Bazat E BIBLËS
Kapitulli 3: Premtimet e Zotit
Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje

3.1 Premtimet e Zotit: Parathënie

Deri tani në studimin tonë ne kemi arritur një kuptim të gjerë se kush është Zoti dhe si punon Ai. Duke bërë kështu ne kemi sqaruar një numër keqkuptimesh të zakonshme rreth këtyre gjërave. Tani ne duam të shikojmë në mënyrë më pozitive në gjërat që Zoti ka "premtuar atyre që e duan atë" (Jak 1:12; 2:5) duke mbajtur urdhërimet e Tij (Gjo. 14:15).

Premtimet e Zotit në Dhjatën e Vjetër janë ato që përbëjnë shpresën e vërtetë kristiane. Kur ishte para gjyqit për jetën e tij, Pali foli mbi shpërblimin e ardhshëm, për të cilin ai ishte pregatitur t’i humbiste të gjitha: "Dhe tani ndodhem para gjyqit për shpresën e shpëtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë...për këtë shpresë...unë jam akuzuar" Vep. 26:6,7). Ai kishte shpenzuar shumë nga jeta e tij duke predikuar "lajme të gëzuara (Ungjillin), se si premtimin që iu bë të parëve, Zoti e përmbushi... duke ringjallur Jezusin" (Vep. 13:32,33). Pali shpjegoi se besimi në ato premtime dha shpresë në ringjalljen prej të vdekurish (Vep. 26:6-8 krah. 23:8), njohuri në ardhjen e dytë të Jezusit, në gjykimin dhe të ardhjes së mbretërisë së Zotit (Vep. 24:25; 28:20,31).

E gjithë kjo mbyt mithin që Dhjata e Vjetër është thjesht një histori e Izraelit endacak, që nuk flet për jetën e përjetshme. Perëndia nuk e vendosi papritur 2,000 vjet më parë të na japë jetën e përjetshme nëpërmjet Jezusit. Ai qëllim ishte me të që nga fillimi:-

"Shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Zoti, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave; dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën ( në lidhje me të) e tij me anë të predikimit " (Tit. 1:2,3). "Atë jetë të përjetshme, që ishte pranë Atit dhe na u shfaq neve " (1 Gjo. 1:2).

Duke parë që qëllimi i Zotit për dhënien e jetës së përjetshme njerëzve të tij ishte me Të që nga fillimi, zor të besosh që Ai nuk do ta përmendte gjatë 4,000 vjetëve të marrëdhënies së Tij me njeriun e rregjistruar në Dhjatën e Vjetër. Në fakt, Dhjata e Vjetër është plot me profeci dhe premtime, të cilat japin më tëpër hollësira në këtë shpresë që Zoti e ka pregatitur për njerëzit e Tij. Prandaj kuptimi i premtimeve të Zotit ndaj etërve Judenj është jetësor për shpëtimin tonë: aq shumë, sa Pali ua kujtoi besimtarëve në Efes që përpara se t’i dinin këto gjëra, ata" ishin pa Krisht, duke qenë të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qenë pa Perëndi në botë (Efe. 2:12) - megjithëse padyshim ata kishin menduar se besimet e tyre pagane të mëparshme u dhanw ca shpresë dhe njohuri mbi Zotin. Po ky është serioziteti i mosnjohjes premtimet e Zotit në Dhjatën e Vjetër - në fakt "pa pasur shpresë dhe pa perëndi në botë". Kujto se si Pali e përkufizoi shpresën Kristiane si "shpresën e premtimit që Zoti u dha etërve tanë (Judenj)" (Vep. 26:6).

Është për të ardhur keq që pak kisha e vënë theksin në këto pjesë të Dhjatës së Vjetër, ku në fakt duhej. "Kristianizmi" është shndrruar në fe të bazuar në Dhjatën e Re - dhe edhe atëhere tentojnë të përdorin vetëm pak vargje prej saj. Jezusi e vë theksin qartë dhe si duhet:-

"Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun (d.m.th. pesë librat e parë të Biblës që shkroi ai) dhe profetët, nuk do të binden edhe nëse dikush ringjallet prej të vdekurish." (Lk. 16:31).

