Digresion 25: “Para se te ishte Abrahami, Une jam” (Gjn. 8:58)
Keto fjale shpesh keqperdoren per te dhene mesimin se Jezusi ekzistonte
perpara se te ekzistonte Abrahami. Megjithate, nje shqyrtim me nga afer
zbulon se e kunderta eshte e vertete:
1. Jezusi nuk thote ‘Perpara se te ishte Abrahami, isha Une.” Ai ishte
pasardhesi i premtuar i Abrahamit; ne i shnderrojme ne budallallek premtimet
e Perendise para Abrahamit, nese themi se Jezusi ekzistonte fizikisht
perpara kohes se Abrahamit.
2. Konteksti i Gjn. 8:58 eshte biseda e Krishtit me cifutet ne lidhje
me Abrahamin. Per sa i perkiste atyre, Abrahami ishte njeriu me i madh
qe do te jetonte ndonjehere. Jezusi thote “Une jam tani, tek qendroj ketu,
me i rendesishem se Abrahami.” Tek ata qendronin aty, Jezusi ishte ai
qe duhej nderuar dhe jo Abrahami. Ai thote ‘Une jam tani, me i rendesishem
se c’ka qene ndonjehere Abrahami.’ Eshte e mundur qe fjala “perpara” tek
Gjn. 8:58 te kuptohet sikur i referohet kohes, ne kuptimin qe perpara
se te ekzistonte Abrahami, Krishti kishte qene ne planin e Perendise qysh
nga fillimi i botes. Ngaqe Jezusi ishte “perpara” Abrahamit ne kete kuptim,
ai ishte “perpara” tij per nga rendesia.
3. Prove per kete gjendet tek Gjn. 8:56: “Ati yt Abrahami kerceu nga gezimi
kur duhej te parashikonte mbreterine time; e parashikoi dhe u gezua.”
E vetmja kohe kur Abrahami regjistrohet te kete qeshur dhe te kete qene
i lumtur ishte kur iu dha premtimi se do te kishte pasardhes; ai kuptoi
qe tekefundit ai premtim i referohej Jezusit (Zan. 17:17). Abrahami “shikoi”
drejt Krishtit permes premtimeve qe iu bene ne lidhje me Jezusin. Ne menyre
kriptike, ai komentoi mbi sakrificen e ardhshme te Jezusit: “Ne malin
e Zotit do te shihet” (Zan. 22:14). Pikerisht ne kete kuptim, Jezusi flet
per Abrahamin sikur ta kete pare. Pikerisht ne kete kontekst te te folurit
mbi premtimet, Jezusi mund te thoshte “Perpara se te ishte Abrahami, Une
jam.” Ai vleresonte, sic kemi shpjeguar ne Seksionin 3.1 qe premtimet
e Perendise para Abrahamit po zbulonin planin per Jezusin, cka Perendia
e kishte ditur qysh nga fillimi i botes. Ai qellim, i cili kishte qene
“para se te ishte Abrahami,” i qe zbuluar Abrahamit ne premtimet qe iu
bene dhe tani po permbushej ne syte e cifuteve te shekullit te pare, tek
qendronin ne forme rrethi perreth Jezusit, “fjala (e premtimit) e bere
trup.”
|