Bazat E BIBLËS
Kapitulli 3: Premtimet e Zotit
Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje

3.2 Premtimi në Eden

Historia prekëse e rënies së njeriut përshkruhet në Zanafillën, Kapitulli 3. Gjarpri u mallkua për shtrembërimin e fjalës së Zotit dhe tundimin e Evës që të mos i bindej. Burri dhe gruaja u ndëshkuan për mosbindjen e tyre. Por një rreze shprese vjen në këtë pamje të errët kur Zoti i thotë gjarprit:-

"Unë do të shtie armiqsi (urrejtje, kundërshtim) midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; ajo (fara e saj) do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj" (Zan. 3:15).

Ky varg është shumë i përqendruar; ne duhet të ndajmë me kujdes gjërat e përfshira. Një "farë" do të thotë një pasardhës ose fëmijë, por gjithashtu mund të nënkuptojë njerëzit e shoqëruar me "farën" e veçantë. Ne do të shohim më vonë se "fara" e Abrahamit ishte Jezusi (Gal. 3:16), por që nëse jemi "në" Jezusin me pagëzim, atëherë edhe ne jemi fara (Gal. 3:27-29). Kjo fjala "farë" po ashtu i referohet idesë së spermit (1 Pje. 1:23); kështu që një farë e vërtetë do të ketë vetitë e atit të vet.

Fara e gjarprit, pra, duhet t’i referohet asaj që ka ngjashmëri familjare me gjarprin:-

  • shtrembërimin e Fjalës së Zotit
  • gënjeshtrën
  • tërheqjen e të tjerëve drejt mëkatit

Ne do të shohim në Kapitullin 6 që s’është një person që e bën këtë, po që brenda nesh është

  • "njeriu ynë i vjetër" prej mishi (Rom. 6:6)
  • "njeriu prej natyre" (1 Kor. 2:14)
  • "njeriu i vjetër i korruptuar, sipas joshjeve mashtruese" (Efe. 4:22)
  • "njeriu i vjetër me veprat e veta" (Kol. 3:9).

Ky "njeri" i mëkatit brenda nesh është "djalli" Biblik, fara e gjarprit.

Fara e gruas duhej të ishte një person i caktuar - "ti (fara e gjarprit) do të plagosësh thembrën e tij" (Zan. 3:15). Ky person do ta shtypte farën e gjarprit për fare, d.m.th. mëkatin - "do të shtypë kokën tënde". Të godasësh një gjarpër në kokë është vdekjeprurëse- duke qenë se truri i tij është në kokën e tij. I vetmi person që është kandidat i mundshëm për farën e gruas duhet të jetë Zoti Jezus:-

Jezu Krishti që e prishi (me anë të kryqit) vdekjen (dhe rrjedhimidht fuqinë e mëkatit - Rom. 6:23), dhe nxori në dritë jetën dhe pavdeksinë me anë të Ungjillit " (2 Tim. 1:10).

"Perëndia duke dërguar Birin e Vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish", d.m.th. djallin Biblik, farën e gjarprit (Rom. 8:3).

Jezusi "u shfaq për të hequr mëkatet tona"(1 Gjo. 3:5).

"Ti do t’i vësh emrin Jezus (që do të thotë "Shpëtimtar"): sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre " (Mt. 1:21).

Jezus ishte tamam "i bërë nga gruaja" (Gal. 4:4) si djali i Marisë, edhe pse Zoti ishte babai i tij. Kështu edhe në këtë kuptim, ai ishte fara e gruas, megjithëse dhënë nga Zoti në një mënyrë që asnjë burrë nuk ka qenë. Kjo farë e gruas do të plagosej përkohësisht nga mëkati, fara e gjarprit - "ti do të plagosësh thembrën e tij" (Zan. 3:15). Një kafshim gjarpri në thembër zakonisht është një plagë e përkoshme, në krahasim me goditjen e gjarprit në kokë. Shumë shprehje figurative kanë rrënjë Biblike "bjeri kokës" (d.m.th. ndalo krejtësisht ose jepi fund diçkaje) ndoshta bazohet në këtë profeci të Jezusit që qëllon gjarprin në kokë.

