Bazat E
BIBLËS Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje |
5.1 Përcaktimi i MbretërisëKapitujt tanë të mëparshëm kanë treguar se qëllimi i Perëndisë është të shpërblejë njerëzit e Tij besnikë me kthimin e Krishtit. Kjo jetë e përjetshme do të kalohet këtu në tokë; premtimet e përsëritura të Perëndisë lidhur me këtë kurrë nuk nënkuptojnë që besnikët do të ikin në qiejt. "Ungjilli (lajmi i mirë) i Mbretërisë së Perëndisë" (Mat. 4:23) iu predikua Abrahamit në trajtën e premtimeve të Zotit lidhur me jetën e përjetshme në tokë (Gal. 3:8). "Mbretëria e Perëndisë" është, pra, koha mbas kthimit të Krishtit kur këto premtime do të përmbushen. Ndërsa Zoti është përfundimisht Mbreti i gjithë krijimit të Tij edhe tani, Ai i ka dhënë njeriut vullnetin e lirë të sundojë botën dhe jetën e tij si të dojë. Kështu sot bota përbëhet nga "mbretëria e njerëzve" (Dan. 4:17). Me kthimin e Krishtit, "Mbretëritë e kësaj bote (do të) bëhen mbretëritë e Zotit tonë dhe Krishtit të tij dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve" (Zbu. 11:15). Atëhere dëshirat e Perëndisë do të përmbushen plotësisht dhe hapur mbi këtë tokë. Prandaj urdhërimi i Jezusit që ne të lutemi:"Ardhtë mbretëria jote (që) u bëftë vullneti yt në tokë, siç është (tani) në qiell" (Mat. 6:10). Për shkak të kësaj, "Mbretëria e Perëndisë" është një frazë e ndrrueshme me"Mbretëria e qiejve" (Mat. 13:11 krah. Mark 4:11). Vini re që ne kurrë nuk lexojmë për mbretëria në qiej'; është mbretëria e qiejve, që do të vendoset nga Krishti në tokë me kthimin e tij. Siç i binden plotësisht vullnetit të Zotit ëngjëjt në qiej (Ps. 103:19-21), kështu do të jetë në të ardhmen mbretëria e Perëndisë, kur toka do të banohet vetëm nga të drejtët, që atëhere do të jenë "barabar me ëngjëjt" (Lluka 20:36). Hyrja në mbretërinë e Perëndisë me kthimin e Krishtit është, pra, rezultati i fundit i gjithë përpjekjeve tona Kristiane në këtë jetë. (Mat. 25:34; Vep. 14:22); si e tillë, është absolutisht jetike të kesh një kuptim të drejtë të saj. Predikimi i Filipit për "Krishtin" është përcaktuar si të mësuarit e "gjërave lidhur me mbretërinë e Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit" (Vep. 8:5,12). Pjesë pas pjese na kujtojnë se si "mbretëria e Perëndisë" ishte ngarkesa kryesore e predikimit të Palit (Vep. 19:8; 20:25; 28:23,31). Prandaj është e një rëndësie kryesore që ne të kuptojmë plotësisht doktrinën e Mbretërisë së Perëndisë, duke parë që formon një pjesë jetike të lajmit të Ungjillit. "Ne duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë përmes shumë rrymave" (Vep. 4:22); është drita në fund të tunelit të kësaj jete dhe prandaj shtytja për të bërë sakrificat që përfshin jeta e vërtetë Kristiane. Nebukadnezari, mbret i Babilonisë, donte të dinte të ardhmen e botës (shih Dan. 2). Atij iu dha një pamje e një statuje të madhe e përbërë nga metale të ndryshme. Danieli e interpretoi kokën e floririt sikur përfaqsonte mbretin e Babilonisë (Dan. 2:38). Pas tij do të vinin me radhë perandori të tjera në zonën rreth e rrotull Izraelit, për tu mbyllur nga një situatë në të cilën "siç ishin gishtat e këmbëve pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, ashtu edhe mbretëria do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e prishur" (Dan. 2:42). Drejtpeshimi i sotëm i fuqisë në botë është ndarë ndërmjet shumë kombeve, disa të fortë dhe disa të dobët. Danieli pastaj pa një gur të vogël të godiste figurën në këmbë, duke e shkatërruar atë dhe duke u rritur vetë në një mal të madh, që mbushi të gjithë tokën (Dan. 2:34,35). Ky gur përfaqsonte Jezusin (Mat. 21:42; Vep. 4:11; Efe. 2:20; 1 Pjetrit 2:4-8). "Mali" që Ai do të krijojë nëpër gjithë botën përfaqson mbretërinë e përjetshme të Perëndisë, e cila do të vendoset në ardhjen e tij të dytë. Kjo profeci është në vetvete provë që mbretëria do të jetë në tokë dhe jo në qiejt. Që mbretëria do të vendoset plotësisht në realitet me kthimin e Krishtit është tema e pjesëve të tjera. Pali flet për gjykimin e Jezusit ndaj të vdekurve dhe të gjallëve "në shfaqjen e tij dhe mbretërinë e tij" (2 Tim. 4:1). Mikea 4:1 merr idenë e Danielit mbi mbretërinë e Perëndisë si të jetë një mal gjigand: "Në kohët e fundit do të ndodhë që mali i shtëpisë së Zotit do të vendoset"; pastaj vazhdon një përshkrim se si do të jetë kjo mbretëri në tokë (Mik. 4:1-4). Zoti do ti japë Jezusit fronin e Davidit në Jeruzalem:"Ai do të mbretërojë... përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur" (Lluka 1:32,33). Kjo sjell që ka një kohë të caktuar, në të cilën Jezusi fillon të mbretërojë në fronin e Davidit dhe mbretëria e tij fillon. Kjo do të jetë me kthimin e Krishtit. "Mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur" lidhet me Dan. 2:44: "Perëndia e qiejve (do të) ndërtojë një mbretëri që kurrë nuk do të shkatërrohet: (ajo) nuk do tu lihet njerëzve të tjerë ". Zbu. 11:15 përdor gjuhë të ngjashme në përshkrimin se si në ardhjen e dytë, "mbretëritë e kësaj bote janë bërë mbretëritë e Zotit tonë dhe Krishtit të tij; dhe ai do të mbretërojë për gjithmonë". Përsëri duhet të ketë një kohë të caktuar kur mbretëria e Krishtit dhe mbretërimi i tij do të fillojë në tokë; kjo do të jetë në kthimin e Tij. |