Digresion 22: Jezusi Historik
Nese, sic pretendojne ca, nuk ka fakte qe Jezusi nga Nazareti ka ekzistuar
ndonjehere, atehere eshte e veshtire te shpjegohet edhe vete ekzistenca
e krishterimit. Do te thote te kerkosh teper shume nese pret qe dikush
te besoje qe miliona njerez gjate 2,000 vjeteve te fundit i kane bazuar
besimet e tyre mbi dike qe nuk ka ekzistuar kurre dhe te kene nje besim
kaq te forte ne ate sa te kene qene te motivuar te perhapin besimin e
tyre tek ai ne mbare boten, shpesh duke rrezikuar te persekutohen dhe
te vdesin. Kristianet dhe cifutet ne pergjithesi nuk kane veshtiresi te
pranojne qe Muhamedi ka ekzistuar dikur, nderkohe qe kundershtojne pretendimet
dhe mesimet e tij. Vertet, ne pranojme qe shumica e personazheve te famshme
historike kane ekzistuar, pa kerkuar nje rishikim kritik te fakteve. Shpesh,
jane bere analiza te ngjarjeve historike te pranuara gjeresisht, p.sh.
qe beteja ne Hastings ka ndodhur ne vitin 1066, dhe faktet konkrete kane
qene relativisht te veshtira te gjenden.
Fakti qe disa e mohojne aq fort vete ekzistencen e Jezusit nga Nazareti
sigurisht tregon nje mbireagim, nje deshire per te gjetur nje shfajesim
komod per te mos perballuar arsyet per te pranuar qenien e tij si Mesia.
Kjo duket vecanerisht e vertete kur vleresohet se vete cifutet e hershem
pranonin qe nje person i quajtur Jezus kishte ekzistuar ne shekullin e
pare. Faktet e meposhtme historike per ekzistencen e Jezusit nga Nazareti
tregojne qe ai nuk mund te injorohet ne asnje menyre si nje shpikje teologjike
e njerezve. Informacion shume i dobishem ne kete seksion eshte mbledhur
nga Gary Habermas, ‘Fakte te Lashta per Jeten e Jezusit.”
1. Taciti ishte nje historian romak, dy librat kryesore te te cilit (“Analet”
dhe “Historite”) e permendin te dy Jezusin dhe Krishterimin. Ai shkruante
ne “Analet” (afro 115 AD):
“Nje klase e urryer per neverite e tyre, te quajtur kristiane nga popullata.
Krishti (Christus), nga i cili emri kishte prejardhjen, vuajti denimin
ekstrem gjate sundimit te Tiberit ne duart e nje prej prokuratoreve tane,
Ponc Pilatit.”
Perandori Tiber sundoi nga 14-37AD, periudhe gjate se ciles u vra Krishti,
sipas ketij shkrimi. Taciti pershkruan gjithashtu se si besimet e ketij
grupi (u perhapen jo vetem ne Jude, burimi i pare i (ketyre ideve), por
edhe ne Rome,” dhe vazhdon te pershkruaje se si kristianet urreheshin
gjeresisht, dhe shume u denuan me vdekje ne Rome. E gjithe kjo perputhet
me shkrimet e Dhiates se Re per Jezusin, dishepujt dhe apostujt, te cilet
ne fillim i perhapen mesimet e tyre ne Jude, dhe pastaj ne mbare boten
romake, perfshi edhe Romen, duke hasur kundershti te madhe.
2. Suetoni, nje tjeter historian romak, komentonte mbi sundimin e Klaudit
(41-54 AD): “Ngaqe cifutet ne Rome shkaktuan trazira te vazhdueshme me
fillimin e Chrestus (Krishtit), ai (Klaudi) i deboi ata nga qyteti.” “Chrestus”
eshte nje tjeter menyre te shkruari e emrit “Krisht.” Aksidentalisht,
Veprat 18:2 pershkruan se si nje cift cifut quajtur Akuila dhe Prishila
u detyruan te linin Romen per shkak te persekutimit te cifuteve.
Me pas, Suetoni komenton mbi persekutimin e kristianeve ne kohen e Neronit:
“Pas zjarrit te madh ne Rome…Ndeshkime rane edhe mbi kristianet, nje sekt
qe kishte nje besim te ri dhe te demshem fetar.” Ky referim ndaj ekzistences
se nje grupi te quajtur “kristiane” ne shekullin e pare sugjeron se nje
person i quajtur “Krisht” kishte ekzistuar me pare ne ate shekull.