Mallkimi i mëkatit, farës së gjarprit, u bë fillimisht nëpërmjet sakrificës së Krishtit në kryq - vini re se si vargjet e cituara më sipër flasin për fitoren e Krishtit mbi mëkatin në kohën e shkuar. Plaga e përkohshme në thembër e vuajtur nga Jezusi është, pra, në lidhje me vdekjen e tij për tre ditë. Ringjallja e tij provoi që kjo ishte vetëm një plagë e përkohshme, në krahasim me goditjen për vdekje që Ai i dha mëkatit. Është interesante që shënimet historike jo-Biblike tregojnë se viktimave të kryqëzimit u gozhdohej thembra te ristela e drurit. Kështu Jezusi u "plagos në thembër" përmes vdekjes së Tij. Is.53:4,5 e përshkruan Krishtin si të 'plagosur’ nga Perëndia përmes vdekjes në kryq. Kjo aludon hapur për profecinë e Zan.3:15 që Krishti do të plagosej nga fara e gjarprit. Megjithëse, si përfundim Zoti veproi përmes së keqes që Krishti përballoi, Ai përshkruhet këtu sikur bën plagosjen (Is.53:10), nëpërmjet kontrollit të forcës së ligë që plagosi Birin e Tij. Dhe kështu Zoti vepron edhe nëpërmjet përvojave të së keqes të secilit prej fëmijve të Tij.

Konflikti Sot

Por në mendjen tuaj mund të jetë ngritur pyetja: "Në qoftë se Jezusi e ka shkatërruar mëkatin dhe vdekjen (farën e gjarprit), pse janë ato gjëra akoma të pranishme sot?" Përgjigja është se Jezusi shkatërroi në kryq fuqinë e mëkatit në vetvehte: profecia e Zan. 3:15 është kryesisht rreth konfliktit midis Jezusit dhe mëkatit. Tani kjo do të thotë që meqë Ai na ka ftuar ta ndajmë fitoren e Tij së bashku edhe ne mund të mundim mëkatin dhe vdekjen. Ata që nuk janë ftuar ta ndajnë fitoren e Tij, ose mohojnë ofertën, sigurisht do të vazhdojnë të provojnë mëkatin dhe fitoren. Edhe pse mëkati dhe fitorja përjetohen edhe nga besimtarët e vërtetë, nëpërmjet shoqërimit me farën e gruas duke u pagëzuar në Krisht (Gal. 3:27-29), u jepet falja për mëkatet e tyre dhe prandaj, së fundi, shpëtohen nga vdekja, që është rezultat i mëkatit. Kështu që në dukje Jezusi "prishi vdekjen" në kryq (2 Tim. 1:10), megjithëse nuk ka për të ndodhur derisa të plotësohet qëllimi i Zotit me tokën në fund të mijëvjeçarit, kur njerëzit në fakt nuk do të vdesin - kur vdekja nuk do të shihet më mbi tokë: "sepse duhet që ai të mbretërojë (në pjesën e parë të Mbretërisë së Zotit) derisa t’i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja"(1 Kor. 15:25,26).

Në qoftë se ne jemi "pagëzuar Krisht" atëherë premtimet në lidhje me Jezusin, si ajo te Zan. 3.15, bëhen personale për neve; nuk janë më thjesht pjesë interesante të Biblës, ato janë profeci dhe premtime të bëra drejtpërdrejt për ne! Ashtu si fara e gruas, edhe ne, do të përjetojmë fitoren e mëkatit mbi ne me afat të shkurtër. Në qoftë se Zoti nuk kthehet sa jemi gjallë, edhe ne do të plagosemi në thembër si Jezusi, pra edhe ne do të vdesim. Por në qoftë se ne jemi vërtet fara e gruas, atëherë kjo "plagë" do të jetë vetëm e përkohshme. Ata që pagëzohen si duhet në Krisht duke u zhytur në ujë, e shoqërojnë veten e tyre me vdekjen dhe ringjalljen - e simbolizuar nga ngritja prej ujit (shih Rom. 6:3-5).

Në qoftë se ne jemi fara e vërtetë e gruas, atëhere jetët tona do të pasqyrojnë fjalët e Zan. 3:15 - do të ketë një sens konflikti ("armiqësi") brenda nesh, midis së drejtës dhe së padrejtës. Apostulli i madh, Pali përshkruante një konflikt pothuajse skizofrenik midis mëkatit dhe atij vet që ziente brenda tij (Rom. 7:14-25).

Pas pagëzimit në Krisht, ky konflikt me mëkatin që ndodh natyrshëm brenda nesh, duhet të rritet - dhe të vazhdojë kështu gjithë ditët tona. Në njëfarë mënyre është e vështirë, sepse fuqia e mëkatit është e fortë. Po në një mënyrë tjetër nuk është, duke parë që ne jemi Krisht, i cili tashmë e ka luftuar dhe fituar konfliktin. Vini re si besuesit përshkruhen si një grua tek Efe. 5:23-32, sikur duke qenë farë e gruas ne, gjithashtu, jemi gruaja.

