Bazat E BIBLËS
Kapitulli 3: Premtimet e Zotit
Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje

Digresion 9: Shkaterrimi i Qiellit dhe Tokes (Ap. 21:1; 2 Pjt. 3:6-12)


Meqenese qellimi i Perendise eshte te vendose Mbreterine e Tij ketu ne toke (shih Studimin 5), atehere eshte e paimagjinueshme qe Ai te shkaterronte kete planet dhe Studimi 3.3 ka demonstruar qe Ai ka premtuar kembengultas se nuk do ta beje nje gje te tille. Referencat e mesiperme ngaj shkaterrimit te qiellit dhe tokes, per pasoje, duhen marre ne menyre figurative.
Pasazhi nga Pjetri tregon ngjashmerite midis gjykimeve mbi toke ne kohen e Noahut dhe asaj qe do te ndodhe “ne diten e Zotit” ne te ardhmen. “Me ane te ujit, ujerave te permbytjes, u shkaterrua bota e lashte; por qielli dhe toka qe tani ekzistojne…mbahen nga zjarri deri ne diten e gjykimit” (2 Pjt. 3:6,7).
Pjetri ve ne dukje nje kontrast midis ujit si agjenti i shkaterrimit ne kohen e Noahut dhe zjarrit qe do te perdoret ne ardhjen e dyte. “Qiejt dhe toka” e kohes se Noahut nuk u shkaterruan ne kuptimin e thjeshte te fjales – “gjithe mishi” qe ishte mekatar u shkaterrua (Zan. 7:21 krahaso 6:5,12). Prandaj, ‘Qiejt dhe toka’ i referohen nje sistemi gjerash apo organizimit njerezor. Ata qe e keqkuptojne kete pasazh tentojne te injorojne shkaterrimin e ‘qiejve’ per te cilin flitet. Kjo nuk mund te merret fjale per fjale – ato jane vendbanimi i Perendise (Ps. 123:1), ku nuk ka mekatesi (Hav. 1:13; Ps. 65:4,5), dhe qe deklaron lavdine e Perendise (Ps. 19:1). Nese i referohen dickaje figurative, atehere e njejta ka vlere edhe per ‘token.’
Pasazhet e meposhtme demonstrojne si ‘qiejt dhe toka’ nuk duhen kuptuar fjale per fjale ne pjese te tjera te Bibles, por ne fakt si nje sistem gjerash ne toke:
? “Pashe token dhe, ja, ishte pa forme dhe e zbrazet, dhe qiejt, nuk kishte me drite…Sepse Zoti ka thene, E gjithe toka (e Izraelit) do te shkretohet…Per kete toka do vajtoje, dhe qiejt lart do nxihen” (Jir. 4:23-28). Kjo eshte nje profeci e gjykimeve qe do te vijne mbi ‘qiejt dhe token’ e vendit dhe popullit te Izraelit, per te cilen (jo qiellin dhe token e mirefillte) do te vajtonin.
? Me pare Moisiu i ishte drejtuar gjithe Izraelit: “Qiellin e therras per deshmitar; dhe toke, degjo fjalet e mia” (Br. 32:1). Theksohet se kishte dy kategori njerezish per te cilet fliste: 1) “Te moshuarit e fisit tuaj” dhe 2) “gjithe bashkesine e izraeliteve” (Br. 31:28,30). Pleqte pastaj, do te barazoheshin me ‘qiejt’ dhe njerezit e zakonshem me ‘token.’
? Jeshaja e hapi profecine e tij ne stil te ngjashem: “Degjoni o qiell e toke…degjoni c’thote Zoti, ju sundimtare…degjoni ligjin e Perendise sone, ju njerez” (Jesh. 1:2,10). Perseri ka nje paralele midis qiellit dhe sundimtareve; dhe midis tokes dhe njerezve.
? “Qiellin e token i therret per deshmitare, sepse do t’i kerkoje llogari popullit te tij” te Izraelit (Ps. 50:4). Kjo flet vete.
? “Do t’i tmerroj gjithe popujt…do t’i tund qiejt dhe token” (Hag. 2:7,21) po keshtu.
? “Zoti e ka pergatitur shpaten e tij ne qiell dhe tani do te zbrese mbi Edomin…Shpata e Zotit do mbulohet me gjakun e tyre…sepse Zoti do te beje…nje masaker te madhe ne mbare Edomin” (Jesh. 34:5,6). ‘Qielli’ ketu barazohet me Edomin; profecia e meparshme qe “dielli, hena e yjet do te behen pluhur” (Jesh. 34:4), per rrjedhoje, i referohet shkaterrimit te Edomit.
? Qiejt dhe toka qe permenden si ne shkaterrim ne Jesh. 13 i referohen popullit te Babilonise. Ne nje radhe pohimesh mbi Babilonine, lexojme qe Perendia “do te shkunde qiejt dhe toka do te dale nga vendi i saj…si nje sorkadhe ndjekur nga gjahtaret…te huajt ne Babiloni do te kthehen ne vendet e tyre dhe do t’ia mbathi secili ne dheun e vet” (Jesh. 13:13,14). Ikja e qiejve dhe tokes paralelizohet me ate te njerezve. Heb. 9:26 flet per “fundin e botes” sikur ndodh ne shekullin e pare A.D. – ne kuptimin qe bota cifute po mbaronte ne ate kohe.
Duke pasur kete mire parasysh, duhet pritur qe referimet e Dhiates se Re per nje qiell dhe toke te re kur te kthehet Krishti do t’i referohen nje sistemi te ri gjerash qe do te shihen kur te jete ngritur Mbreteria e Perendise.
Kjo vertetohet edhe nga shqyrtimi me i hollesishem i 2 Pjt. 3. Pasi ka pershkruar se si ‘qiejt e toka’ e tanishme do te marrin fund, vargu 13 vazhdon: “Megjithate, ne, sipas premtimit te tij, kerkojme qiej te rinj e nje toke te re, ne te cilen banon pastertia.” Kjo citon premtimin e Tij (Perendise) ne Jesh. 65:17: “Po bej nje qiell te ri dhe nje toke te re.” Pjesa tjeter e Jesh. 65 vazhdon me pershkrimin e ketij sistemi te ri gjerash si te jete nje situate e perkryer ketu ne toke:
“Shihni, Jeruzalemi i ri qe do te krijoj do jete plot gezim…Vetem ata do te jetojne ne shtepite qe ndertojne vete…femijet do te vdesin njeqind vjec (d.m.th. jetegjatesia do te rritet)…ujku dhe qingji do te kullotin sebashku.” (Jesh. 65:18-25).
Eshte e qarte qe keto bekime kane lidhje me Mbreterine e ardhshme te Perendise ne toke – ‘qiejt e toka’ e re qe do te zevendesojne organizimin e tanishem ne mizerje.