Bazat E BIBLËS
Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit
Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje

Digresion 26: Melkicedek


Shume studente te Bibles kane thene nga zemra ‘Amen’ per fjalet e apostullit Pjeter kur ai shkruante: “Vellai yne i dashur Pali…ne te gjitha letrat e tij…ne to ka fragmente te veshtira per t’u kutptuar, te cilat i shtremberojne njerezit e pamend dhe te lekundshem. Keshtu veprojne edhe me pjeset e tjera te shkrimit te shenjte, duke i bere te zezen vetes” (2 Pjt. 3:15,16). Ne komentin mbi Melkicedekun ne Hebrenjve; shkruesi pranonte se ai hynte thelle, fliste per gjera qe mund te kuptoheshin vecse prej besimtareve shume te pjekur (Heb. 5:10,11,14). Prandaj, nuk eshte fort e mencur te bazosh doktrinen themelore mbi mesimet e vargjeve te tilla; as nuk duhet qe pasazhet e Melkicedekut te shihen lehte ne mendjet e atyre qe vazhdojne te mesojne doktrinen baze te Shkrimit te Shenjte.
Per “Ky Melkicedeku, Mbret i (Jeru)salemit, dhe prift i me te lartit Perendi, qe e takoi Abrahamin kur kthehej nga beteja ku kishte mundur mbreterit, dhe e bekoi” flitet si “pa baba, pa nene, pa prejardhje (gjenealogji), nuk ka as fillim te diteve, as fund te jetes; ai i ngjan Birit te Perendise” (Heb. 7:1,3). Nga kjo, disa nxjerrin se Jezusi ekzistonte fizikisht perpara lindjes se tij, dhe per pasoje, nuk kishte prinder njerezore.
Jezusi ka nje At (Perendine) dhe nje nene (Marine) dhe gjenealogji (shih Mt. 1, Lk. 3 dhe krahaso Gjn. 7:27). Prandaj, ‘Melkicedek’ nuk mund t’i referohet atij personalisht. Per me teper, Melkicedeku ishte “bere SI Biri i Perendise” (Heb. 7:3); ai nuk ishte vete Jezusi, por kishte ngjashmeri te caktuara me te qe po perdoren nga autori per qellime mesimi. “emeroi nje prift tjeter,” Jezusi (Heb. 7:15), i cili u be prift “sipas rendit te Melkicedekut” (Heb. 5:5,6).
Gjuha e Hebrenjve mbi Melkicedekun thjesht nuk mund te merret fjaleperfjale. Nese Melkicedeku nuk kishte vertet as baba as nene, atehere i vetmi person qe mund te kishte qene, ishte Vete Perendia; Ai eshte i vetmi person pa fillim (1 Tim. 6:16; Ps. 90:2). Por kesaj i vihet vetoja nga Heb. 7:4: “Mendoni sa i madh ishte ky njeri,” si dhe nga fakti qe ai ishte pare nga njerezit (Perendia nuk mund te shihet) dhe ofroi sakrifica per Perendine. Nese ai quhet njeri, atehere ai duhet te kete pasur prinder fizike. Qenia e tij “pa baba, pa nene, pa prejardhje,” per pasoje, duhet t’i referohet faktit qe prejardhja dhe prinderit e tij nuk jane regjistruar. Prinderit e Mbretereshes Estera nuk jane regjistruar dhe prejardhja e saj pershkruhet ne menyre te ngjashme. Mordekai “e rriti…Esteren, bijen e xhaxhait te tij; se ajo s’kish as baba as nene…te cilen Mordekai, pas vdekjes se prinderve te saj, e adoptoi si bijen e tij” (Estera 2:7).
Libri i Zanafilles shpesh flet me hollesi te medha per te dhene prejardhjet e familjeve te te gjithe personazheve qe na paraqet. Por Melkicedeku shfaqet ne skene i pashpallur, pa te dhena per prinderit e tij, dhe zhduket nga historia po aq papritur. E megjithate, nuk mund te kete dyshim qe ai ishte i denje per t’u respektuar; edhe vete Abrahami i madh i paguante te dhjetat dhe u bekua prej tij, duke treguar qarte superioritetin e Melkicedekut mbi Abrahamin (Heb. 7:2,7).
Autori nuk po ben thjesht gjimnastike mendore me Shkrimin e Shenjte. Ne shekullin e pare ishte nje problem shume real qe argumenti i Melkicedekut mund ta zgjidhte. Cifutet arsyetonin:
‘Ju kristianet na thoni qe ky Jezus mund te jete tani prifti yne i larte, qe i con lutjet e veprat tona para Perendise. Por nje prift duhet te kete nje prejardhje te njohur, qe te provoje se eshte nga fisi Levi. Ndersa ju, ju vete pranoni qe Jezusi ishte nga fisi i Judes (Heb. 7:14). Na vjen keq, per ne Abrahami eshte udheheqesi dhe shembulli yne me i larte (Gjn. 8:33,39), dhe kete Jezus nuk do ta respektojme.’
Se ciles i pergjigjet;
‘Por mba mend Melkicedek. Historia e Zanafilles eshte shkruar per te treguar qe nje prift kaq i madh nuk kishte ndonje prejardhje, dhe Mesia duhet te jete edhe mbret edhe prift, sipas urdhrit te Melkicedekut (Heb. 5:6 krahaso Ps. 110:4). Abrahami ishte inferior para Melkicedekut, ndaj duhet ta zhvendosni theksin nga Abrahami tek Jezusi, dhe te ndaloni se dheni kaq rendesi ceshtjes se prejardhjeve (shih 1 Tim. 1:4). Nese meditoni se sa shume Melkicedeku eshte nje lloj Jezusi (d.m.th. hollesite e jetes se tij tregonin perpara drejt tij), atehere do te kuptoni me mire vepren e Krishtit.’
Dhe kete mesim mund ta marrim per veten tone.