Digresion 10: Pretendimet e “Izraelizmit Britanik’
Nga te ngjashmit me organizaten ‘E Verteta e Thjeshte’ e H.W. Armstrongut
ka dale ideja qe premtimet qe iu bene Abrahamit jane permbushur ne popujt
britanike dhe amerikane, te cilet, sipas pretendimit, jane fiset e Efraimit
dhe Manasehut. Anetaret e levizjes ‘Izraelite Britanike’ besojne se mbreterit
dhe mbretereshat e Anglise e kane prejardhjen nga dega e Judes, e cila
filloi me mbretin David. Per te justifikuar teorite e tyre, atyre u eshte
dashur te nxjerrin perfundimin se cifutet jane refuzuar si popull i Perendise
dhe ne vend te tyre jane zgjedhur popujt britanike.
Nese eshte ndjekur arsyetimi i Studimit 3, duhet te jete e qarte qe keto
pretendime, nga pikepamja biblike, nuk jane ne asnje menyre te justifikueshme.
Argumentet e meposhtme jane vecse pak prej atyre qe mund te viheshin ne
dukje:
? Te gjitha qeniet njerezore jane njesoj nen mallkimin e mekatit (Rom.
3:23), prandaj Krishti vdiq, ne menyre qe t’u jepte mundesine te gjitha
kombeve per te pasur shansin per shpetim. Pavaresisht se c’prejardhje
kombetare kemi, ajo eshte pa rendesi nese jemi pagezuar ne Krisht dhe
jemi bere pjese e Izraelit shpirteror (Gal. 3:27-29). Jemi urdheruar te
predikojme Ungjillin ne te gjithe kombet, duke pagezuar individet qe e
besojne ate (Mk. 16:15,16); pra, Izraeli i ri perbehet nga njerez prej
te gjitha kombeve, jo vetem britaniket.
? Eshte shume e veshtire te vertetosh origjinen e popujve britanike dhe
amerikane; ata jane nje perzierje popujsh nga shume pjese te botes. Lindja
ne nje prej ketyre vendeve nuk do te thote qe jane njerezit e zgjedhur
te Perendise.
? Izraelitet britanike pretendojne qe bekimet qe iu premtuan fares se
Abrahamit jane permbushur ne popujt britanike, pavaresisht nga bindja
e tyre ndaj Perendise. Kjo eshte ne kundershtim me parimin e perseritur
qe bekimet e Perendise jane te kushtezuara nga bindja. Gjithe Kp. 26 dhe
Br. 28 pervijojne bekimet qe do te vinin mbi Izraelin nese ata do te ishin
te bindur ndaj fjales se Tij dhe mallkimet qe do te vinin si rezultat
i mosbindjes se tyre. Te pretendosh se Perendia ia ka dhene Britanise
keto bekime pavaresisht nga bindja ndaj fjales se Tij, dhe shpesh perballe
mosbindjes shume te qarte ndaj saj, sigurisht qe do te ishte nje dhunim
i kushteve nen te cilat Perendia i ofron keto bekime.
? Implikimi se Perendia e ka hedhur tej popullin e Tij te Izraelit dhe
i ka zevendesuar ata me britaniket, eshte ne kundershtim te plote e te
hapur me pasazhe te tilla si Rom. 11:1,2: “A e mohoi Perendia popullin
e Tij? Mos dhente Perendia! Se une (Pali) jam gjithashtu nje izraelit,
i fares se Abrahamit…Perendia nuk e ka mohuar popullin e Tij qe e zgjodhi
qe nga fillimi.”
? Mbreteria e Perendise ishte Mbreteria e Izraelit ne te shkuaren (2 An.
9:8). U cbe per shkak te mosbindjes se tyre, por Mbreteria do te ringrihet
(Jhz. 21:25-27). Mbreteria do te kthehet ne Jeruzalem (Mih. 4:8) kur Jezusi
te mbreteroje atje ne fronin e Davidit (Lk. 1:32).
? Populli i tanishem i shperndare i Izraelit do te mblidhet nga pjeset
e ndryshme te botes ku jane shperndare: “Do t’i nxjerr izraelitet nga
kombet ku u merguan…do t’i sjell ne token e tyre; do t’i bej nje popull
te vetem ne malet e Izraelit” (Jhz. 37:21,22). Kjo po permbushet ne formen
e kthimit te cifuteve te natyrshem ne atdheun e tyre; permbushja e plote
do te jete ne Mbreterine, cka kthimi i tanishem i Izraelit ne atdhe tregon
se duhet te ndodhe shpejt.
|