Në të njëjtën mënyrë që fara e gruas përfaqson si Jezusin ashtu dhe ata që përpiqen të kenë vetitë e Tij, ashtu edhe fara e gjarprit flet për të dy, mëkatin ("djallin" Biblik) dhe ata që tregojnë lirshëm vetitë e mëkatit dhe të gjarprit. Njerëz të tillë do të përçmojnë ose shtrembërojnë Fjalën e Zotit, që si përfundim do t’i udhëheqë drejt turpit të mëkatit dhe largimit nga Perëndia, që i ndodhi Adamit dhe Evës. Duke parë që Judenjtë ishin populli që në fakt e shtinë Jezusin drejt vdekjes - d.m.th. plagosën farën e gruas në thembër - i bie që ata të jenë shembujt primarë të farës së gjarprit. Kjo është e vërtetuar nga Gjon pagëzori dhe Jezusi:-

"kur ai (Gjoni) pa se shumë farisenj dhe saducenj (grup Judenjsh që ndëshkuan Jezusin) po vinin për t’u pagëzuar tek ai, u tha atyre, O pjellë (d.m.th. të gjinuar prej, të krijuar nga) nepërkash (gjarprinjsh), kush ju ka mësuar t’i arratiseni zemërimit që po vjen?"(Mt. 3:7).

"Jezusi duke i ditur mendimet e tyre (Farisenjve), u tha... O pjellë nepërkash, si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij?" (Mt. 12:25,34).

Bota - edhe bota fetare - ka të njëjtat veti të gjarprit. Vetëm ata të pagëzuarit në Krisht janë të shoqëruar me farën e gruas; gjithë të tjerët, në shkallë të ndryshme, janë farë e gjarprit. Mënyra se si i trajtoi Jezusi njerëzit që ishin fara e gjarprit, duhet të jetë shembulli ynë:-
  • Ai u predikoi në një shpirt dashurie dhe shqetësimi të vërtetë, megjithatë
  • Ai nuk i la sjelljet dhe mendimet e tyre të ndikojnë në Të, dhe
  • Ai u tregoi atyre karakterin dashurues të Zotit nga mënyra, në të cilën Ai jetoi.

Dhe prapë për të gjitha këto ata e urryen Atë. Përpjekja e Tij për të qenë i bindur ndaj Zotit i bëri ata xhelozë. Edhe familja (Gjo. 7:5; Mk. 3:21) dhe miq të ngushtë (Gjo. 6:66) u ndanë dhe disa edhe u larguan prej tij fizikisht. Pali provoi të njëjtën gjë kur ai u shprehu keqardhjen atyre që kishin qenë më të mish e thua më parë:-

"A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?" (Gal. 4:14-16).

E vërteta kurrë nuk mirëpritet; ta dish atë dhe ta jetosh atë si duhet gjithmonë do të krijojë ndonjë lloj problemi për ne, edhe sjelljen e përndjekjes:-

"Po sikurse atëherë, ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës (me anë të njohjes së vërtetë të Fjalës së Perëndisë - (1 Peter 1:23), ashtu është edhe tani" (Gal. 4:29).

Në qoftë se ne jemi vërtetë të bashkuar me Krishtin, ne duhet të provojmë disa nga vuajtjet e Tij, që edhe ne të kemi pjesë në shpërblimin e Tij të lavdishëm. Prapë Pali na jep një shembull të pashoq në këtë

"Kjo fjalë është e vërtetë: sepse, nëse ne vdiqëm me të (Krishtin), me Të edhe do të rrojmë: në qoftë se vuajmë (me Të), do të mbretërojmë bashkë me të...prandaj unë i duroj të gjitha (2 Tim. 2:10-12).

"Nëse më kanë përndjekur mua (Jezusin), do t’ju përndjekin edhe juve ...të gjitha këto gjëra do t’jua bëjnë për shkak të emrit tim" (Gjo. 15:20,21)

- d.m.th. sepse jemi pagëzuar në emër të Jezusit (Vep. 2:38; 8:16).

Përballë vargjeve si këto, është tunduese të arsyetosh, "në qoftë se kjo është gjithë puna e të qenurit i shoqëruar me Jezusin, farën e gruas, më mirë të mos jem". Por sigurisht, ne kurrë nuk do të ngarkohemi me diçka që nuk e mbartim dot. Ndërkohë që patjetër kërkohet sakrifica vetjake për të bashkuar veten tonë plotësisht me Krishtin, shoqërimi ynë me Të do të sjellë një shpërblim kaq të lavdishëm, "saqë vuajtjet e sotme as që ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na shpaloset". Madje edhe tani, sakrifica e Tij mundëson lutjet tona për ndihmë përmes tronditjeve të jetës për të qenë vëçanërisht të fuqishëm me Zotin. Shtoi kësaj edhe sigurinë e lavdishme pasuese, të theksuara dukshëm në shumë Bibla Kristadelfiane:-

"Zoti është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja; por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje që ju të mund ta përballoni" (1 Kor. 10:13).

"Jua kam thënë këto gjëra që ta keni paqen në mua. Në botë do të keni mundime: por merrni zemër: unë e munda botën" (Gjo. 16:33).

"Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?" (Rom. 8:31).