Bazat E BIBLËS
Kapitulli 3: Premtimet e Zotit
Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje

3.4 Premtimi ndaj Abrahamit

Ungjilli i mësuar nga Jezusi dhe apostujt nuk ishte në themel i ndryshëm nga ai që u kuptua nga Abrahami. Zoti, përmes Shkrimeve, "ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë" (Gal. 3:8). Këto premtime janë kaq të rëndësishme saqë Pjetri i filloi dhe mbaroi shpalljet e tij publike të Ungjillit duke iu referuar atyre (Vep. 3: 13,25). Nëse ne mund të kuptojmë çfarë iu mësua Abrahamit, atëherë ne do të kemi një pamje bazë të Ungjillit Kristian. Ka tregime të tjera që "Ungjilli" nuk është diçka që sapo filloi në kohën e Jezusit:-

- "Ne po ju shpallim lajmin e mirë (Ungjillin) të premtimit që u qe bërë etërve (Judenj) duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur" (Vep. 13: 32,33).

- "Ungjillin e Perëndisë, siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve (p.sh..Abrahami, Zan. 20:7) në Shkrimet e shenjta" (Rom. 1:1,2).

- "Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve" (1 Pje.4:6) - d.m.th. besimtarëve që jetuan dhe vdiqën para shekullit të parë.

- "Në fakt neve, si edhe atyre, u ishte shpallur lajmi i mirë" (Heb. 4:2)- d.m.th. Izraelit në shkretëtirë.

Premtimet ndaj Abrahamit kanë dy tema bazë:

  1. gjërat rreth farës së Abrahamit (pasardhës të veçantë) dhe
  2. gjërat rreth tokës që iu premtua Abrahamit.

Mbi këto premtime është komentuar në Dhjatën e Re dhe, duke mbajtur marrëveshjen tonë që të lemë Biblën të vet-shpjegohet, ne do të kombinojmë mësimet e të dy Dhjatave për të na dhënë një pamje të plotë të besëlidhjes së bërë me Abrahamin.

Abrahami fillimisht jetoi në Ur, një qytet i begatë që sot njihet si Iraku. Arkeologjia moderne zbulon nivelin e lartë të qytetërimit që kishte arritur deri në kohën e Abrahamit. Kishte sistem bankar, shërbime qytetare dhe infrastrukturë përkatëse. Pa ditur ndryshe, Abrahami jetonte në këtë qytet; me sa dimë, një burrë i botës. Po pastaj thirrja e jashtëzakonshme e Zotit erdhi tek ai - për të lënë jetën e sofistikuar dhe të nisej në rrugë për në tokën e premtuar. Tamam se ku edhe çfarë nuk ishte krejt e qartë. Nga gjithçka u tha, doli që ishte një udhëtim prej 1500 milje. Toka quhej Kanaan -Izraeli i sotëm.

Herë pas here gjatë jetës së tij, Zoti i shfaqej Abrahamit dhe ia përsëriste dhe zgjeronte premtimet. Ato premtime janë baza e Ungjillit Kristian, kështu si kristianë të vërtetë, e njëjta thirrje na vjen edhe ne siç i erdhi Abrahamit, për të lënë gjërat kalimtare të kësaj jete dhe të ecim përpara në një jetë besimi, duke marrë premtimet me vlerë të Zotit, duke jetuar me Fjalën e Tij. Ne mund ta marrim me mend se si Abrahami do të jetë lloisur mbi premtimet gjatë udhëtimeve të tij. "Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr (nga Uri), u bind që të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte" (Heb. 11:8).

Kur marrim parasysh premtimet e Zotit për herë të parë, edhe ne e ndjejmë që nuk e dimë tamam se si do të jetë toka e premtuar e Mbretërisë së Zotit. Por besimi ynë në Fjalën e Zotit duhet të jetë i tillë që ne të bindemi me dëshirë.

