Digresion 15: Fjalperfjalshmeria e Mbreterise
Pershkrimet fjalperfjale te mbreterise qe gjenden ne profetet e Dhiates
se Vjeter shpesh tallen nga teologet dhe anetaret e shume grupeve. Pretendohet
se gjuha eshte figurative per nje vend shperblimi te ndryshem nga toka,
duke qene se ky planet do te digjet.
Ne pergjigje te kesaj, duhet kuptuar qe nje rregull baze i studimit te
Bibles eshte qe duhet ta marrim Biblen fjaleperfjale, pervec rasteve kur
ka arsye te mjafte per te imponuar nje interpretim shpirteror. Per shembull,
vargu i pare i librit te Apokalipsit na informon qe vizioni eshte gjeresisht
simbolik (Ap. 1:1), cka duhet te na udhezoje per ta pare. Ka gjithashtu
edhe nje ndjenje te caktuar korrektesie dhe realizmi ne perdorimin e gjuhes
qe mund te tregoje nese nje pasazh duhet lexuar apo jo simbolikisht. Keshtu,
kur lexojme se toka lekundet si nje i pire (Jesh. 24:20), eshte e qarte
nga lloji i gjuhes se perdorur qe duhet ta lexojme ate simbolikisht. Ne
anen tjeter, gjuha e perdorur per te pershkruar te ardhmen e mbreterise
eshte shume e lehte per t’u kuptuar fjaleperfjale; nuk ka asnje shenje
se duhet ta marrim simbolikisht.
Do te dukej se per shkak te paaftesise se njeriut per te gjetur besim
te mjaftueshem per te besuar qe nje kohe e tille do te vije vertet mbi
toke, ata kane shpikur teori qe e shpjegojne tjeterpertjeter. Alternativa
e tyre eshte nje mbreteri shpirterore ose e bazuar ne qiell, eshte e mjegullt
dhe i mungojne hollesite, dhe per kete arsye ka pak gjera per te besuar
dhe besimi i pakte ose kerkohet ose nxitet. Nese vertet pershkrimet e
njerezve te cale qe kurohen, apo shnderrimi i shkretetirave ne pjellore,
jane vecse simbolike, atehere i duhet dhene pergjigje ne menyre specifike
dhe bindese pyetjes: ‘Simbolike per cfare?’ keto pasazhe pershkruajne
mbreterine e Perendise. Nese nuk jemi te sigurte se per cfare jane saktesisht
simbolike, atehere nuk e dime Ungjillin (‘lajmin e mire’) mbi mbreterine,
dhe per rrjedhoje nuk mund te presim te kemi ndonje vend ne te.
Me tej, duhet te jete boll e qarte nga te gjitha faktet e paraqitura deri
me tash qe Perendia ka nje qellim te perjetshem me njeriun mbi kete tokie;
ai nuk do te shkaterronte planetin te cilin ia kishte premtuar pergjithmone
fares se Abrahamit. Per rrjedhoje, duhet te presim qe ne Bibel te kete
pershkrime fjaleperfjale per mbreterine qe do te vije ne toke.
Pasazhet e meposhtme e vertetojne kete.
? “Vete Perendia qe formoi token dhe e krijoi ate; nuk e beri me kot,
e formoi per t’u banuar” (Jesh. 45:18). Krijimi i tokes do te jete me
kot nese Perendia e shkaterron ate; por, ne kontrast me kete, eshte qellimi
i Perendise qe ta beje ate te banuar nga njerez te pavdekshem.
? “Toka mbetet pergjithmone” (Koh. 1:4).
? “Ai gjithashtu i ka vendosur ato (elementet e sistemit diellor) pergjithmone;
ai ka caktuar nje vendim qe nuk do te kapercehet” (Ps. 148:6).
Kohezgjatja e Mijevjecarit per 1,000 vjet, sic eshte regjistruar ne Ap.
20:4, gjithashtu duhet pranuar fjaleperfjale. Me e rendesishme eshte qe,
Mijevjecari pershkruhet ne Heb. 4:4-9 si dita e Shtate e pushimit. Me
Perendine “nje dite eshte si njemije vjet” (2 Pjt. 3:8). Pas gjashte ‘ditesh’
prej njemije vjetesh ne qellimin e Perendise me token, do te vije ‘dita’
e pushimit e Mijevjecarit.
Koha eshte e kufizuar per te gjithe ne. Duke qene perballe perspektives
se kthimit te shpejte te Krishtit, nevojitet te perdorim cdo cast te mundshem
tonin ne kete jete te shkurter per t’u pergatitur per ardhjen e tij.
|