Mendja natyrore mund të arsyetojë që besimi në ringjalljen e Jezusit është i mjaftueshëm (krah. Lk. 16:30), por Jezusi tha se pa një kuptim solid të Dhjatës së Vjetër, kjo nuk do të jetë plotësisht e mundshme.

Shembja e besimit të dishepujve pas kryqëzimit u quajt nga Jezusi mungesë vëmendjes së kujdesshmë të tyre ndaj Dhjatës së Vjetër:-

"Ai u tha atyre, O budallenj dhe zemërngathët për të besuar (si duhet) gjithçka që kanë thënë profetët: por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij? Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij. " (Lk. 24:25-27).

Vini re theksin e Tij se si e gjithë Dhjata e Vjetër foli për Të. Nuk ishte se dishepujt nuk i kishin lexuar kurrë ose dëgjuar fjalët e Dhjatës së Vjetër, por ata nuk i kishin kuptuar si duhet ato dhe prandaj nuk mund t’i besonin me të vërtetë. Kështu që një kuptim i drejtë i Fjalës së Zotit, në vend të thjesht, leximit të saj, është i nevojshëm për të zhvilluar besim të vërtetë. Judenjtë ishin fanatikë në leximin e Dhjatës së Vjetër (Vep. 15:21), por meqë nuk e kuptonin lidhjen e saj me gjërat e Jezusit dhe Ungjillit të Tij, s’para e besonin vërtet, dhe kështu Jezusi u tha:-

"në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua: sepse ai ka shkruar për mua. Po në qoftë se ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?" (Gjo. 5:46,47).

Pavarësisht nga gjithë leximi i tye i Biblës, ata thjesht nuk e kuptonin lajmin e vërtetë për Jezusin, megjithëse u pëlqente të besonin se ishin të sigurtë për shpëtimin e tyre. Jezusi duhej t’u thoshte:-

"Ju hetoni Shkrimet (d.m.th. si duhet - krah. Vep. 17:11); sepse mendoni (jeni të sigurt) të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme:dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua " (Gjo. 5:39).

Dhe kështu mund të ndodhë me shumë njerëz që kanë njohje sipërfaqsore të disa prej ngjarjeve dhe mësimeve të Dhjatës së Vjetër: është vetëm njohuri që ata e kanë kapur rastësisht. Lajmi i mrekullueshëm i Krishtit dhe Ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë akoma u shket. Është qëllimi i këtij kapitulli t’ju nxjerrë jashtë kësaj pozite duke iu treguar kuptimin e vërtetë të premtimeve kryesore të Dhjatës së Vjetër:-

  • Në kopshtin e Edenit
  • Noeut
  • Abrahamit
  • Davidit

Të dhënat mbi ta gjenden në pesë librat e parë të Biblës (Zanafila- Ligji I Përtërirë), të cilët u shkruan nga Moisiu dhe në profetët e Dhjatës së Vjetër. Të gjjithë elementët e Ungjillit Kristian gjenden këtu. Pali shpjegoi se predikimi i tij mbi këtë Ungjill tha "duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin, domethënë që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekurish, duhej t’i shpallte dritën popullit dhe johebrenjve" (Vep. 26:22,23), dhe në ditët e tij të fundit mesazhi mbeti e njëjtë: "ai (Pali) shtjellonte dhe u dëshmonte atyre mbretërinë e Perëndisë...me anë të ligjit të Moisiut dhe të profetëve, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje" (Vep. 28:23).

Shpresa e Palit, që kristiani suprem, duhet të jetë shpresa që na shtyn edhe neve; siç ishte drita e lavdishme në fund të tunelit të jetës së tij, ashtu duhet të jetë për çdo kristian serioz. Të ndezur me këtë shtytje, ne tani mund të "hetojmë Shkrimet".