Abrahami nuk ishte ndonjë endacak që s’kish ç’të bënte tjetër veçse ta provonte njëherë me këto premtime. Ai vinte nga një prejardhje, që në thelb, ishte shumë e ngjashme me tonën. Vendimet e komplikuara, stërmunduese përballë së cilave u vu, ishin të ngjashme me ato përballë të cilave mund të vihemi edhe ne kur themi të pranojmë dhe veprojmë sipas premtimeve të Zotit - vështrimet e çuditura nga kolegët e firmës, pamja tinëzare në sytë e komshinjve("Na u bë fetar ky!")...këto gjëra duhet t’i jenë bërë të njohura Abrahamit. Shtytja që nevojiste Abrahami për të vazhduar këtë duhet të ketë qenë vigane. E vetmja gjë që mbajti gjallë këtë shtytje gjatë gjithë viteve të gjatë të udhëtimit të tij, ishte fjala e premtimit. Ai duhet t’i ketë mësuar për mendësh ato fjalë dhe të jetë menduar çfarë kuptimi kishin në të vërtetë për të.

Duke treguar besim të ngjashëm dhe vepruar mbi të ne mund të kemi të njëjtin nder si Abrahami - të quhemi miqtë e Zotit (Isa. 41:8), të gjejmë njohurinë e Zotit (Zan. 18:17) dhe të kemi shpresë të sigurtë të jetës së përjetshme në Mbretëri. Përsëri theksojmë se Ungjilli i Krishtit është bazuar në këto premtime bërë Abrahamit. Për të besuar vërtet në lajmin kristian, edhe ne duhet të njohim fort premtimet ndaj Abrahamit. Pa to besimi ynë nuk është besim. Me sy të etur, pra ne duhet të lexojmë dhe ri-lexojmë dialogjet ndërmjet Zotit dhe Abrahamit.

Toka

  1. "Largohu nga vendi yt...në vendin që do të të tregoj" (Zan. 12:1).
  2. Abrahami "vazhdoi udhëtimin e tij... në Bethel (në Izraelin Qendror) Dhe Zoti i tha Abramit...Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindje dhe perëndimit: tërë vendi që sheh unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, përgjithnjë...bjeri rreth e qark vendit...sepse unë do të ta jap ty" (Zan. 13:3,14-17).
  3. "Zoti bëri një besëlidhje me Abrahamin, duke i thënë, unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit " (Zan. 15:18).
  4. "Ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t’u jap vendin ku ti banon si një i huaj, tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi përgjithnjë " (Zan. 17:8).
  5. "Premtimi që ai (Abrahami) do të ishte trashëgimtari i botës" (Rom. 4:13).

Ne këtu shikojmë një zbulim përparues të Abrahamit:-

  1. 'Ka një tokë ku do të doja të shkoje'.
  2. ‘Tashmë ke arritur në zonë. Ti dhe fëmijët e tu do të jetojnë këtu përgjithmonë’. Vini re se si ky premtim i jetës së përjetshme është shënuar pa bujë ose theksim; një autor njerëzor pa dyshim do ta kishte fryrë.
  3. Zona e tokës së premtuar ishte përcaktuar më në detaje.
  4. Abrahami nuk priste përmbushjen e premtimit në këtë jetë - ai do të ishte një "i huaj" në tokë, edhe pse më vonë atje do të jetonte për gjithnjë. Vështirësia e kësaj është se ai do të vdiste dhe më vonë ringjallej që të përmbushej ky premtim.
  5. Pali, nën frymëzim, përfundimisht i pa premtimet ndaj Abrahamit si domethënie të trashëgimisë së tij të të gjithë tokës.

Shkrimi shtrihet përtej vetvetes për të na kujtuar që Abrahamit nuk iu përmbushën premtimet gjatë jetës së tij:-

"Me anë të besimit ai banoi (nënkupton një jetë të përkohshme) në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj dhe ndenji në çadra (tënda)" (Heb. 11:9).

Ai jetoi si i huaj në tokë, ndoshta me të njëjtën ndjenjë vjedharake pasigurie dhe papërshtatje që ndjen një refugjat. Ai as që po jetonte me farën e tij në tokën e tij. Së bashku me pasardhësit e tij, Isakun dhe Jakobin, (të cilëve iu përsëritën premtimet), ai "vdiq në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për së largu dhe (ata) u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe." (Heb. 11:13). Vini re katër fazat:-

- njohja e premtimeve - siç po bëjmë ne nëpërmjet këtij studimi.

