Bazat E
BIBLËS Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje |
7.3 Vendi i Krishtit në planin e PerëndisëPerëndia nuk vendos në planet e tij minutën e fundit, duke planifikuar pjesë rezervë të qëllimit të Tij me zhvillimin e historisë njerëzore. Perëndia kishte një plan të plotë të formuluar që nga fillimi i krijimit (Gjon 1:1). Dëshira e tij për të patur një Bir, pra, ishte në planin e Tij që në fillim. Gjithë Dhjata e Vjetër shpalos aspekte të ndryshme të planit të Perëndisë për shpëtimin në Krisht. Ne kemi treguar herë pas here se nëpërmjet premtimeve, profecive të profetëve dhe llojet e Ligjit të Moisiut, Dhjata e Vjetër është vazhdimisht në zbulim të qëllimit të Perëndisë në Krishtin. Ishte në sajë të njohurisë së Perëndisë që Ai do të kishte një Bir që Ai solli krijimin në egzistencë (Heb. 1:1,2, teksti grek "nga" në A.V. është përkthyer më mirë "në sajë të"). Ishte në sajë të Krishtit që kohët e historisë njerëzore u lejuan nga Perëndia (Heb. 1:2 (Greqisht). Si rrjedhim zbulimi i Perëndisë ndaj njeriut përmes viteve, siç është shënuar në Dhjatën e Vjetër, është plot me referenca të Krishtit. Epërsia e Krishtit dhe rëndësia e tij themelore kolosale te Perëndia është e vështirë të merret me mend. Prandaj është e vërtetë të thuash që Krishti egzistonte në mendjen dhe qëllimin e Perëndisë që nga fillimi, megjithëse erdhi në egzistencë fizikisht nëpërmjet lindjes së tij nga Maria. Heb. 1:4-7, 13,14, shtron se Krishti nuk ishte një ëngjëll; ndërsa në jetën e tij të vdekshme ai ishte më pak se ëngjëjt (Heb. 2:7), ai u ngrit në një nder shumë më të lartë se ata duke qenë se ishte "i vetëmlinduri Bir" i Perëndisë (Gjon 3:16). Ne kemi treguar më parë se e vetmja trajtë egzistence e mësuar në Shkrim është egzistenca në trajtë trupore, prandaj Krishti nuk egzistoi si frymë përpara lindjes së tij. 1 Pjetër 1:20 përmbledh pozitën: Krishti "ishte i paranjohur përpara krijimit të botës, po u shfaq kohët e fundit". Jezusi ishte boshti qendror i Ungjillit, të cilin Perëndia "kishte premtuar më parë me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta, lidhur me birin e tij, Jezu Krisht Zotin tonë, që u bë (krijuar me anë birësimi) prej farës së Davidit sipas mishit; dhe shpalli se ishte Biri i Perëndisë në fuqi, sipas frymës së shenjtërisë, me anë të ringjalljes prej së vdekurit" (Rom. 1:1-4). Kjo përmbledh historinë e Krishtit:-
Dija Paraprake e PerëndisëNe do të ndihmohemi shumë për të çmuar se sa plotësisht ishte Krishti në mendjen e Perëndisë në fillim, duke mos egzistuar akoma fizikisht, në qoftë se mund të pranojmë faktin që Perëndia i di të gjitha gjërat që do të nodhin në të ardhmen Ai ka dijeni paraprake të plotë. Prandaj Perëndia mund të flasë dhe mendojë për gjëra që nuk egzistojnë, që megjithatë egzistojnë. E tillë është tërësia e njohjes së Tij për të ardhmen. Perëndia "thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin" (Rom. 4:17). Prandaj Ai mund të shpallë "fundin që në fillim dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë, Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen" (Is. 46:10). Për shkak të kësaj, Perëndia mund të flasë për të vdekurit si të jenë të gjallë përpara lindjes. "Plani", ose fjala e Perëndisë, e ka profetizuar Krishtin që nga fillimi; ai ishte gjithmonë në qëllimin ose "kënaqësinë" e Perëndisë. Prandaj ishte e sigurtë që dikur Krishti do të lindte fizikisht; Perëndia do të përmbushte qëllimin e tij të deklaruar në Krisht. Siguria e njohurisë paraprake të Perëndisë është, pra, e pasqyruar në sigurinë e fjalës së Tij. Gjuha hebraishte biblike ka një kohë e kryer profetike, që përdor kohën e shkuar për të përshkruar