Bazat E
BIBLËS Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje |
7.4 "Në fillim ishte fjala", Gjon 1:1-3.
Këto vargje, kur kuptohen si duhet, konfirmojnë dhe zgjerojnë përfundimet e arritura në pjesën e fundit. Megjithatë kjo pjesë është një nga më të keqkuptuarat për të mësuar se Jezusi egzistoi në qiej para lindjes së tij. Një kuptim i drejtë i këtyre vargjeve varet në vlerësimin se çfarë do të thotë "Fjala" në këtë kuptim. Nuk mund të bëhet fjalë direkt për një person, sepse një person nuk mund të jetë "me Perëndinë" dhe megjithatë të jetë Perëndi në të njëjtën kohë. Fjala greke 'logos' që përkthehet "fjalë" këtu, nuk do të thotë 'Jezusi' në vetvete. Zakonisht përkthehet "fjala", por gjithashtu:-
Për "fjalën" flitet si për "ai", sepse 'logos' ka gjini mashkullore në greqisht. Por kjo nuk do të thotë që e ka fjalën për njeriun, Jezusin. Varianti gjerman (Luther) flet për "das Wort" (asnjanëse); Varianti francez (Segond) flet për "la parole" si femërore, duke treguar se "fjala" nuk është e thënë të tregojë një person mashkull. "Në fillim"'Logos' mund ta ketë fjalën saktësisht për mendimin e brendshëm i cili shprehet jashtë në fjalë dhe komunikime të tjera. Në fillim Perëndia kishte këtë 'logos'. Ky qëllim i vetëm u përqendrua në Krishtin. Ne e kemi treguar se Fryma e Perëndisë vë në veprim mendimet e Tij të brendshme, pra lidhjen ndërmjet Frymës së Tij dhe fjalës së Tij (shih Seksionin 2.2). Ndërsa Fryma e Perëndisë realizonte planin e Tij me njerëzit dhe frymëzoi Fjalën e Tij të shkruar që nga fillimi, që aty komunikoi idenë e Krishtit në punën dhe fjalët e saj. Krishti ishte 'logos' i Perëndisë, prandaj Fryma e Perëndisë shprehu planin e Perëndisë për Krishtin në të gjitha veprimet e saj. Kjo shpjegon se pse kaq ndodhi të Dhjatës së Vjetër janë tipike të Krishtit. Megjithatë, nuk mund të mbi-theksohet që Krishti në person nuk ishte "fjala"; ishte plani i Perëndisë për shpëtimin nëpërmjet Krishtit, që ishte "fjala". 'Logos' ("Fjala") shumë shpesh përdoret lidhur me Ungjillin për Krishtin - p.sh. "fjala e Krishtit" (Kol. 3:16; krah. Mat. 13:19; Gjon 5:24; Vep. 19:10; 1 Thes. 1:8 etj.). Vini re që 'logos' është rreth Krishtit se sa ai vetë. Kur lindi Krishti, kjo "fjala" u shndrrua në trajtë mishi dhe gjaku - "fjala u bë mish" (Gjon 1:14). Jezusi personalisht ishte 'fjala e bërë mish' se sa "fjala"; ai vetë u bë "fjala" nëpërmjet lindjes së tij nga Maria, se sa në ndonjë kohë më parë. Plani ose lajmi, për Krishtin ishte me Perëndinë në fillim, por u zbulua haptas në personin e Krishtit dhe në predikimin e Ungjillit rreth tij në shekullin e parë. Kështu Perëndia na e foli fjalën e Tij nëpërmjet Krishtit (Heb. 1:1,2). Pra edhe një herë është theksuar se Krishti foli fjalët e Perëndisë dhe bëri mrekulli në fjalën e urdhërimit të Perëndisë me qëllim që të na zbulonte Perëndinë neve (Gjon 2:22; 3:34; 7:16; 10:32,38; 14:10,24). Pali iu bind urdhërimeve të Krishtit për të predikuar Lajmin e tij "gjithë kombeve": "Predikimi i Jezu Krishtit sipas zbulesës së misterit të mbajtur fshehur që kur filloi bota, por tani u shfaq...u njoh ndër të gjitha kombet" (Rom. 16:25,26 krah. 1 Kor. 2:7). Jeta e përjetshme u bë e mundshme për njeriun vetëm nëpërmjet veprës së Krishtit (Gjon 3:16; 6:53); megjithatë në fillim Perëndia kishte këtë plan ti ofronte njeriut jetë të përjetshme, duke ditur siç dinte sakrificën që do të bënte Jezusi. Zbulesa e plotë e kësaj oferte erdhi vetëm pas lindjes dhe vdekjes së Jezusit:"jetës së përjetshme, të cilën Perëndia...e premtoi para se të fillonte bota; dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij (të jetës) me anë të predikimit" (Titus 1:2,3). Ne kemi parë se si është folur për profetët e Perëndisë si të kenë egzistuar gjithnjë (Lluka 1:70) në kuptimin që "fjala", të cilën ata folën egzistoi me Perëndinë që nga fillimi. Shëmbëlltyrat e Jezusit zbuluan shumë nga këto gjëra; ai pra përmbushi profecinë lidhur me veten e tij, "unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra; do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës" (Mat. 13:35). Ishte në këtë kuptim që "fjala ishte me Perëndinë...që nga fillimi" për tu "bërë mish" në lindjen e Krishtit. "Fjala ishte Perëndi"Ne tani jemi në pozitën që të marrim parasysh në çfarë kuptimi "Fjala ishte Perëndi". Planet dhe mendimet tona në thelb janë ne. Unë po shkoj në Londër është një fjalë