- "bindja prej tyre" - në qoftë se u desh një proçes bindjeje me Abrahamin, sa më tepër do të duhet me ne?

- Përshëndetja e tyre - duke qenë të pagëzuar në Krisht (Gal. 3:27-29).

- rrëfimi ndaj botës me anë të mënyrës së jetesës se kjo botë nuk është shtëpia jonë e vërtetë, por ne po jetojmë me shpresën mbi atë kohë të ardhme që të vijë mbi tokë.

Abrahami bëhet heroi dhe shembulli ynë i madh nëse ne i çmojmë këto gjëra. Njohja përfundimtare që përmbushja e premtimeve shtrihet në të ardhmen erdhi për plakun e lodhur kur i vdiq gruaja; atij iu desh ta blinte pjesë të tokës së premtuar që ta varroste (Vep. 7:16). Vërtet Perëndia "nuk i dha kurrfarë trashëgimie në të, as edhe vend për të vënë një këmbë: por i premtoi t’ia japë për pronë" (Vep. 7:5). Fara e sotme e Abrahamit mund të ndjejë të njëjtën mospërputhje kur blejnë ose marrin tokë me qera - në një tokë që u është premtuar për trashëgiminë e tyre vetjake të përjetshme!

Por Zoti i mban premtimet e Tij. Do të vijë një ditë kur Abrahami dhe të gjithë ata që u janë bërë ato premtime do të shpërblehen. Heb. 11:13,39,40 e bën të qartë këtë:-

"Këta të gjithë vdiqën në besim, pa marrë premtimet; Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne".

Prandaj të gjithë besimtarët e vërtetë do të shpërblehen në të njëjtën kohë, d.m.th. karriken e gjykimit ditën e fundit (2 Tim. 4:1,8; Mat. 25:31-34; 1 Pje. 5:4). Si rrjedhim, të egzistosh që të gjykohesh, Abrahami dhe të tjerët që i dinin këto premtime duhet të ringjallen tamam para gjykimit. Në qoftë se ata tani nuk i kanë marrë premtimet dhe do t’i marrin vetëm pas ringjalljes dhe gjykimit të tyre në kthimin e Krishtit, nuk ka rrugë tjetër vetëm se të pranojmë që të ngjashmit e Abrahamit tashmë janë pa vetëdije, në pritje të ardhjes së Krishtit; prapseprapë mozaikët e xhamave me ngjyra në kishat e Evropës janë të famshme për përshkrimin e Abrahamit sikur është në parajsë, duke përjetuar shpërblimin e premtuar për një jetë besnike. Mijëra njerëz prej qindra vjetësh kanë kaluar pranë atyre pikturave, duke pranuar në fe ide të tilla. A mund të kesh kurajo me bazë Bible të dalësh jashtë kësaj vije?

Fara

Siç shpjeguam në kapitullin 3:2, premtimi i farës zbatohet së pari mbi Jezusin dhe së dyti mbi ata që janë "në Krisht" dhe, prandaj, edhe ata llogariten si fara e Abrahamit.:-

  1. "Unë prej teje do të bëj një komb të madh do të të bekoj... dhe te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës" (Zan. 12:2,3).
  2. "Do t’i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës: prandaj nëse dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu...tërë vendin që sheh unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu për gjithnjë" (Zan. 13:15,16).
  3. "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh...Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu...Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend" (Zan. 15:5,18).
  4. "Pasardhësve të tu pas teje do t’u jap...vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do të jem Perëndia i tyre" (Zan. 17:8).
  5. "do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit; dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij; dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu" (Zan. 22:17,18).

