Bazat E
BIBLËS Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje |
7.2 Lindja e VirgjëreshësShënimi i lindjes dhe konceptimit të Krishtit nuk lë vend për idenë që ai egzistoi fizikisht paraprakisht. Ata që mbajnë doktrinën e rremë të trinitetit udhëhiqen në përfundimin që në një çast kishte tre persona në parajsë dhe pastaj një prej tyre u zhduk dhe sesi u shndrrua në foshnje në barkun e Marisë duke lënë vetëm dy në parajsë. Ne kemi parë në Shkrimet se gjithe egzistenca - duke përfshirë atë të Perëndisë - është një egzistencë fizike në trajtë trupore. Prandaj na lihet të arrijmë në përfundimin nga besimi i para egzistencës që Krishti disi zbriti fizikisht nga qiejtë dhe hyri në barkun e Marisë. Gjithë kjo teologji komplekse është krejt jashtë Mësimit të Shkrimit. Shënimi i fillimit të Krishtit nuk jep absolutisht asnjë arsye të mendosh që ai la qiejt fizikisht dhe hyri në barkun e Marisë. Mungesa e fakteve për këtë është një mungesë hallke e madhe në Mësimi e trinitetit.
Dy herë është theksuar se Jezusi do të ishte Biri i Perëndisë në lindje të tij; është e qartë që Biri i Perëndisë nuk egzistonte para lindjes së tij. Përsëri duhen vënë re shumë kohë të ardhme - p.sh. "ai do të jetë i madh". Në qoftë se Jezusi ishte në egzistencë kur ëngjëlli i fliste Marisë këto fjalë, ai do të kishte qenë i madh që atëhere. Jezusi ishte "pasardhja" e Davidit (Zbu. 22:16), 'genos' greke duke nënkuptuar Jezusi kishte 'gjeneruar nga' Davidi. Koncepti i JezusitNëpërmjet Frymës së Shenjtë (fuqisë/frymës së Perëndisë) duke vepruar mbi të, Maria qe në gjendje të zinte Jezusin pa patur nevojë të kishte marrdhënie me një njeri. Kështu Jozefi nuk ishte babai i vërtetë i Jezusit. Duhet të kuptohet që Fryma e Shenjtë nuk është një person (shih Kapitullin 2); Jezusi ishte Biri i Perëndisë, jo i Frymës së Shenjtë. Nëpërmjet përdorimit nga Perëndia të Frymës së Tij mbi Marinë, "prandaj gjithashtu ajo gjë e shenjtë", që u lind prej saj, u "quajt Biri i Perëndisë" (Lluka 1:35). Përdorimi i fjalës "prandaj" nënkupton që pa veprimin e Shpirtit të Shenjtë në barkun e Marisë, Jezusi, Biri i Perëndisë, nuk mund të vinte në egzistencë. Që Jezusi u 'zu' në barkun e Marisë (Lluka 1:31) është gjithashtu provë që ai nuk mund të kishte egzistuar fizikisht paraprakisht. Në qoftë se ne 'zëmë' një ide, fillon brenda nesh. Po ashtu Jezusi u zu brenda barkut të Marisë - ai filloi atje si embrion, tamam si çdo qenie tjetër njerëzore. Gjon 3:16, vargu më i famshëm i Biblës, shënon se Jezusi ishte i "vetëmlinduri Bir" i Perëndisë. Miliona njerëz që e recitojnë këtë varg, nuk mendohen për kuptimin e tij. Nëse Jezusi u "vetëmlind", ai "filloi" (një fjalë lidhur me "vetëmlindur"), kur u zu në mitrën e Marisë. Në qoftë se Jezusi u birësua nga Perëndia si Atë i tij, kjo është evidencë e qartë që Ati i tij është më i moshuar se ai - Perëndia nuk ka fillim (Ps. 90:2) dhe prandaj Jezusi nuk mund të jetë Perëndia Vetë (Kapitulli 8 zgjerohet në këtë pikë). Është e rëndësishme që Jezusi u "birësua" nga Perëndia para se të krijohej, si Adami në fillim. Kjo shpjegon afërsinë e shoqërimit të Perëndisë me Jezusin - "Perëndia ishte në Krisht, duke pajtuar botën me veten" (2 Kor. 5:19). Krishti, duke qenë i birësuar nga Perëndia, sesa thjesht i krijuar nga pluhuri, gjithashtu ndihmon në shpjegimin e prirjes së tij natyrale për udhët e Perëndisë, Atit të tij. Is. 49:5,6 përmban një profeci lidhur me Krishtin si drita e botës, që ai e përmbushi (Gjon 8:12). Ai përshkruhet duke medituar mbi "Zotin që më formoi në bark për të qenë shërbëtori i tij". Krishti, pra, u "formua" nga Perëndia në barkun e Marisë, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Tij të Shenjtë. Barku i Marisë, pra, ishte vendi i fillimit fizik të Krishtit. Ne kemi parë në Kapitullin 7.1 se Psalmi 22 profetizon mendimet e Krishtit në kryq. Ai pasqyronte se Perëndia "më nxori nga barku...unë u braktisa tek ti qysh nga barku: ti je Perëndia im qysh nga barku i nënës sime"(Ps. 22:9,10). Në kohën e vdekjes së tij, Krishti hedh vështrimin mbrapa në fillimin e tij - në barkun e mamasë së tij Mari, formuar nga fuqia e Perëndisë. Vetë përshkrimi i Marisë në ungjill si "nëna" e Krishtit, e shkatërron në vetvete idenë që ai egzistoi përpara lindjes së tij nga Maria. Maria ishte një qenie njerëzore e zakonshme, me prindër normalë njerëzorë. Kjo provohet nga fakti që ajo kishte një kushërirë, që lindi Gjon pagëzorin, një njeri i zakonshëm (Lluka 1:36). Idea katolike romake që Maria nuk ishte prej natyre të zakonshme njerëzore, do të thotë që Krishti nuk mund të kishte qenë edhe "bir njeriu" edhe "bir Perëndie". Këto janë titujt e tij të shpeshtë gjatë Dhjatës së Re. Ai ishte "bir njeriu" nga arsya e të pasurit një nëne tërësisht njerëzore dhe "bir Perëndie" për shkak të veprimit të Perëndisë në Marinë nëpërmjet Frymës së Shenjtë (Lluka 1:35), domethënë Perëndia ishte Ati i tij. Ky kombinim i bukur zerohet në qoftë se Maria nuk ishte një grua e zakonshme. "Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush... çështë njeriu që të jetë i pastër? Dhe i linduri nga një grua të jetë i drejtë?...si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?" (Job 14:4; 15:14; 25:4). Kjo fshin çdo ide të një konceptimi të pastër të mundshëm, si për Marinë ashtu edhe për Jezusin. Maria duke qenë "lindur prej gruaje", me prindër të zakonshëm njerëzorë, duhet të ketë pasur natyrën tonë njerëzore të papastër, të cilën e trashëgoi te Jezusi, i cili ishte "bërë prej gruaje" (Gal. 4:4). Gjuha që e përshkruan atë si të "bërë" nëpërmjet agjensisë së Marisë është evidencë e mëtejshme që ai nuk mund të kishte egzistuar fizikisht pa u lindur prej saj. Diagloti e paraqet Gal. 4:4: "ka qenë prodhuar nga një grua". Shënimet e Biblës shpesh tregojnë natyrën njerëzore të Marisë. Krishtit iu desh ta korrigjonte të paktën tre herë për formimin e saj në frymë (Lluka 2:49; Gjon 2:4); ajo nuk arriti të kuptonte të gjitha thëniet e tij (Lluka 2:50). Kjo është tamam çfarë të presim nga një grua me natyrë njerëzore, biri i së cilës ishte Biri i Perëndisë, dhe prandaj më i ngritur në frymë se ajo, megjithatë edhe ai, kishte natyrë njerëzore. Jozefi pati marrëdhënie me Marinë pas lindjes së Krishtit. (Mat 1:25), dhe nuk ka arsye të mendosh që ata nuk patën një marrëdhënie martesore normale që atëhere në vazhdim. Përmendja e "nënës dhe vëllezërve" të Krishtit në Mat. 12:46,47 do të nënkuptonte, pra, që Maria pati fëmijë të tjerë pas Jezusit. Jezusi ishte vetëm "i parëlinduri i saj". Mësimet katolike që Maria mbeti virgjëreshë dhe pastaj u ngjit në qiejt, pra, nuk kanë asnjë mbështetje Biblike. Si qenie njerëzore prej natyre njerëzore, Maria do të jetë plakur dhe ka vdekur; përveç kësaj ne lexojmë në Gjon 3:13, "askush nuk u ngjit në qiell". Fakti që Krishti kishte natyrë njerëzore (shih Heb. 2:14-18; Rom. 8:3) do të thotë që edhe nëna e tij duhet ta ketë pasur, duke qenë që Ati i tij nuk e kishte. |