Bazat E
BIBLËS Kapitulli 3: Premtimet e Zotit Parathënie | Premtimi në Eden | Premtimi ndaj Noeut | Premtimi ndaj Abrahamit | Premtimi ndaj Davidit | Pyetje |
3.5 Premtimi DaviditDavidi, si Abrahami dhe shumë marrës të tjerë të premtimeve të Zotit, nuk pati një jetë të lehtë. Ai u rrit si më i vogli në një familje të madhe, që në Izraelin e vitit 1000 p.e.s., do të thoshte të ruaje delet dhe të bëje punët e vëllezërve më të mëdhenj komandues (1 Sam. 15-17). Gjatë kësaj kohe ai mësoi një nivel besimi në Zotin që pak burra i janë afruar. Erdhi dita kur Izraeli u vu përballë sfidës vendimtare të fqinjëve të tyre, Filistinët; ata u sfiduan të zgjidhnin njërin nga burrat e tyre të luftonte Goliathin gjigand, kampioni filistinas, me kushtin që kush fitonte atë duel do të sundonte të mundurit. Me ndihmën e Zotit, Davidi mundi Goliathin duke përdorur një hobe, që i dha atij famë më të madhe se mbreti i tyre (Saul). "Xhelozia është mizore si varri" (KiK. 8:6), fjalë që u vërtetuan nga përndjekja e Saulit ndaj Davidit për 20 vjetët e pasardhëse, duke e ndjekur si lepur nëpër shkretëtirat e Izraelit jugor. Si përfundim, Davidi u bë mbret dhe, për të treguar falenderimin e tij ndaj dashurisë së Zotit për të gjatë jetës së tij në shkretëtirë, ai vendosi ti ndërtojë Zotit një tempull. Përgjigja nga Zoti ishte që biri i Davidit,Solomoni, do ta ndërtonte tempullin dhe se Zoti donte ti ndërtonte Davidit një shtëpi (2 Sam 7:4-13). Pastaj vazhdoi me një premtim të detajuar që përsërit shumë nga ato që iu thanë Abrahamit dhe që gjithashtu plotësuan disa detaje të tjera:- "Dhe kur ti kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu, që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde. Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qendrueshëm përgjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua. Kur do të bëjë ndonjë të keqe do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve: por mëshira ime nuk do të largohet prej tij, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje. Dhe shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para teje: froni yt do të jetë i qendrueshëm përgjithnjë" (v. 12-16). Nga kapitujt tanë të mëparshëm ne presim që fara të jetë Jezusi. Përshkrimi i tij si bir i Zotit (2 Sam. 7:14) e konfirmon këtë, siç bëjnë dhe shumë referenca të tjera në pjesë të tjera të Biblës:-
Me farën ngurtësisht të njehsuar si Jezusin, një numër hollësish tashmë bëhen të rëndësishme:- -1) Fara "Fara jote...që do të dalë nga barku jot...unë do të jem ati i tij dhe ai do të jetë im bir."...unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të përbrendshmeve të tua" (Sam. 7:12,14; Ps. 132:10,11). Jezusi, fara, do të ishte një pasardhës i vërtetë trupor i Davidit, dhe përsëri të kishte Zotin për Atë. Kjo mund të arrihej vetëm nga lindja e virgjëreshës siç përshkruhet në Dhjatën e Re; nëna e Jezusit ishte Maria, një pasardhëse e Davidit (Llu. 1:32), por ai nuk kishte baba njerinë. Zoti veproi mrekullisht në mitrën e Maries me anë të Frymës së Shenjtë që të zinte Jezusin dhe kështu Ëngjëlli komentoi "prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet bir i Perëndisë" (Llu.1:35). "Lindja e virgjëreshës" ishte e vetmja mënyrë, në të cilën ky premtim ndaj Davidit mund të përmbushej si duhej. -2) Shtëpia "Ai do të ndërtojë një shtëpi për emrin tim" (2 Sam. 7:13) tregon se Jezusi do të ndërtojë një tempull për Zotin - si të vërtetë ashtu dhe në frymë. Ezekiel 40-48 përshkruan se si në mijëvjeçarin (1000 vjetët e parë të Mbretërisë së Zotit pas kthimit të Jezusit në tokë) do të ndërtohet një tempull në Jeruzalem. "Shtëpia" e Zotit është atje ku Ai dëshiron të jetojë dhe Isa. 66:1,2 na thotë se Ai do të vijë të jetojë në zemrat e njerëzve që janë të përulur ndaj fjalës së Tij. Prandaj Jezusi po ndërton një tempull në frymë për Zotin të jetojë në të, e ndërtuar nga besues të vërtetë. Përshkrimet e Jezusit si guri themel i tempullit të Zotit (1 Pje. 2:4-8) dhe të Kristianëve si gurët e tempullit (1 Peter 2:5) tashmë zënë vend. -3) Froni "Unë do të vendos fronin e mbretërisë së tij (Krishtit) për gjithnjë...shtëpia (e Davidit) dhe mbretëria jote...froni yt do të jetë i qendrueshëm për gjithnjë (2 Sam. 7:13,16 krah. Isa. 9:6,7)". Mbretëria e Krishtit, pra, do të jetë e bazuar mbi mbretërinë e Davidit të Izraelit; kjo do të thotë mbretëria e ardhshme e Zotit do të jetë një ri-vendosje e mbretërisë së Izraelit - shih kapitullin 5.3 për më tepër mbi këtë. Për të përmbushur këtë premtim, Krishti duhet të rrezatojë në "fronin" e Davidit ose vend sundimi. Kjo ishte tamam në Jeruzalem. Kjo është një provë tjetër që mbretëria duhet të vendoset këtu në tokë me qëllim që të përmbushen këto premtime. -4) Mbretëria "Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të vendosen për gjithnjë para teje" (2 Sam. 7:16) sugjeron që Davidi do ta shohë me sytë e tij mbretërinë e përjetshme të Krishtit. Prandaj kjo ishte një premtim indirekt që ai do të ringjallej në kthimin e Krishtit që ai të shikonte me sytë e tij ndërtimin e Mbretërisë në gjithë botën me Jezusin rrezatues nga Jeruzalemi. Këto gjëra që iu premtuan Davidit janë absolutisht jetësore për tu kuptuar. Davidi foli me gëzim për këto gjëra si "një besëlidhje e përjetshme...ky është gjithë shpëtimi im dhe gjithë dëshira ime" (2 Sam. 23:5). Këto gjëra lidhen edhe me shpëtimin tonë; ngazëllimi me to duhet të jetë edhe dëshira jonë. Pra theksohet edhe një herë që këto pikëpamje janë të rëndësishme. Është tragjike që Krishtëria mëson doktrina, të cilat janë sheshit në kundërshtim me këto të vërteta të mrekullueshme:-
Përmbushje në Solomon?Biri i vërtetë i Davidit, Solomoni, përmbushi ca pjesë të premtimeve ndaj Davidit. Ai ndërtoi një tempull në të vërtetë për Zotin (1 Mbre. 5-8) dhe pati një mbretëri shumë të begatë. Kombet nga gjithandej dërgonin përfaqsues të respektonin Solomonin (1 Kings 10) dhe kishte bekime të mëdha nga përdorimi i tempullit. Rrezatimi i Solomonit dha një ide, pra, të një përmbushjeje shumë më të madhe të premtimeve të Davidit, të cilat do të shihen në Mbretërinë e Krishtit. Disa kanë pretenduar se premtimet ndaj Davidit u përmbushën plotësisht në Solomon, por kjo nuk lejohet nga sa më poshtë:--
|