Bazat E
BIBLËS Kapitulli 8: Natyra e Jezusit Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje |
8.1 Natyra e Jezusit: ParathënieDuhet të jetë një nga tragjeditë më të mëdha në të menduarit kristian që Zoti Jezu Krisht nuk ka marrë respektin dhe ngritjen që i takon për shkak të fitores së tij mbi mëkatin, nëpërmjet zhvillimit të një karakteri të përkryer. Doktrina e përhapur gjerësisht e trinitetit' e bën Jezusin Perëndinë Vetë. Duke parë që Perëndia nuk mund të tundohet (Jakob 1:13) dhe nuk ka mundësi mëkatimi, kjo do të thotë që Krishti, në të vërtetë nuk iu desh të ndeshej me mëkatin. Prandaj jeta e tij në tokë ishte një kotësi, duke jetuar përvojën njerëzore, po pa ndjenjë të vërtetë për mëdyshjen shpirtërore dhe fizike të rracës njerëzore, duke qenë që ai vetë nuk ndikohej nga kjo. Në ekstremin tjetër, grupe si Mormonët dhe Dëshmitarët e Jehovës nuk mund të çmojnë sa duhet mrekullinë e Krishtit si i vetëmlinduri Bir i Perëndisë. Si i tillë ai nuk mund të ketë qenë një ëngjëll ose biri natyral i Jozefit. Disa sugjerojnë se gjatë jetës së tij, natyra e Krishtit ishte si ajo e Adamit para rënies. Përveç mungesës së fakteve biblike për këtë pikëpamje, nuk është në gjendje të çmojë që Adami u krijua nga Perëndia me dhe, ndërsa Jezusi u 'krijua' duke i lindur Perëndisë në barkun e Maries. Kështu, edhe pse Jezusi nuk kishte baba njerëzor, ai u zu dhe lindi si ne në të gjitha mënyrat e tjera. Shumë njerëz nuk mund të pranojnë që një njeri i natyrës sonë mëkatare, të mund të kishte karakter të përkryer. Ky është fakti që bëhet pengesë për një besim të vërtetë në Krisht. Të besosh që Jezusi ishte prej natyrës sonë, por ishte pa mëkate në karakterin e tij, duke mposhtur tundimet e tij, nuk është e lehtë. Duhen shumë pasqyrime mbi shënimet e Ungjillit të jetës së tij të përkryer, bashkë me shumë pjesë biblike, të cilat mohojnë që ai ishte Perëndia, për të ardhur në një kuptim dhe besim të qendrueshëm në Krishtin e vërtetë. Është shumë më e lehtë të supozosh që ai ishte Perëndia Vetë, dhe prandaj rrjedhimisht i përkryer. Por prapë kjo pikëpamje çvlerëson madhështinë e fitores që Jezusi fitoi kundër mëkatit dhe natyrës njerëzore. Ai pati natyrë njerëzore; ai pati pjesë nga çdo tendencë mëkatare e jona (Heb. 4:15), megjithatë ai i mposhti ato nëpërmjet përkushtimit ndaj udhëve të Perëndisë dhe duke kërkuar ndihmën e Tij për të mposhtur mëkatin. Kjo Perëndi dha me vullnet, deri në atë që "Perëndia ishte në Krishtin, duke pajtuar botën me Vetveten" nëpërmjet vetë Birit të Tij (2 Kor. 5:19). |