gjëra të së ardhmes që ka premtuar Perëndia. Kështu Davidi tha, "kjo është shtëpia e Zotit Perëndi" (1 Kron. 22:1), kur tempulli akoma vetëm i ishte premtuar nga Perëndia. I tillë ishte besimi i tij në fjalën e premtimit, saqë ai përdori kohën e tashme për të përshkruar gjëra të së ardhmes. Shkrimi është i mbushur me shembuj të dijenisë paraprake të Perëndisë. Perëndia ishte aq i sigurtë që do ti përmbushte premtimet ndaj Abrahamit, saqë Ai i tha atij: "Unë ua kam dhënë pasardhësve të tu këtë vend..." (Zan. 15:18) në një kohë kur Abrahami as që nuk kishte farë. Gjatë kësaj periudhe të njëjtë përpara farës lindi (Isaku/Krishti), Perëndia premtoi më tej:"unë të kam bërë babanë e një shumice kombesh" (Zan. 17:5). Në të vërtetë Perëndia "thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin". Kështu Krishti foli gjatë shërbimit të tij se si Perëndia "ia ka dhënë në duar (të Krishtit) të gjitha gjërat" (Gjon 3:35), edhe pse atëhere kjo nuk ishte ashtu. "Ti i ke vënë të gjitha nën këmbë (të Krishtit)...por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij" (Heb. 2:8). Perëndia foli për planin e Tij të shpëtimit nëpërmjet Jezusit "nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë, të cilët kanë qenë që kur filloi bota" (Lluka 1:70). Meqenëse ata ishin të shoqëruar kaq nga afër me planin e Perëndisë, për këta njerëz flitet sikur ata vërtet të kenë egzistuar që nga fillimi, edhe pse është evidente që nuk është ashtu. Në vend të saj ne mund të themi që profetët ishin në planin e Perëndisë që nga fillimi. Jeremia është një shembull parësor. Perëndia i tha atij: "Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet"(Jer. 1:5). Kështu Perëndia dinte gjithçka për Jereminë edhe përpara krijimit. Në mënyrë të ngjashme Perëndia mund të fliste për mbretin Persian, Kiri përpara kohës së lindjes së tij, duke përdorur gjuhë që nënkupton se ai ishte në egzistencë atëhere (Is. 45:1-5). Hebrenjve 7:9,10 është një shembull tjetër i kësaj gjuhe të egzistencës që përdoret për dikë që nuk ka lindur atëhere akoma. Në të njëjtën mënyrë që flitet për Jereminë dhe profetët si të kenë egzistuar para krijimit, për shkak të pjesës së tyre në planin e Perëndisë, po ashtu flitet edhe për besimtarët e vërtetë sikur egzistonin atëhere. Është evidente që ne nuk egzistuam atëhere përveçse në mendjen e Perëndisë. Perëndia "na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë...sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve" (2 Tim. 1:9). Perëndia "na zgjodhi në të (Krisht) përpara se të themelohej bota...duke na paracaktuar... sipas pëlqimit të vullnetit të Vet" (Efe. 1:4,5). Gjithë idea e të paranjohurit të individëve nga Perëndia që nga fillimi dhe të qënit i shënuar ('paracaktuar') për shpëtim, tregon se ata egzistuan në mendjen e Perëndisë që në fillim (Rom. 8:27; 9:23). Nën këtë dritë, nuk është çudi që për Krishtin, si përmbledhje e qëllimit të Perëndisë, duhet të flitet si të egzistonte që nga fillimi në mendjen dhe planin e Perëndisë, edhe pse fizikisht nuk mund të bënte ashtu. Ai ishte "qengji i vrarë që nga krijimi i botës" (Rev. 13:8). Jezusi nuk vdiq vërtet atëhere; ai ishte "Qengji i Perëndisë" i sakrifikuar rreth 4,000 vjet më vonë në kryq (Gjon 1:29; 1 Kor. 5:7). Në të njëjtën mënyrë që Jezusi u zgjodh që nga fillimi (1 Pjetër 1:20), po ashtu edhe besimtarët (Efe. 1:4; e njëjta fjalë greke për "zgjedhur" është përdorur në këto vargje). Vështirësia jonë në të kuptuarit gjithë këto është se ne nuk mund të marrim me mend me lehtësi se si vepron Zoti jashtë konceptit kohë. 'Besimi' është aftësia për ti parë gjërat nga këndvështrimi i Perëndisë, pa kufizimet e kohës. |