3. F.F.Bruce (“Origjinat Kristiane” f.29,30) terheq vemendjen ndaj faktit
qe ekzistojne referime ndaj nje historie te Mesdheut Lindor shkruar nga
nje historian i quajtur Talus rreth vitit 52AD. Bruce tregon tjeterkund
(“Dokumentet e Dhiates se Re,” f. 113) se nje studiues i quajtur Jul Afrikanus,
citon nga Talus, duke u tallur me pershkrimin e erresires ne kohen e kryqezimit
te Jezusit sikur ishte shkaktuar nga eklipsi i diellit. Kjo sugjeron qe
Talus ka shkruar nje histori te kryqezimit te Jezusit qe kishte ngjare
disa vjet perpara se ai te shkruante historine e tij ne vitin 52AD.
4. Pliny, nje zyrtar qeveritar romak, permend gjere e gjate ekzistencen
e nje grupi aktiv njerezish quajtur kristiane, ne vitet e pasme te shekullit
te pare. Ai i referohet menyres se si kryenin sherbesat perkujtuese: “Ata
kishin zakon te takoheshin ne nje dite te caktuar perpara se te erresohej,
kohe kur kendonin me vargje te alternuara nje himn per Krishtin” (“Letra
per Pliny,” perkthyer nga W.Melmoth, Vell.2, X:96). Perandoret romake
Trajani dhe Adriani te dy e permendnin problemin e trajtimit te kristianeve.
Per referencat ndaj kesaj, shih “Letra per Pliny” Vell.2, X:97 dhe Historine
Kishtare te Eusebiusit, respektivisht IV:IX. Ekzistenca e ketij grupi
qysh nga shekulli i pare dhe vendosmeria e tyre e jashtezakonshme gjate
persekutimit tregojne se ishin pasues te nje personazhi real historik
qe kishte jetuar ne shekullin e pare.
5. Talmudi, nje liber i shenjte cifut, ne Sanhedrin 43a i referohet vdekjes
se Jezusit. Eshte dicka e pranuar qe kjo pjese e Talmudit daton qysh nga
periudha e hershme e shkrimit te librit (d.m.th. 70-200 AD).
“Ne prag te Pashkes, Jeshui (Jezusi) u var. Per dyzete dite perpara se
te kryhej ekzekutimi, nje lajmes sillej rrotull dhe bertiste, ‘Ai do te
qellohet me gure sepse ka praktikuar magji dhe e ka shtyre Izraelin ne
braktisje. Cilido qe mund te thote dicka ne favor te tij, le te dale perpara
ne emer te tij.” Por meqenese asgje nuk doli ne favor te tij, ai u var
ne prag te Pashkes.”
“Varur” mund te jete nje idiome per kryqezimin – keshtu perdoret ne Dhiaten
e Re (Gal. 3:13; Lk. 23:39). Ky pasazh pershkruan cifutet qe duan qe Jezusi
te goditet me gure (ne perputhje me ligjin e Moisiut, ndoshta?), por permend
qe ne fakt ai u var. Shpjegimi per kete jepet nga pershkrimi qe Dhiata
e Re jep per menyren se si cifuteve iu desh te perdornin ligjin romak
per te zbatuar vdekjen e Jezusit – cka do te ishte permes varjes.
Sanhedrin 43a gjithashtu pershkruan se si pese dishepuj te Jezusit u gjykuan
dhe u denuan me vdekje, cka tregon perseri qe cifutet kane besuar tradicionalisht
ne ekzistencen e Jezusit historik. Madje, Sanhedrin 106b thote edhe qe
Jezusi ishte 33 vjec kur vdiq; saktesisht aq sa thuhet nga dhiata e Re.