Përsëri, kuptimi i Abrahamit mbi "farën" u zgjerua vazhdimisht:-

  1. Në fillim iu tha që në njëfarë mënyre ai do të kishte një numër të jashtëzakonshëm trashëgimtarësh dhe që nëpërmjet "farës" së tij i gjithë dheu do të bekohej.
  2. Më vonë iu tha do të kishte një farë që do të përfshinte shumë popuj. Këta popuj do të kalonin jetën e përjetshme, bashkë me të, në tokën ku ai kishte arritur, d.m.th. Kanaan.
  3. Iu tha që trashëgimtarët e tij do të bëhen aq sa yjet e qiellit. Kjo mund ta ketë sugjeruar që ai do të kishte shumë trashëgimtarë shpirtërorë (yje në qiej) si edhe shumë natyralë (si "pluhuri i tokës").
  4. Premtimet e mëparshme ishin nënvizuar me sigurinë shtesë që shumë popuj që do të bëheshin pjesë e farës mund të kishin një marrëdhënie personale me Zotin.
  5. Fara do të kishte fitore ndaj armiqve.

Vini re që fara do t’u sillte "bekime" gjithë popujve të botës. Në Bibël, idea e bekimit shpesh është e lidhur me faljen e mëkateve. Në fund të fundit, ky është bekimi më i madh që mund të dojë një dashës i Zotit. Kështu ne lexojmë gjëra si "lum ai të cilit i kanë falur shkeljen" (Ps. 32:1); "Kupa e bekimeve" (1 Kor. 10:16), që përshkruan kupën e verës që përfaqson gjakun e Krishtit, nëpërmjet të cilit bëhet e mundshme.

I vetmi trashëgimtar i Abrahamit, që i ka sjellë botës faljen e mëkateve, sigurisht është Jezusi dhe komenti i Dhjatës së Re mbi premtimet e Abrahamit jep mbështetje të fortë:-

"Ai (Zoti) nuk thotë, 'edhe pasardhësve', si të ishin shumë (d.m.th. në shumës), por një të vetme (në njëjës), 'Dhe pasardhjes sate', pra Krishti" (Gal. 3:16). "...besëlidhjes që Perëndia bëri me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit, Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut. Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli birin e tij Jezusin (d.m.th. farën), jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij" (Vep. 3:25,26).

Vini re këtu se si Pjetri citon dhe interpreton Zan. 22:18:-

Fara = Jezusi

Bekimi = falja e mëkateve.

Premtimi që Jezusi, fara, do të arrijë fitore mbi armiqtë e tij, zë vend më mirë në qoftë se kjo lexohet duke iu referuar fitores së tij ndaj mëkatit - armiku më i madh i popullit të Zotit dhe, pra, edhe i Jezusit.

Bashkimi me farën

Deri tani duhet të jetë qartësuar që elementet bazë të Ungjillit Kristian ishin kuptuar nga Abrahami. Por këto premtime jetësore iu bënë Abrahamit dhe farës së tij, Jezusit. Po të tjerët? Edhe trashëgimia fizike e drejtpërdrejtë nga Abrahami nuk e bën dikë automatikisht pjesë të asaj fare të veçantë (Gjo. 8:39; Rom. 9:7). Ne duhet të bëhemi disi pjesë e afërt e Jezusit, që premtimet ndaj farës të ndahen edhe me neve. Kjo është me anë të pagëzimit në Jezusin (Rom. 6:3-5); ne dëgjojmë shpesh për pagëzimin emrin e tij (Vep. 2:38; 8:16; 10:48; 19:5). Gal. 3:27-29 nuk mund ta bëjë më të qartë se kaq:-

"Aq nga ju (d.m.th. vetëm aq!) sa janë pagëzuar në Krisht, Krishtin keni veshur. Nuk ka as Jude as Grek (Pagan), nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër: sepse të gjithë jeni një (duke qenë) në Jezus (me pagëzim). Dhe në qoftë se jeni të Krishtit (me pagëzimin në të), atëherë jeni fara e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit"

- Premtimi i jetës së përjetshme në tokë, nëpërmjet marrjes së "bekimit" të faljes së Jezusit. Vetëm duke u pagëzuar në Krisht, farën, bëhet e mundur të kemi pjesë në premtimet e bëra ndaj tij; dhe kështu Rom. 8:17 na thërret "t’i bashkohemi trashëgimisë më Krishtin".

