, atëhere ne duhet të presim që marrëdhënia e tyre të jetë ajo e dy të barabartëve. Ne deri tani kemi parë plotë shembuj që nuk është ashtu. Marrëdhënia ndërmjet Perëndisë dhe Krishtit është e ngjashme me atë ndërmjet burrë e grua: "Koka e çdo burri është Krishti; dhe koka e gruas është burri; dhe koka e Krishtit është Perëndia" (1 Kor. 11:3). Siç është burri koka e gruas, ashtu edhe Perëndia është koka e Krishtit, megjithëse ata kanë të njëjtin unitet qëllimi siç duhet të egzistojë ndërmjet burrit e gruas. Kështu "Krishti është i Perëndisë" (1 Kor. 3:23), siç i përket gruaja burrit. Perëndia Atë shpesh thuhet të jetë Perëndia e Krishtit. Fakti që Perëndia përshkruhet si "Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezus Krisht" (1 Pje. 1:3; Efe. 1:17) edhe pas ngritjes së Krishtit në qiej, tregon se kjo është tani marrëdhënia e tyre, siç ishte gjatë jetës së vdekshme të Krishtit. Nganjëherë pretendohet nga trinitarianët se për Krishtin flitet si të jetë më pak se Perëndi vetëm gjatë jetës së tij në tokë. Letrat e Dhjatës së Re u shkruan disa vjet pas ngritjes së Krishtit në parajsë, megjithatë akoma për Perëndinë flitet si Perëndia dhe Ati i Krishtit. Jezusi akoma e trajton Atin si Perëndinë e tij. Zbulesa, libri i fundit i Dhjatës së Re, u shkrua të paktën 30 vjet pas përlëvdimit dhe ngritjes së Krishtit, megjithatë flet për Perëndinë si "Perëndia dhe Ati i tij (Krishtit)" (Zbu. 1:6 R.V.). Në këtë libër, Krishti i ringjallur dhe i përlëvduar u dha mesazhe besimtarëve. Ai flet për "tempullin e Perëndisë sime... emrin e Perëndisë sime...qytetin e Perëndisë sime" (Zbu. 3:12). Kjo provon se Jezusi edhe tani mendon për të Atin si Perëndia e tij - dhe prandaj ai (Jezusi) nuk është Perëndia. Gjatë jetës së tij të vdekshme, Jezusi iu drejtua Atit të tij në një mënyrë të ngjashme. Ai foli për ngritjen "tek Ati im, dhe Ati juaj; dhe te Perëndia im, dhe Perëndia juaj" (Gjon 20:17). Në kryq, Jezusi shfaqi deri në plotësi natyrën e tij njerëzore:"Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?" (Mat. 27:46). Fjalë të tilla janë të pamundura për tu kuptuar po të fliteshin nga Vetë Perëndia. Vetë fakti që Jezusi iu lut Perëndisë "me klithma të larta dhe me lotë" tregon në vetvete natyrën e vërtetë të marrdhënies së tyre (Heb. 5:7; Lluka 6:12). Perëndia sigurisht nuk mund ti lutet Vetes. Edhe tani, Krishti i lutet Perëndisë nga ana jonë (Rom. 8:26,27 N.I.V. krah. 2 Kor. 3:18 R.V. mg.). Ne tani kemi treguar që marrëdhënia e Krishtit me Perëndinë gjatë jetës së tij të vdekshme nuk ishte në thelb e ndryshme nga çështë tani. Krishti iu drejtua Perëndisë si Ati i tij dhe Perëndia i tij dhe iu lut Atij; të njëjtin pozicion merr dhe tani, pas ringjalljes dhe ngritjes së Krishtit. Gjatë jetës së tij në tokë, Krishti ishte shërbëtor i Perëndisë (Vep. 3:13,26 N.I.V.; Is. 42:1; 53:11). Një shërbyes bën vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk është i barabartë me të në asnjë mënyrë (Gjon 13:16). Krishti theksoi se fuqia dhe autoriteti që kishte ishte nga Perëndia, se sa nga e drejta e tij:"Unë smund të bëj asgjë nga vetja ime...unë kërkoj...vullnetin e Atit që më ka dërguar...Biri nuk mund të bëjë agjë prej vetvetes" (Gjon 5:30,19). |