ose komunikim, e cila shpreh qëllimin tim, sepse është qëllimi im. Plani i Perëndisë në Krishtin mund të kuptohet ngjashmërisht. "Ashtu si mendon (një njeri) në zemër të tij, ashtu është ai" (Prov. 23:7), dhe siç mendon Perëndia, ashtu është Ai. Kështu fjala ose mendimi i Perëndisë është Perëndi:"fjala ishte Perëndi". Për shkak të kësaj ka një shoqërim shumë të afërt midis Perëndisë dhe fjalës së Tij: paralelizma si Ps.29:8 janë të zakonshëm: "Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën të dridhet shkretëtira". Thënie si "Ju nuk më keni dëgjuar, thotë Zoti" (Jer. 25:7) janë të zakonshme te profetët. Në fakt Perëndia do të thotë 'Ju nuk i keni dëgjuar fjalët e Mia thënë profetëve'. Davidi mori fjalën e Perëndisë si llampë dhe dritë (Ps. 119:105), dhe prapë pasqyroi: "Ti je drita ime, O Zot: dhe Zoti ndriçon terrin tim" (2 Sam. 22:29), duke treguar paralelizmin midis Perëndisë dhe fjalës së Tij. Është e kuptueshme, pra, që fjala e Perëndisë personifikohet si Ai Vetë, d.m.th. për të flitet si për një person edhe pse nuk është (shih Degëzimin 5 'Parimi i personifikimit'). Perëndia është e vërteta vetë (Gjon 3:33; 8:26; 1 Gjon 5:10), dhe pra, edhe fjala e Perëndisë është vërtetësi (Gjon 17:17). Në mënyrë të ngjashme Jezusi njehson vetveten me fjalët e veta kaq afër saqë personifikon fjalën e tij: "Kush më hedh poshtë dhe nuk pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon: fjala që kam shpallur, e njëjta do ta gjykojë në ditën e fundit" (Gjon 12:48). Jezusi flet për fjalën e tij si të jetë vërtetë një person d.m.th. vetja e tij. Fjalët e tij janë personifikuar, sepse ato ishin të shoqëruara kaq nga afër me Jezusin. Fjala e Perëndisë, në ngjashmëri, është personifikuar si një person, d.m.th. Perëndia vetë, në Gjon 1:1-3. Kështu ne na është thënë lidhur me Fjalën, Të gjitha gjërat janë bërë prej Tij" (Gjon 1:3). Megjithatë "Perëndia krijoi" të gjitha gjërat me anë të fjalës së Tij të urdhërimit (Gen. 1:1). Për shkak të kësaj, për Fjalën e Perëndisë flitet si të jetë Perëndia Vetë. Pikëpamja e devotshme për tu vënë re nga kjo është që duke patur fjalën e Perëndisë në zemrat tona, Perëndia mund të vijë kaq afër nesh. Është evidente nga Zan. 1 që Perëndia ishte Krijuesi nëpërmjet fjalës së Tij, se sa Krishti vetë. Ishte fjala, që është përshkruar sikur bën të gjitha gjërat se sa Krishti vetë (Gjon 1:1-3). "Me anë të fjalës së Zotit u bënë qiejt; dhe tërë ushtria e tyre (d.m.th. yjet) me anë të frymës së gojës së tij...ai foli dhe u bë" (Ps. 33:6,9). Edhe tani krijimi natyror vepron me anë të fjalës së tij:"Ai dërgon mbi tokë urdhërimin e tij: fjala e tij merr dheun. Ai dërgon borën si lesh...Ai dërgon fjalën e tij...dhe ujrat rrjedhin" (Ps. 147:15-18). Fjala e Perëndisë, duke qenë fuqia e Tij krijuese, Ai e përdori në lindjen e Jezusit në barkun e Maries. Fjala, plani i Perëndisë i vënë në veprim nga Fryma e Tij e Shenjtë (Lluka 1:35), solli konceptin e Krishtit. Maria e njohu këtë në përgjigjen e saj ndaj lajmit për konceptin e ardhshëm të Krishtit: "le të më ndodhë sipas fjalës sate" (Lluka 1:38). Ne kemi parë që Fjala/Fryma e Perëndisë pasqyron qëllimin e Tij, që është thënë gjatë gjithë Dhjatës së Vjetër. Deri në çfarë shkalle kjo është e vërtetë, tregohet në Veprat 13:27, ku për Jezusin është folur si paralel ndaj fjalëve të profetëve të Dhjatës së Vjetër:"(Judejtë) nuk e njohën, as zërat e profetëve". Kur lindi Krishti, gjithë Fjala/Fryma e Perëndisë u shpreh në personin e Jezu Krishtit. Nën frymëzim, apostulli Gjon u ngazëllye në planin e Perëndisë për jetën e përjetshme që ishte shprehur në Krishtin, të cilin dishepujt kishin qenë në gjendje ta preknin dhe shikonin fizikisht. Ai tani e dinte që ata tani kishin në duar Fjalën e Perëndisë, tërë planin e Tij të shpëtimit në Krishtin (1 Gjon 1:1-3). Ndërsa ne nuk mund ta shohim Krishtin fizikisht, edhe ne mund të gëzojmë në të nëpërmjet kuptimit të vërtetë të tij, ne mund të njohim qëllimin e Perëndisë me ne nga kaq afër dhe, pra, të sigurohemi për jetë të përjetshme (1 Pjetër 1:8,9). Ne duhet ti bëjmë vetes pyetjen: 'E njoh vërtet Krishtin unë? Vetëm të pranosh që një njeri i mirë që quhej Jezus egzistonte njëherë, nuk është e mjaftueshme. Nëpërmjet studimit të vazhdueshëm në lutje të Biblës, është e mundshme ta kuptosh shpejt atë si Shpëtimtarin tënd personal dhe ofroja atij veten tënde nëpërmjet pagëzimit. |