Kujtoni që bekimi do të vinte mbi njerëzit nga të gjitha pjesët e dheut, përmes farës; dhe fara të bëhej një grup njerëzish nëpër gjithë botën, si rëra e brigjeve dhe yjet e qiellit. I bie që kjo të jetë në saj të marrjes së parë të bekimit të tyre që ata të bëhen fara. Kështu fara (në njëjës) "do t’i flitet për Zotin brezit të ardhshëm" (d.m.th. shumë popujve; Ps.22:30).

Ne mund t’i përmbledhim dy fijet e premtimit dhënë Abrahamit:-

(1) Toka

Abrahami dhe fara e tij, Jezusi dhe ata në Të do të trashëgojnë tokën e Kanaanit dhe, prej zgjerimit, gjithë dheun dhe jetojnë atje përgjithnjë. Në këtë jetë ata nuk do ta marrin, po do të ndodhë kështu ditën e fundit, kur të kthehet Jezusi.

(2) Fara

Kjo ishte fillimisht Jezusi. Nëpërmjet Tij mëkatet ("armiqtë") e njerëzimit do të munden, kështu që bekimet e faljes do t’i jepeshin gjithë botës.

Me anë të pagëzimit në emrin e Jezusit, ne bëhemi pjesë e farës.

Të njëjtat dy fije ndodhen në predikimin e Dhjatës së Re dhe nuk është aspak çudi që shpesh thuhet se, kur njerëzit i dëgjuan tek mësonin, atëherë ata pagëzoheshin. Kjo ishte dhe është mënyra që këto premtime mund të na bëhen neve. Tani ne mund ta kuptojmë pse, si plak përballë vdekjes, Pali mund ta përkufizonte shpresën e tij si "shpresa e Izraelit" (Vep. 28:20): shpresa e vërtetë Kristiane është shpresa e fillimit të Judejve. Komenti i Krishtit që "shpëtimi është i Judenjve" (Gjo. 4:22) duhet, po ashtu ta ketë fjalën për nevojën për t’u bërë Judenj shpirtërorë, që ne të përfitojmë nga premtimet e shpëtimit nëpërmjet Krishtit, që ishte bërë nga etër Judenj.

Ne lexojmë që Kristianët e hershëm predikuan:-

1) "Gjërat në lidhje me Mbretërinë e Zotit

.dhe

2) emrin e Jezu Krishtit" (Vep. 8:12).

Këto ishin të vetmet dy gjëra shpjeguar Abrahamit nën tituj paksa të ndryshëm:-

1) Premtimet për tokën

2) Premtimet për farën.

Vini re në vazhdim se "gjërat" (shumës) rreth Mbretërisë dhe Jezusit janë përmbledhur si " predikimi i Krishtit " (Vep. 8:5 krah. v. 12). Shumë shpesh kjo merret si "Jezusi të do! Thjesht të thuash që ti beson që Ai vdiq për ty dhe je i shpëtuar!" Por fjala "Krisht" qartësisht përmbledh të mësuarit e një sërë gjërash rreth tij dhe Mbretërisë së tij të ardhshme. Lajmi i mirë për këtë Mbretëri, që iu predikua Abrahamit luajti një rol të madh në predikimin e hershëm të Ungjillit.

Në Korinth, Pali ishte "tre muaj, duke diskutuar dhe i bindur për gjërat e Mbretërisë së Perëndisë" (Vep. 19:8); në Efes ai shkoi gjithandej "Duke predikuar Mbretërinë e Perëndisë" (Vep. 20:25), dhe mesazhi i tij i fundit në Romë ishte i njëjtë, "Ai shpjegoi dhe dëshmoi Mbretërinë e Perëndisë, duke i bindur për Jezusin...nga ligji...dhe nga profetët" (Vep. 28:23,31). Që kishte kaq shumë për t’u thënë tregon se lajmi bazë i Ungjillit për Mbretërinë dhe Jezusin nuk ishte thjesht një çështje e të thënit " Beso në Jezusin". Zbulimi i Zotit ndaj Abrahamit ishte më i hollësishëm se kaq dhe gjërat premtuar atij janë bazat e Ungjillit Kristian të vërtetë.

