Digresion 24: A e krijoi Jezusi Token?
“I parelinduri i cdo krijese: sepse permes (Jezusit) u krijuan te gjitha
gjerat qe jane ne qiell, dhe qe jane ne toke, gjithcka e dukshme dhe e
padukshme, qofshin frone, sundime, principata apo fuqi; te gjitha u krijuan
prej tij dhe per te: ai ekzistonte para te gjithave dhe te gjitha qendrojne
me ane te tij. Ai eshte kreu i trupit, bashkesise: ai eshte fillimi, i
pari i ringjallur nga te vdekurit…” (Kol. 1:15-18). Ky eshte tipik i atyre
pasazheve qe mund te japin pershtypjen sikur ne fakt ishte Jezusi qe e
krijoi token.
1. Po te ishte e vertete kjo, atehere kundershtohen shume pasazhe te tjera
qe japin mesimin qe Jezusi nuk ekzistonte para se te lindte. Kjo histori
ne Zanafilla jep qarte mesimin se krijuesi ishte Perendia. Krijuesi ishte
ose Jezusi ose Perendia; nese themi se krijuesi ishte Jezusi nderkohe
qe Zanafilla thote se ishte Perendia, atehere jemi duke thene se Jezusi
ishte drejtperdrejt i barabarte me Perendine. Ne kete rast, eshte e pamundur
te shpjegohen vargjet e shumta qe tregojne dallimet mes Perendise dhe
Jezusit (shih Studimin 8.2 per shembuj te kesaj).
2. Jezusi ishte “i parelinduri,” cka nenkupton nje fillim. Nuk ka prova
qe Jezusi ishte “i parelinduri” i Perendise perpara krijimit te tokes
fizike. Pasazhe si 2 Shem. 7:14 dhe Ps. 89:27 parashikonin se nje pasardhes
fizik i Davidit do te behej i parelinduri i Perendise. Eshte e qarte qe
ai nuk ekzistonte ne kohen kur u shkruan kete pasazhe dhe per rrjedhoje
as ne kohen e krijimit te Zanafilles. Jezusi u be “Biri i Perendise me
pushtet” permes ringjalljes se tij nga te vdekurit (Rom. 1:4). Perendia
“e ka ngritur perseri Jezusin; sic shkruhet edhe ne psalmin e dyte, Ti
je Biri Im, kete dite te kam emeruar” (Veprat 13:32,33). Keshtu, Jezusi
u be i parelinduri i Perendise permes ringjalljes se tij. Vereni gjithashtu
qe biri qe qendron ne krahun e djathte te atit te tij shoqerizohet me
te qenit i parelinduri (Zan. 48:13-16), dhe Krishti u lartesua ne krahun
e djathte te Perendise pas ringjalljes se tij (Veprat 2:32 V.R.mg.; Heb.
1:3).
3. Ne kete sens Jezusi pershkruhet si i parelinduri nga te vdekurit (Col.
1:18), nje fraze qe eshte paralele me “te parelindurin e cdo krijese”
apo krijimi (Col. 1:15 V.R.). Prandaj, ai flet per veten e tij si “i linduri
i pare nga te vdekurit…fillimi i krijimit te Perendise” (Ap. 1:5; 3:14).
Jezusi ishte i pari i nje krijimi te ri burrash e grash te pavdekshem,
ringjallja dhe lindja e plote e te cileve si bijte e pavdekshem te Perendise
eshte bere e mundur permes vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit (Ef. 2:10;
4:23,24; 2 Kor. 5:17). “Ne qofte se ata (besimtaret e vertete) lidhen
me Krishtin, ata do te marrin jeten e re. por, cdokush sipas radhes se
vet: Si i pari, u ngjall Krishti, pas kthimit te tij, do te ringjallen
ata qe i takojne atij” (1 Kor. 15:22,23). Kjo eshte pikerisht e njejta
ide si ne Kol. 1. Jezusi ishte personi i pare qe u ngjall nga te vdekurit
dhe qe iu dha pavdekesia, ai ishte i pari i nje krijimi te ri, dhe besimtaret
e vertete do te ndjekin shembullin e tij kur ai te kthehet.
4. Krijimi per te cilin flitet tek Kol. 1, per rrjedhoje, i referohet
krijimit te ri, dhe jo atij te Zanafilles. Permes punes se Jezusit, “u
krijuan te gjitha…fronet…sundimtaret” etj. Pali nuk thote qe Jezusi i
krijoi te gjitha dhe pastaj te jape shembuj lumenjsh, malesh, zogjsh,
etj. Elementet e ketij krijimi te ri i referohen atyre shperblimeve qe
ne do t’i kemi ne Mbreterine e Perendise. “Fronet…sundimet” etj., i referohet
asaj se si besimtaret e ngjallur do te jene “mbreter e prifterinj, dhe
ne do te sundojme ne toke” (Ap. 5:10). Keto gjera u bene te mundura permes
vepres se Jezusit. “Me ane te tij u krijua cdo gje ne qiell” (Kol. 1:16
V.R.). Ne Ef. 2:6 leoxjme per besimtaret qe jane ne Krisht dhe te ulur
ne “vende hyjnore.” Nese ndonje njeri eshte ne Krisht permes pagezimit,
ai eshte nje krijim i ri (2 Kor. 5:17). Duke qene ne Krisht, ne shpetohemi
permes vdekjes se Tij (Kol. 1:22). Planeti fizikisht nuk mund te krijohej
duke qene ne Krisht. Pra, keto vargje japin mesimin se pozita e lartesuar
shpirterore qe mund te kemi tani, si dhe ajo cka do te perjetojme ne te
ardhmen, eshte bere e mundur nga Krishti. “Qiejt dhe toka” permbajne “te
gjitha gjerat qe kishin nevoje per pajtim permes gjakut te kryqit (te
Krishtit)” (Kol. 1:16,20), cka tregon qe “te gjitha gjerat…ne qiell” i
referohen besimtareve qe tani jane ulur ne “vende hyjnore…ne Krishtin
Jezus”, dhe jo te gjitha gjerave fizike perreth nesh.
5. Nese krijuesi ishte Jezusi, eshte e cuditshme se si Ai duhet te thote:
“…nga fillimi i krijimit Perendia i beri…” (Mk. 10:6). Kjo sigurisht tingellon
me kuptimin qe Ai kuptonte Perendine si krijues, jo Ai Vete. Dhe nese
Ai fizikisht krijoi cdo gje ne Qiell, kjo do te perfshinte edhe Perendine.
|