Bazat E
BIBLËS Kapitulli 8: Natyra e Jezusit Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje |
8.4 Natyra njerëzore e JezusitShënimet e Ungjillit japin shumë shembuj se sa e plotë ishte natyra njerëzore e Jezusit. Është shënuar se ai ishte i lodhur, dhe i duhej të ulej të pinte ujë nga një burim (Gjon 4:6). "Jezusi qau" në vdekjen e Llazarit (Gjon 11:35). Në mënyrën më supreme, shkrimi i vuajtjeve të tij të fundit duhet të jetë provë e mjaftueshme e natyrës së tij njerëzore: "Tani shpirti im është i tronditur", pranoi ai kur po lutej që Perëndia ta shpëtonte nga vdekja në kryq (Gjon 12:27). Ai "lutej duke thënë, O Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë (të vuajtjes dhe vdekjes); megjithatë jo si dua unë, po si do ti" (Mat. 26:39). Kjo tregon se në disa mënyra vullneti ose dëshirat e Krishtit ishin të ndryshme nga ato të Perëndisë. Gjatë gjithë jetës së tij Krishti ia kishte nënshtruar vullnetin e tij atij të Perëndisë në pregatitjen për këtë provë përfundimtare të kryqit:"Unë smund të bëj asgjë nga vetja ime: gjykoj sipas asaj që dëgjoj: dhe gjykimi im është i drejtë; sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar" (Gjon 5:30). Ky ndryshim midis vullnetit të Krishtit dhe atij të Perëndisë është provë e mjaftueshme se Jezusi nuk ishte Perëndia. Gjatë jetëve tona pritet që ne të rritemi në njohurinë tonë për Perëndinë, duke mësuar nga sprovat që kalojmë në jetë. Në këtë jezusi ishte shembulli ynë i madh. Ai nuk kishte njohuri të plotë të Perëndisë të ndriçuar në të më tepër se ne. Që nga fëmijëria "Jezusi rritej në dituri dhe shtat (d.m.th. pjekuri në frymë, krah. Efe. 4:13), dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve" (Lluka 2:52). "Fëmija rritej dhe forcohej në frymë" (Lluka 2:40). Këto dy vargje e japin rritjen fizike të Krishtit në paralel me zhvillimin e tij në frymë: proçesi i rritjes ndodhi në të si natyrisht ashtu edhe në frymë. Në qoftë se "Biri është Perëndia", siç thotë Besimi Athanasian lidhur me 'Trinitetin', kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Edhe në fund të jetës së tij, Krishti pranoi që ai nuk e dinte kohën e saktë të ardhjes së tij të dytë edhe pse Ati e dinte (Mark 13:32). Bindja ndaj vullnetit të Perëndisë është diçka që ne të gjithë na duhet ta mësojmë gjatë një periudhe kohe. Edhe Krishtit iu desh të kalonte përmes këtij proçesi të të mësuarit të bindjes ndaj Atit të tij, siç i duhet çdo biri. "Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur (d.m.th. bindjen ndaj Perëndisë) nga ato që pësoi; dhe si u bë i përkryer (d.m.th. i pjekur në frymë), u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar" si rezultat i rritjes së tij të plotë dhe tërësore në frymë (Heb. 5:8,9). Fil. 2:7,8 (mbi të cilën komentohet më tej në Degëzimin 27) shënon të njëjtin proçes të rritjes në frymë të Jezusit, që arriti kulmin në vdekjen e tij në kryq. Ai "nuk i dha vetes lavdi, dhe mori mbi vete trajtën (sjelljen) e një shërbëtori...ai e përuli veten dhe u bë i bindur deri... në vdekje të kryqit." Gjuha e përdorur këtu ilustron se si Jezusi me vetëdije vazhdoi gdhëndjen në zhvillimin e tij në frymë, duke e bërë vetveten gjithnjë e më të përulur, kështu më në fund "iu bind" dëshirës së Perëndisë që ai të vdiste në kryq. Kështu ai u "bë i përkryer" duke iu përgjigjur saktësisht vuajtjeve të tij. Është evidente nga kjo që Jezusi duhej të