Ne kemi treguar se pagëzimi në Jezusin na bën pjesë të farës dhe pra, të aftë të trashëgojmë premtimet (Gal. 3:27-29), por vetëm pagëzimi nuk është i mjaftueshëm të na japë shpëtimin e premtuar. Ne duhet të mbetemi në farë, në Krisht, në qoftë se duam të marrim premtimet e bëra farës. Pagëzimi, pra është vetëm fillimi; ne i kemi hyrë një gare që duhet ta vrapojmë. Mos harroni se thjesht duke qenë fara e Abrahamit teknikisht, nuk do të thotë që jemi të pranueshëm me Zotin. Izraelitët janë fara e Abrahamit në disa mënyra, por kjo nuk do të thotë që ata mund të shpëtohen pa u pagëzuar dhe pa përshtatur jetët e tyre me Krishtin dhe shembullin e Abrahamit (Rom. 9:7,8; 4:13,14). Jezusi u tha Judenjve, "unë e di që ju jeni fara e Abrahamit; po ju kërkoni të më vrisni...nëse ju jeni fëmijët e Abrahamit, ju do të bënit veprat e Abrahamit" (Gjon 8:37,39), i cili jetonte një jetë në besim në Zot dhe Krisht, farën e premtuar (Gjon 6:29).

"Fara" duhet të ketë vetitë e paraardhësit. Në qoftë se jemi fara e vërtetë e Abrahamit, ne duhet, pra, jo vetëm të pagëzohemi, por edhe të kemi një besim shumë të vërtetë në Premtimet e Zotit, siç kishte ai. Prandaj ai është quajtur "ati i gjithë atyre që besuan...që gjithashtu ndjekin gjurmët e besimit të atit tonë Abraham, që ai pati" (Rom. 4:11,12). "Ta dini, pra,(d.m.th. përvetësoheni vërtetë në zemër!) se ata që janë nga besimi, janë bij të Abrahamit" (Gal. 3:7).

Besimi i vërtetë duhet të duket më vepra, përndryshe, në sytë e Zotit, nuk është besim (Jak 2:17). Ne e tregojmë besimin tonë në këto premtime që kemi studiuar, së pari duke u pagëzuar, që ta na zbatohen personalisht (Gal. 3:27-19). Pra, a i besoni vërtet Premtimet e Zotit? Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëjme vetes gjithë jetës sonë.

Besëlidhja e Re Dhe e Vjetër

Duhet të jetë evidente tashmë që premtimet ndaj Abrahamit përmbledhin Ungjillin e Krishtit. Grupi tjetër kryesor i premtimeve, që bëri Zoti, ishte me Judenjtë në përmbajtjen e ligjit të Moisiut. Këto pohonin se nëse judenjtë do t’i bindeshin këtij ligji, do të ishin fizikisht të bekuar në këtë jetë (LiP. 28). Nuk kishte premtim të drejtpërdrejtë të jetës së përjetshme në këtë sërë premtimesh, ose "besëlidhje". Kështu që ne shikojmë të jenë bërë dy "besëlidhje":-

1) Abrahamit dhe farës së tij, duke premtuar falje dhe jetë të përjetshme në mbretërinë e perëndisë kur të kthehet Krishti. Ky premtim ishte bërë gjithashtu në Eden dhe Davidit.

2) Popullit jude në kohën e Moisiut, duke u premtuar paqe dhe lumturi në këtë jetë të tanishme, po t’i bindeshin ligjit që Zoti i dha Moisut.

Zoti i premtoi Abrahamit falje dhe jetë të përjetshme në Mbretëri, por kjo ishte e mundur vetëm përmes sakrificës së Jezusit. Për këtë arsye ne lexojmë që vdekja e Krishtit në kryq vërtetuan premtimet ndaj Abrahamit (Gal. 3:17; Rom. 15:8; Dan. 9:27; 2 Kor. 1:20), prandaj gjaku i tij është quajtur "gjaku i dhjatës së re" (besëlidhja, Mt. 26:28). Për të kujtuar këtë na tha Jezusi të pimë rregullisht këtë kupë vere, simbol i gjakut të tij, për të na kujtuar këto gjëra (shih 1 Cor. 11:25): "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim" (Lk. 22:20). Nuk ka kuptim të "thyesh bukën" në kujtim të Jezusit dhe veprës së tij nëse ne nuk i kuptojmë këto gjëra.

