Bazat E BIBLËS
Kapitulli 7: Prejardhja e Jezusit
Profecitë e Dhjatës së Vjetër mbi Jezusin | Lindja me anë të virgjëreshës | Vendi i Krishtit në planin e Perëndisë | "Në fillim ishte fjala" | Pyetje

Digresion 23: “Une zbrita nga Qielli”


Buka e Perendise qe zbret nga qielli, dhe i jep jete botes…Une erdha nga qielli” (Gjn. 6:33,38).


Keto fjale, dhe te tjera si ato, keqperdoren per te mbeshtetur idene e gabuar se Jezusi ekzistonte ne Qiell perpara se te lindte. Megjithate, duhen verejtur pikat e meposhtme.
1. Ata qe besojne ne trinine i kuptojne keto fraza fjaleperfjale me qellim qe te vertetojne argumentin e tyre. Megjithate, nese i marrim fjaleperfjale, kjo do te thote qe ne nje fare menyre, Jezusi zbriti fizikisht si person. Jo vetem qe ne lidhje me kete Bibla nuk shprehet asfare, por gjuha e Jezusit qe ngjizet si foshnje ne mitren e Marise shnderrohet ne te pakuptimte. Gjn. 6:60 pershkruan mesimin mbi manan se ka kuptimin “nuk degjohet” (Perkthimi i Moffatt); d.m.th. duhet te kuptojme qe gjuha qe perdoret eshte figurative.
2. Ne Gjn. 6, Jezusi shpjegon se si mana ishte nje lloji i tij. Mana u dergua nga Perendia ne kuptimin qe Perendia ishte pergjegjes per krijimin e saj mbi toke; nuk se zbriti fizikisht nga froni i Perendise ne Qiell. Keshtu, ardhja e Krishtit nga Qielli duhet kuptuar ne kete menyre; ai u krijua ne toke, nga Shpirti i Shenjte qe veproi mbi mitren e Marise (Lk.1:35).
3. Jezusi thote se “Buka qe do te jap une eshte trupi im” (Gjn. 6:51). Mbeshtetesit e trinise pretendojne se ishte pjesa ‘Perendi’ e Jezusit qe erdhi nga Qielli. Por Jezusi thote se “trupi” i tij ishte buka qe erdhi nga Qielli. Po keshtu, Jezusi e shoqerizon buken nga Qielli me veten si “Bir i Njeriut” (Gjn. 6:62), jo si ‘Perendia Bir’.
4. Ne po kete pasazh ne Gjn. 6, ka fakte te bollshme qe Jezusi nuk ishte i barabarte me Perendine. “Mua me ka derguar Ati prej te cilit vjen jeta” (Gjn. 6:57) tregon qe Jezusi dhe Perendia nuk jane te bashke-barabarte; dhe si zor qe fakti “Une jetoj me anen e Atit” (Gjn. 6:57) te jete ‘bashke-perjetesia’ per te cilen flasin mbeshtetesit e trinise.
5. Duhet pyetur, Kur dhe si ‘zbriti’ Jezusi nga Qielli? Trinitaret perdorin keto vargje ne Gjn. 6 per te ‘provuar’ qe Jezusi zbriti nga Qielli kur lindi. “Por Jezusi flet per veten si “ai qe zbret nga qielli” (v. 33, 50) si te jete nje proces ne vazhdim. Duke folur per dhuraten Jezus te Perendise, Krishti tha “Ati im po ju jep buken” nga Qielli (v.32 Weymouth). Ne kohen qe Jezusi po fliste keto fjale, ai tashme kishte ‘zbritur’ ne nje kuptim, ne ate qe ishte derguar nga Perendia. Per shkak te kesaj, ai mund te fliste edhe ne kohen e shkuar: “Une jam buka e gjalle qe erdhi nga Qielli” (v.51). Por ai flet edhe per ‘zbritjen’ si buka nga Qielli ne formen e vdekjes se tij mbi kryq: “Buka qe do te jap une eshte trupi im, te cilen e jap qe bota te jetoje” (v. 51). Pra ketu Jezusi flet se ka ardhur tashme nga Qielli, eshte ne procesin e ‘ardhjes’ (zbritjes) dhe qe prape ‘ka per te ardhur’ ne vdekjen e tij mbi kryq. Vetem ky fakt duhet te provoje qe ‘zbritja’ i referohet Perendise qe manifeston Veten, ne vend qe vetem t’i referohet lindjes se Krishtit. Kjo vertetohet bindshem nga te gjitha referencat e Dhiates se Vjeter ndaj Perendise, ku ‘zbritja’ ka pikerisht kete kuptim. Keshtu, Perendia pa vuajtjen e popullit te Tij ne Egjipt dhe ‘zbriti’ t’i shpetonte permes Moisiut. Ai ka pare lidhjen tone me mekatin, dhe ka ‘zbritur’ ose eshte manifestuar, duke derguar Jezusin si ekuivalent i Moisiut per te na nxjerre nga ajo lidhje (me mekatin).