Bazat E BIBLËS
Kapitulli 8: Natyra e Jezusit
Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje

8.3 Natyra e Jezusit

Fjala 'natyrë' flet për atë që ne jemi prej natyre, në thelb. Ne kemi treguar në Kapitullin 1 se Bibla flet për vetëm dy natyra - atë të Perëndisë dhe atë të njeriut. Prej natyre Perëndia nuk mund të vdesë, tundohet, etj. Është evidente që Krishti nuk ishte i natyrës së Perëndisë gjatë jetë së tij. Prandaj ai ishte tërësisht prej natyre njerëzore. Nga përkufizimi ynë për fjalën 'natyrë' duhet të jetë evidente që Krishti nuk mund të ketë pasur dy natyra në të njëjtën kohë. Ishte jetike që Krishti të tundohej si ne (Heb. 4:15), që nëpërmjet mposhtjes së tij të përkryer të tundimit ai të mund të fitonte falje për ne. Dëshirat e gabuara që janë bazat e tundimeve tona vijnë nga brenda nesh (Mark 7:15-23), nga brenda natyrës sonë njerëzore (Jakob 1:13-15). Prandaj, ishte e nevojshme që Krishti të ishte njerëzor prej natyre, që ai të provonte dhe mposhtte këto tundime.

Hebrenjve 2:14-18 e vë të tërë këtë në kaq shumë fjalë:-

"Si bijtë (ne) kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku (natyra njerëzore), po ashtu edhe ai (Krishti) u bë pjestar (d.m.th. "mori pjesë", R.S.V.) në po ato gjëra (natyrë); që të shkatërronte me anë të vdekjes...djallin...Sepse në fakt ai nuk mori mbi vete natyrën e ëngjëjve; por ai mori mbi vete (natyrën e) farën e Abrahamit. Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik... për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit. Sepse duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen".

Ky paragraf vë theks të jashtëzakonshëm mbi faktin që Jezusi kishte natyrë njerëzore: "po ashtu edhe ai" mori pjesë prej saj (Heb. 2:14). Kjo shprehje përdor tre fjalë të gjitha me të njëjtin kuptim, thjesht për të qartësuar idenë. Ai mori pjesë "nga e njëjta" natyrë; shënimi mund të kishte thënë 'edhe ai mori pjesë nga AJO', por thekson, "ai mori pjesë prej së njëjtës". Heb. 2:16 ngjashmërisht punon idenë që Krishti nuk kishte natyrë ëngjëjsh, duke qenë se ishte fara e Abrahamit, i cili kishte ardhur të sillte shpëtimin për shumicën e besuesve që do të bëheshin fara e Abrahamit. Për shkak të kësaj, ishte e nevojshme që Krishti të kishte natyrë njerëzore. Në çdo mënyrë ai duhej "t’u ngjante vëllezërve të tij" (Heb. 2:17) që Perëndia të mund të na jepte faljen nëpërmjet sakrificës së Krishtit. Të thuash që Jezusi nuk ishte tërësisht prej natyre njerëzore është, pra, të jesh i paditur ndaj vetë thelbit të lajmit të mirë të Krishtit.

Kurdo që besimtarët e pagëzuar mëkatojnë, ata mund të vijnë te Perëndia, duke rrëfyer mëkatin e tyre në lutje përmes Krishtit (1 Gjon 1:9); Perëndia e di që Krishti u tundua të mëkatonte ashtu si ata, por që ai ishte i përkryer, duke mposhtur vetë atë tundim ku ata dështojnë. Për shkak të kësaj, "Perëndia për hatër të Krishtit" mund të na falë neve (Efe. 4:32). Prandaj është jetike të vlerësojmë se si krishti u tundua tamam si neve dhe nevojitej të kishte natyrën tonë që kjo të ishte e mundur. Heb. 2:14 e thotë qartë se Krishti kishte natyrë "mishi dhe gjaku" ta bënte këtë të mundur. "Perëndia është frymë" (Gjon 4:24) prej natyre dhe, edhe pse Ai ka një trup material, si "Frymë" Ai nuk ka mish dhe gjak. Krishti duke pasur natyrë "mishi" do të thotë se në asnjë mënyrë ai nuk pati natyrën e Perëndisë gjatë jetës së tij.

Përpjekjet e mëparshme për të mbajtur fjalën e Perëndisë, d.m.th. për të mposhtur tundimin tërësisht, të gjitha patën dështuar. Prandaj "Perëndia duke dërguar Birin e tij në shëmbëlltyrën e mishit mëkatar dhe me anë të sakrificës për mëkatin, e dënoi mëkatin në mish" (Rom. 8:3 A.V. mg.).

"Mëkati" i referohet afërisë natyrale drejt mëkatit që ne e kemi prej natyre. Ne i kemi hapur rrugë kësaj tashmë dhe vazhdojmë të bëjmë ashtu dhe "pagesa e mëkatit është vdekja". Për të dalë nga kjo grackë, njeriu nevojiste ndihmë nga jashtë. Ai vetë dukej i paaftë ndaj përkryerjes; nuk ishte dhe as është brenda mishit të shpëtojë mishin. Prandaj Perëndia ndërhyri dhe na dha Birin e Vet, që kishte "mishin mëkatar" tonin, me të gjitha shtysat për të mëkatuar, që kemi neve. Në dallim nga çdo njeri tjetër, Krishti mposhti çdo tundim, edhe pse ai kishte mundësinë e dështimit dhe të mëkatimit po aq sa ne. Rom. 8:3 përshkruan natyrën njerëzore të Krishtit "mish mëkatar". Pak vargje përpara, Pali foli se si në mish "nuk banon asgjë e mirë", dhe se si mishi militon natyrshëm kundër bindjes ndaj Perëndisë (Rom. 7:18-23). Në këtë përmbajtje është edhe më e mrekullueshme të lexosh se Krishti kishte "mish mëkatar" në Rom. 8:3. Ishte për shkak të kësaj dhe mposhtjes prej tij të atij mishi, që ne kemi një mënyrë shpëtimi prej mishit tonë; Jezusi e dinte shumë mirë mëkatësinë e natyrës së tij. Atij iu drejtuan një herë si "mësues i mirë", me nëntekstin që ai ishte "i mirë" dhe i përkryer nga natyra. Ai u përgjigj:"Pse më quan të mirë? Asnjë nuk është i mirë përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë" (Mark 10:17,18). Në një rast tjetër, njerëzit filluan të dëshmonin për madhështinë e Krishtit për mrekullitë e njëpasnjëshme që kishte bërë. Jezusi nuk përfitoi nga kjo "sepse ai i dinte të gjitha dhe nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun: sepse ai e dinte ç’kishte përbrenda njeriut" (Gjon 2:23-25, teksti grek). Për shkak të njohurisë së tij të madhe për natyrën njerëzore ("ai dinte të gjitha" për të), Krishti nuk donte që njerëzit të lëvdonin atë vetë në të drejtën e tij, duke qenë se ai e dinte sa e keqe ishte natyra e tij njerëzore.