Maieri (“Pashka e Pare”, f.117,118) citon nga dokumenti cifut i shekullit
te peste “Toledoth Jesu”, i cili thote se dishepujt u perpoqen ta vidhnin
trupin e Jezusit pas vdekjes se tij, por nje kopshtar i quajtur Jude,
i degjoi planet e tyre dhe e coi trupin e Jezusit tjeterkund, duke ia
dhene cifuteve me pas. Justin Martyr qe shkruan ne vitin 150AD regjistron
se cifutet derguan lajmetare speciale per te thene qe trupi i Jezusit
ishte vjedhur (“Dialog me Trifon,” 108), dhe Tertulian (“Mbi Vizionet”,
30) jep nje histori te ngjashme kur shkruante ne vitin 200AD.
Mes tyre, keto elemente faktesh tregojne se cifutet e shekujve te hershem
AD besonin ne ekzistencen dhe vdekjen e dhunshme te Jezusit historik.
6. Dramaturgu grek Lucian, i cili shkroi ne shekullin e dyte, tallet me
kristianet qe “adhurojne edhe sot e kesaj dite nje njeri (i cili) u kryqezua”
(Luciani, Vdekja e Shtegtarit, 11-13, ne “Veprat e Lucianit,” vell. 4,
perkthyer nga Fowler dhe Fowler).
7. Jozefusi eshte historiani me i mirenjohur i shekullit te pare. Ne librin
e tij “Lashtesite,” shkruar ne 90-95AD, ai permend Jakobin, “vellai i
Jezusit, i cili quhej Krisht.” Ai flet edhe ne nje pjese tjeter te te
njejtit liber me fjale qe e mbeshtesin qarte figuren e Jezusit ne Dhiaten
e Re.
“Rreth kesaj kohe, ishte Jezusi, nje burre i mencur…Sepse ishte i tille
qe bente punera qe te cudisnin…Ishte Krishti…ai iu shfaq atyre i gjalle
diten e trete, sic kishin parathene profetet hyjnore keto dhe dhjete mije
gjera te tjera te mrekullueshme ne lidhje me te.”
Aq i mprehte eshte ky pasazh sa disa kane thene se eshte nje shperthim.
Shqyrtimet e meposhtme ofrojne fakte qe ka ende arsye per ta perdorur
kete pasazh ne mbeshtetje te argumentit se ka qene nje burre i quajtur
Jezusi nga Nazareti qe ka jetuar ne shekullin e pare:
? Eusebiusi (Historia Kishtare, 1:XI) e citon kete pjese nga Jozefusi.
? Studiues te respektuar e mbeshtesin kete lexim te pare si origjinal
dhe mund te tregojne qe ky seksion eshte shkruar ne te njejtin stil si
pjesa tjeter e punes se Jozefusit (Shih Daniel Rops, “Heshtja e Bashkekohesve
te Jezusit”, f.21; J.N.D. Anderson, “Krishterimi: Deshmia e Historise”
f. 20; F.F.Bruce, “Dokumentet e Dhiates se Re” f. 108,109).
? Nuk ka fakte tekstuale qe kjo te jete nje shperthim.
? Profesori Schlomo Pines pohon qe ishte gjetur botimi arabisht i veprave
te Jozefusit dhe ishte pothuajse e sigurte te ishte origjinali. Pasazhi
te cilit i referohet me siper shfaqet atje, por pa pohimet e dukshme doktrinale
ne lidhje me ringjalljen dhe qenien Mesia te Jezusit, te cilat behen ne
pjesezen e dhene lart. Kjo duket e arsyeshme, duke pasur parasysh qe Jozefusi
ishte cifut. Ne fillim, Pines i beri zbulimet e tij publike ne artikuj
ne gazeten “The New York Times”, 12 Shkurt 1972, ne te cilat citon pasazhin
e perfolur te Jozefusit mbi Jezusin, nga versioni arabisht: “Ne kete kohe
ishte nje burre i mencur qe quhej Jezus. Dhe sjellja e tij ishte e mire
dhe njihej te ishte i virtytshem. Shume njerez mes cifuteve dhe popujve
te tjere u bene dishepujt e tij. Pilati e denoi me kryqezim dhe vdekje.
Ata qe ishin bere dishepujt e tij nuk e braktisen dishepulline e tij.
Ata raportuan se ai u ishte shfaqur tri dite pas kryqezimit dhe se ishte
i gjalle; prandaj, ai ndoshta ishte Mesia per te cilin profetet kane treguar
mrekullira.”
Kjo histori pershtatet ne menyre te admirueshme me ate te Dhiates se Re.
|