Bazat E BIBLËS
Kapitulli 3: Premtimet e Zotit
Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje

3:3 Premtimi ndaj Noeut

Me përparimin e shoqërisë njerëzore mbas kohës së Adamit dhe Evës, njerëzit u bënë gjithnjë e më të këqij. Gjërat arritën në një pikë ku qytetërimi ishte aq poshtë moralisht saqë Zoti vendosi ta shkatërrojë atë sistem gjërash, me përjashtim të Noeut dhe familjes së tij (Zan. 6:5-8). Atij iu tha të bënte një arkë, ku ai dhe mostrat e të gjitha kafshëve do të jetonin gjatë kohës kur bota po shkatërrohej nga përmbytjet. Në vazhdim, përveç thënieve të qarta të Shkrimit, ka një mori arsyesh shkencore për të besuar se kjo përmbytje gjigande ndodhi me të vërtetë! Siç e vini re (d.m.th. pikërisht ky planet) nuk u shkatërrua, vetëm ndërtimi i keq njerëzor që ishte mbi të: "u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë " (Zan. 7:21). Jezusi (Mt. 24:37) dhe Pjetri (2 Pje. 3:6-12) të dy e panë gjykimin në botën e Noeut si të kishte ngjashmëri me atë që do të ndodhë me ardhjen e dytë të Krishtit. Kështu, ligësia e pashpresë e njeriut në kohën e Noeut përkon me botën tonë të sotme, që është afër ndëshkimit në kthimin e Krishtit.

Për shkak të gjithmëkatit të njeriut dhe programeve vetë-shkatërruese, mbi të cilat ka hipur ky planet, është ngritur një besim, edhe midis kristianëve, që kjo tokë do të shkatërrohet. Kjo ide paraqet një mungesë të plotë të vlerësimit të lajmit themelor të Biblës - që Zoti ËSHTË aktivisht i shqetësuar për punët e këtij planeti dhe së shpejti Jezu Krishti do të kthehet të vendosë Mbretërinë e Zotit këtu në tokë. Në qoftë se njeriu lejohet ta shkatërrojë këtë planet, atëherë këto premtime thjesht nuk mund të mbahen. Fakte të mjaftueshme që mbretëria e perëndisë do të jetë në tokë gjenden në Kapitullin 4.7 dhe Kapitullin 5. Ndërkohë vargjet e mëposhtme duhet të jenë provë e mjaftueshme që toka dhe sistemi diellor nuk do të shkatërrohen:-

- "Toka, që ka krijuar përjetë" (Ps. 78:69).

- "Toka mbetet përjetë" (Pre. 1:4).

- "Diell dhe hënë...yje...qiej...ai i ka vendosur përjetë në përjetësi" (Ps. 148:3-6).

- "Vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujrat mbulojnë detin" (Is. 11:9; Num. 14:21) - vështirë të ndodhë, po të lërë Zoti botën të shkatërrojë vetvehten. Ky premtim nuk është përmbushur akoma.

- "Perëndia që ka formuar tokën dhe ka bërë; ai e ka vendosur nuk e krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej" (Isa. 45:18). Në qoftë se Zoti e bëri tokën vetëm që ta shihte të shkatërrohej, atëherë puna e tij ishte pa frute.

Po tamam tek Zanafilla Zoti ia premtoi gjithë këtë Noeut. Kur ai filloi të jetonte përsëri në botën e re të krijuar nga përmbytja, ndoshta Noeu friksohej se mund të vinte një shkatërrim tjetër i përgjithshëm. Sa herë që fillonte të binte shi, këto mendime mund t’i kenë përshkuar mendjen. Kështu që Zoti bëri një besëlidhje (një sërë premtimesh) që kjo nuk do të ndodhte kurrë më:-

"Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju... (vini re theksin në "Unë" - mrekullia e Zotit kur vendos t’i premtojë njeriut të vdekshëm!); asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujrat e përmbytjes dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën" (Zan. 9:9-12).

Kjo besëlidhje u vërtetua nga ylberi:-

"Unë e vendos ylberin tim në një re (shiu): dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen... midis meje dhe jush... besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfardo mishi mbi tokë... Kjo (ylberi) është shenja e besëlidhjes" (Zan. 9:13-17).

Meqenëse është një besëlidhje e përjetshme midis Zotit dhe njerëzve dhe kafshëve të tokës, atëherë toka duhet të ketë njerëz dhe kafshë që jetojnë mbi të në përjetësi. Kjo në vetvete vërteton që Mbretëria e Perëndisë do të jetë në tokë dhe jo në parajsë. Kështu premtimi ndaj Noeut është themeli i Ungjillit të Mbretërisë; tregon se si vëmendja e Zotit përqendrohet mbi këtë planet dhe se si ka një qëllim të përjetshëm me të. Edhe në zemërim Ai kujton mëshirën (Hab. 3:2) dhe e tillë është dashuria e Tij saqë Ai kujdeset edhe për krijimin e Tij të kafshëve (1 Kor. 9:9 krah. Jona 4:11).