bënte një përpjekje vetjake të ndërgjegjshme për të qenë i drejtë; në asnjë mënyrë u detyrua të ishte kështu nga Perëndia, që do të kishte rezultuar në bërjen e tij kukull të mirëfilltë. Jezusi vërtet na deshi, dhe dha jetën e tij në kryq prej këtij motivi. Theksimi i vazhdueshëm mbi dashurinë e Krishtit për ne do të ishte i zbrazët në qoftë se Perëndia e bëri atë të vdiste në kryq (Efe. 5:2,25; Zbu. 1:5; Gal. 2:20). Nëse Jezusi ishte Perëndia, atëherë ai nuk do të kishte patur rrugë tjetër përveç të ishte i përkryer dhe pastaj të vdiste në kryq. Që Jezusi i pati këto opsione, na bën ne të aftë të vlerësojmë dashurinë e tij dhe të ndërtojmë një marrëdhënie vetjake me të. Ishte për shkak të gatishmërisë së Krishtit për të dhënë jetën e tij vullnetarisht, që Perëndia ishte kaq i gëzuar me të: "Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time... Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja" (Gjon 10:17,18). Perëndia, duke qenë kaq i kënaqur me bindjen e vullnetshme të Krishtit, është vështirë të kuptohet po të ishte Jezusi Perëndi, duke përjetuar një jetë në trajtë njerëzore si ndonjë lloj shoqërimi imitues me njeriun mëkatar (Mat. 3:17; 12:18; 17:5). Këto shënime të kënaqësisë së Atit në bindjen e Birit, janë provë e mjaftueshme që Krishti kishte mundësinë e mosbindjes, por me ndërgjegje zgjodhi të ishte i bindur. Nevoja e Shpëtimit të KrishtitPër shkak të natyrës së tij njerëzore, Jezusi kaloi sëmundje të lehta, lodhje, etj., ashtu si ne. Prandaj, si rrjedhim, në qoftë se nuk do të vdiste në kryq, ai do të kishte vdekur gjithsesi, p.sh. nga pleqëria. Nga kjo pikëpamje, Jezusi kishte nevojë të shpëtohej nga vdekja prej Perëndisë. Duke e ditur mirë këtë, Jezusi "i ofroi lutje dhe urata me klithma të larta dhe me lot atij (Perëndisë) që mund ta shpëtonte nga vdekja dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij (Heb. 5:7 A.V. mg.). Fakti që Krishtit iu desh ti lutej Perëndisë ta shpëtonte nga vdekja përjashton çdo mundësi të të qënurit Perëndia vetë. Pas ringjalljes së Krishtit, vdekja nuk kishte " më pushtet mbi të" (Rom. 6:9), duke nënkuptuar që para saj kishte. Shumë prej Psalmeve profetizojnë Jezusin; kur disa vargje nga një Psalm janë cituar për Krishtin në Dhjatën e Re, është e arsyeshme të nënkuptosh që shumë prej vargjeve të tjera janë gjithashtu për të. Ka një numër rastesh ku është theksuar nevoja e Krishtit për shpëtim nga Perëndia:-
Lutjet e Krishtit për shpëtim drejtuar Perëndisë u dëgjuan; ai u dëgjua për shkak të ngritjes së tij në frymë, jo për shkak të vendit të tij në 'trinitet' (Heb. 5:7). Që Perëndia ringjalli Jezusin dhe e lavdëroi me pavdeksi është një temë kryesore e Dhjatës së Re:-
Po të ishte Jezusi Perëndia Vetë, atëhere i gjithë ky theksim nuk do të kishte vend, duke parë që Perëndia nuk mund të vdesë. Jezusi nuk do të kishte pasur nevojë për shpëtim po të ishte Perëndia. Fakti që ishte Perëndia ai që e lartoi Jezusin, tregon epërsinë e Perëndisë mbi të dhe veçantinë ndërmjet Perëndisë dhe Jezusit. Në asnjë mënyrë Krishti nuk do të mund të ishte "Perëndia vetë dhe i përjetshëm (me) dy... natyra...i perëndishëm dhe i njerëzishëm", siç thotë artikulli i parë i 39 artikujve të Kishës së Anglisë. Nga vetë kuptimi i fjalës, një qenie mund të ketë vetëm një natyrë. Ne e paraqesim që faktet janë më se të mjaftueshëm që Krishti ishte prej natyrës sonë njerëzore. |