Sakrifica e Jezusit e bëri të mundshme faljen dhe jetën e përjetshme në Mbretërinë e Zotit; prandaj ai i bëri të sigurta premtimet ndaj Abrahamit; ai ishte "garant i një besëlidhjeje shumë më të mirë" (Heb. 7:22). Hebrenjve 10:9 flet për Jezusin që "heq të parën (besëlidhjen), për të vënë të dytën". Kjo tregon se kur Jezusi vërtetoi premtimet ndaj Abrahamit, ai e zëvendësoi me një besëlidhje tjetër që ishte besëlidhja e dhënë nëpërmjet Moisiut. Vargjet e cituara tashmë për Jezusin që konfirmojnë një besëlidhje të re me vdekjen e tij, lë të kuptojë që ka qenë një besëlidhje e vjetër, të cilën ai e zëvendësoi. (Heb. 8:13).

Kjo do të thotë që edhe pse besëlidhja lidhur me Krishtin u bë e para, nuk u përmbush plotësisht deri me vdekjen e tij, prandaj është quajtur besëlidhje "e re". Qëllimi i besëlidhjes "së vjetër" nëpërmjet Moisiut ishte të hapte rrugën për veprën e Jezusit dhe të theksonte rëndësinë e besimit në premtimet lidhur me Krishtin (Gal. 3:19,21). Anasjelltas, besimi në Krishtin konfirmon të vërtetën e ligjit dhënë Moisiut (Rom. 3:31). Pali, çuditshëm përmbledh: "ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajsohemi me anë të besimit" (Gal. 3:24). Është për këtë qëllim që ligji përmes Moisiut ka qenë mbrojtur dhe akoma është i dobishëm për ne ta studiojmë.

Këto gjëra nuk janë të lehta për t’i kuptuar me leximin e parë; ne mund t’i përmbledhim si më poshtë:-

Premtimet lidhur me Krishtin bërë Abrahamit - Besëlidhja e Re

Premtimet Izraelit të shoqëruara me ligjin dhënë Moisiut -Besëlidhja e Vjetër.

Vdekja e Krishtit. Besëlidhja e vjetër përfundon (Kol.2:14-17). Besëlidhja e Re vihet në veprim.

Për këtë arsye gjëra si e dhjeta, mbajtja e së shtunës etj., të cilat ishin pjesë e Besëlidhjes së Vjetër, tani nuk janë të nevojshme - shih Kapitullin 9.5. Besëlidhja e Re do të bëhet më Izraelin prej natyre, kur ata të pendohen dhe të pranojnë Krishtin (Jer. 31:31,32; Rom. 9:26,27; Eze. 16:62; 37:26), megjithëse, sigurisht, çdo Jude që e bën atë tani dhe është i pagëzuar në Jezusin, mund të hyjë menjëherë në Besëlidhjen e Re (në të cilën nuk ka dallim Jude/Pagan - Gal. 3:27-29).

Të çmuarit me të vërtetë të këtyre gjërave na bën të kuptojmë sigurinë e Premtimeve të Zotit. Skeptikët pa të drejtë akuzuan predikuesit e hershëm Kristianë se nuk po jepnin lajm pozitiv. Pali u përgjigj duke thënë se për shkak të konfirmimit nga Zoti të premtimeve të Tij për llogari të vdekjes së Krishtit, shpresa për të cilën ata folën nuk ishte një çështje sa për të thënë, po plotësisht një ofertë e sigurtë "Por Perëndia është besnik; fjala jonë (e predikimit) ndaj jush nuk ka qenë edhe po edhe jo. Sepse Biri i Perëndisë, Jezu Krisht, që u predikua ndër ju nga ne...nuk ishte edhe po edhe jo, por ka qenë "po" në atë. Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë në të janë po dhe në të , Amen" (2 Cor. 1:17-20).

Kjo, sigurisht që shkatërron prirjen e 'Epo tani, mbase dhe ka ndonjë të vërtetë në gjithë këtë'?