Bazat E BIBLËS
Kapitulli 8: Natyra e Jezusit
Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje

8.2 Ndryshimet ndërmjet Perëndisë dhe Jezusit

Gjendet një drejtpeshim i mirë për t’u mbajtur ndërmjet atyre pjesëve që theksojnë shkallën, në të cilën "Perëndia ishte në Krishtin" dhe atyre, që vënë në dukje natyrën e tij njerëzore. Grupi i fundit i pjesëve e bëjnë të pamundur të justifikosh biblikisht idenë që Jezusi është Perëndia Vetë "vetë Perëndia e vetë Perëndisë", siç e ka gabim doktrina e trinitetit. (Kjo shprehje "vetë Perëndia e vetë Perëndisë" ishte në këshillin e Niçes në 325 M.E.S., ku idea e Perëndisë si ‘trinitet’ u shpall për herë të parë; ishte e panjohur ndaj kristianëve të hershëm.) Fjala 'trinitet' nuk përmendet kurrë në Bibël. Kapitulli 9 do të shqyrtojë më tej fitoren e Krishtit mbi mëkatin dhe rolin e Perëndisë në të. Kur ne fillojmë këto kapituj, le të mbajmë mend që shpëtimi varet në kuptimin e saktë të Jezu Krishtit të vërtetë (Gjon 3:36; 6:53;17:3). Pasi të kemi ardhur në këtë kuptim të vërtetë të mundjes nga ai të mëkatit dhe vdekjes, ne mund të pagëzohemi në të me qëllim që të ndajmë shpëtimin në këtë.

Një nga përmbledhjet më të qarta të marrëdhënies ndërmjet Perëndisë dhe Jezusit gjendet në 1 Tim. 2:5: "Një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Krishti Jezus". Pasqyrimi mbi fjalët e theksuara të çon në përfundimet e mëposhtme:-

- Duke qenë vetëm një Perëndi, është e pamundur që Jezusi mund të jetë Perëndia; në qoftë se Ati është Perëndia dhe gjithashtu Jezusi është Perëndia, atëhere ka dy Perëndi. "për ne s’ka veçse një Perëndi, Ati" (1 Kor. 8:6). 'Perëndia Atë’ është, pra, i vetmi Perëndi. Prandaj është e pamundur që të ketë një qenie të veçantë të quajtur 'Perëndia Biri', siç thotë doktrina e rreme e trinitetit. Edhe Dhjata e Vjetër spikat Yahweh, të vetmin Perëndi, si Atin (p.sh. Isa. 63:16; 64:8).

- Përveç këtij një Perëndie, është ndërmjetësi, njeriu Krishti Jezus - "...dhe një ndërmjetës...". Ajo fjala "dhe" tregon një dallim ndërmjet Krishtit dhe Perëndisë.

- Krishti duke qenë "ndërmjetësi" do të thotë që ai është një shko-ndërmjet. Një ndërmjetës midis njeriut mëkatar dhe Perëndisë pa mëkate nuk mund të jetë Perëndia pa mëkate Vetë; duhet të jetë një njeri pa mëkate i natyrës mëkatare njerëzore. "Njeriu Krishti Jezus" nuk na lë asnjë dyshim për saktësinë e këtij shpjegimi. Edhe pse ai po shkruante mbas ngritjes së Jezusit, Pali nuk flet për "Perëndinë Krishti Jezus".

Disa herë na ëhtë kujtuar që "Perëndia nuk është njeri" (Num. 23:19; Hos. 11:9); megjithatë Krishti ishte qartësisht "biri i njeriut", siç thirret shpesh në Dhjatën e Re, "njeriu Krishti Jezus". Ai ishte "Bir i më të Lartit" (Lluka 1:32). Perëndia duke qenë "Më I Larti" tregon se vetëm Ai ka lartësi përfundimtare; Jezusi, duke qenë "Biri i më të Lartit" tregon se ai nuk mund ketë qenë Perëndia Vetë personalisht. Vetë gjuha e Atë dhe Bir, që është përsorur për Perëndinë dhe Jezusin, e bën të dukshme që ata nuk janë njësoj. Ndërsa një bir mund të ketë ngjashmëri të caktuara me atin e tij, ai nuk mund të jetë ai dhe i njëjti person, dhe as të jetë aq i moshuar sa ati i tij.

Si rrjedhim i kësaj, ka një numër dallimesh të dukshme ndërmjet Perëndisë dhe Jezusit, të cilat tregojnë qartë që Jezusi nuk ishte vetë Perëndia:-

PERËNDIA JEZUSI
"Perëndia nuk mund të tundohet" (Jakob 1:13). Krishti"u tundua në të gjitha ashtu si ne" (Heb. 4:15).
Perëndia nuk mund të vdesë - Ai është i pavdekshëm nga natyra (Ps. 90:2; 1 Tim. 6:16). Krishti vdiq për tre ditë (Mt.12: 40; 16:21).
Perëndia nuk mund të shihet nga njerëzit (1 Tim. 6:16; Eks. 33:20). Njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë (1 Gjon 1:1 e thekson këtë).

Kur ne tundohemi, shtyhemi nga një zgjedhje ndërmjet mëkatit dhe bindjes ndaj Perëndisë. Shpesh ne zgjedhim të mos i bindemi Perëndisë; Krishti pati të njëjtat zgjedhje, por gjithmonë zgjodhi të bindej. Prandaj ai pati mundësinë e mëkatimit, megjithëse ai kurrë nuk mëkatoi. Është e pamendueshme që Perëndia ka ndonjë mundësi mëkatimi. Ne kemi treguar që fara e Davidit e premtuar në 2 Sam. 7:12-16 ishte pa diskutim Krishti. Vargu 14 flet për mundësinë e Krishtit për të mëkatuar: "Kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj atë.