Bazat E BIBLËS
Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit
Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje

7.1 Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin

Kapitulli 3 shpjegoi se si qëllimi i Perëndisë për shpëtimin e njeriut pështjellohet rreth Jezusit. Premtimet që ai i bëri Evës, Abrahamit dhe Davidit të gjitha folën për Jezusin si pasardhësi i tyre. Në të vërtetë gjithë Dhjata e Vjetër shikon drejt Krishtit dhe profetizon atw. Ligji i Moisiut, të cilit Izraeli duhej t’i bindej përpara kohës së Krishtit, vazhdimisht drejtohej nga Jezusi: "Ligji qe mësuesi ynë për te Krishti" (Gal. 3:24). Kështu në festën e Pashkëve, duhej të vritej një qengj në gjendje të përkryer (Eks. 12:3-6); kjo përfaqson sakrificën e Jezusit, "Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës" (Gjon 1:29; 1 Kor. 5:7). Gjendja pa njolla që kërkohej për të gjitha kafshët e sakrificave paratregonte karakterin e përkryer të Jezusit (Eks. 12:5 krah. 1 Pjetër 1:19).

Gjatë gjithë Psalmeve dhe profetëve të Dhjatës së Vjetër, gjenden profeci të panumërta se si do të ishte Mesia. Veçanërisht ata përqendrohen në përshkrimin e vekjes së tij. Refuzimi i Judizmit për të pranuar idenë e një Mesie që vdes është vetëm për shkak të mungesës së vëmendjes ndaj këtyre profecive, pak prej të cilave praqiten tani:

Profeci të Dhjatës së Vjetër Përmbushja në Krisht
"Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?" (Ps. 22:1). Këto ishin vetë fjalët e Jezusit në kryq (Mat 27:46).
"Unë jam përçmimi i popullit Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe kokën duke thënë, Ai i ka besuar Zotit se do ta çlirojë: le ta çlirojë" (Ps. 22:6-8). Izraeli e përçmoi Jezusin dhe e talli atë (Lluka 23:35; 8:53); ata tundën kokat (Mat. 27:39), dhe thanë këtë tundin kur Ai varej në kryq (Mat 27:43).
"Gjuha ime është ngjitur te qiellza... më kanë shpuar duart dhe këmbët" (Ps. 22:15,16). Kjo u përmbush me etjen e Krishtit në kryq (Gjon 19:28). Çpuarja e duarve dhe këmbëve e ka fjalën për metodën fizike të kryqëzimit të përdorur.
"Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time" (Ps. 22:18). Përmbushja e përpiktë e kësaj është gjetur në Mat. 27:35.

Vini re që Ps. 22:22 citohet veçanërisht siç flitet për Jezusin në Heb. 2:12.

"Unë jam bërë një i huaj për vëllezërit dhe për bijtë e nënës sime. Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë"(Ps. 69:8,9). Kjo fare mirë përshkruan ndjenjën e huazimit nga vëllazëria e judenjve dhe familjes së tij (Gjo 7:3-5, Mat.12:47-49). Kjo është cituar në Gjon 2:17.
"Ata më dhanë vrer në vend të ushqimit; dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull" (Ps. 69:21). Kjo ndodhi kur Krishti ishte në kryq (Mat. 27:34).

Gjithë Isaia 53 është një profeci e pashoqe e vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, çdo varg i së cilës pati një përmbushje të pagabueshme. Do të jepen vetëm dy shembuj:-

"Si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin, nuk e hapi gojën" (Isa. 53:7) Krishti, Qengji i Perëndisë mbeti i heshtur gjatë gjyqit të tij (Mat. 27:12,14).
"Kishin caktuar ta varrosnin me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin" (Isa.53:9). Jezusi u kryqëzua bashkë me kriminelët e këqinj (Mat. 27:38), po u varros në varrin e një të pasuri (Mat. 27:57-60).

Është pak për t’u habitur që Dhjata e Re na kujton që "ligji dhe profetët e Dhjatës se Vjetër është baza për kuptimin e Krishtit (Vep. 26:22; 28:23; Rom.1:2,3;16:25,26). Vetë Jezusi paralajmëroi që në qoftë se ne nuk kuptojmë si duhet "Moisiun dhe profetët", ne nuk mund ta kuptojmë atë (Lluka 16:31; Gjon 5:46,47).

Që ligji i Moisiut paratregoi Krishtin dhe profetët profetizuan atë, duhet të jetë provë e mjaftueshme që Jezusi nuk egzistoi fizikisht përpara lindjes së tij. Doktrina e rreme e ‘paraegzistencës’ së Krishtit para lindjes i nxjerr pakuptim premtimet e premtuara që ai do të ishte fara (pasardhësi) i Evës, Abrahamit dhe Davidit. Në qoftë se ai egzistonte lart në qiej në kohën e këtyre premtimeve, Zoti do të kishte qenë i pasaktë në premtimin e një pasardhësi këtyre njerëzve, që do të ishte Mesia. Gjenealogjitë e Jezusit, të shënuara në Mat. 1 dhe Llukën 3, tregon se si Jezusi kishte një listë paraardhësish që shkonte deri te ata njerëz, të cilëve Perëndia u kishte bërë premtimet.

Premtimi ndaj Davidit lidhur me Krishtin nuk i lë vend egzistencës fizike të tij në kohën kur u bë premtimi: "Unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt...unë do të jem babai i tij dhe ai do të jetë biri im" (2 Sam. 7:12,14). Vini re kohën e ardhme që përdoret këtu. Duke parë që Perëndia do të ishte Ati i Krishtit, është e pamundur që biri i Perëndisë të kishte egzistuar në atë kohë kur premtimi ishte bërë. Që kjo farë "do të dalin nga barku yt" tregon se do të ishte një pasardhës tamam fizik i Davidit. "Zoti iu betua Davidit në të vërtetë ..do të vë mbi fronin tënd një fryt të përbrendshmeve të tua" (Ps. 132:11).

Solomon ishte përmbushja fillestare e premtimit, po meqë ai ishte në egzistencë në kohën e këtij premtimi (2 Sam. 5:14), përmbushja kryesore e këtij premtimi për Davidin që të kishte një pasardhës fizik që të ishte biri i Perëndisë, duhet ta ketë fjalën për Krishtin (Lluka 1:31-33). "Unë do të ngre nga Davidi një filiz të drejtë" (Jer. 23:5) - d.m.th. Mesia.

Kohë të ngjashme të ardhme janë përdorur në profeci të tjera lidhur me Krishtin. "Unë do të ngre (Izraelin) një Profet si në (Moisiun) (LiP. 18:18) citohet në Veprat 3:22,23, që përkufizon "Profet" si Jezusin. "Një virgjëreshë (Maria) do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë dhe do ta quajë Emanuel" (Is. 7:14). Kjo u përmbush qartë në lindjen e Krishtit (Mat. 1:23).